-
VIDEO
Ervin Salianji nga Durrësi: Shqipëria po plaçkitet dhe shpopullohet, gjithçka komandohet nga një dorë e vetme
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim. Ai tha se vendi është plaçkitur dhe shpopulluar dhe se çdo gjë sipas tij po komandohet nga një njeri i vetëm.
-
VIDEO
Foltorja në Durrës, Ervin Salianji: Partia Demokratike e paaftë të nxjerrë shqiptarët në kutitë e votimi
Të gjitha fjalimet e folësve në këtë Foltore kishin një emërues të përbashkët: Paaftësia e treguar nga lidershipi i Partisë Demokratike për ta kthyer këtë forcë politike në alternative qeverisë për vendin. Mbledhja e Salianjit është "dënuar" nga Sali Berisha, i cili më herët ka thënë që takime të tilla i shërbejnë interesave personale dhe jo partisë. Po ashtu, disa orë para takimit, demokratëve të Durrësit u është kërkuar përmes një mesazhi në telefon që të mos marrin pjesë në takim.
-
VIDEO
Salianji trazon PD me Foltoren nga Durrësi: Partia duhet të hapet që të mundë Ramën! Demokratët të lodhur, ndryshimi nis këtu
Kjo mbledhje e Salianjit është "dënuar" nga Sali Berisha, i cili më herët ka thënë që takime të tilla i shërbejnë interesave personale dhe jo Partisë Demokratike. Po ashtu, disa orë para takimit, demokratëve të Durrësit u është kërkuar përmes një mesazhi në telefon që të mos marrin pjesë në takimin e Salianjit.
-
VIDEO
Foltorja në Durrës, Salianji për Report Tv: I shërben PD-së dhe jo interesave personale
Pas Foltores në Durrës, Ervin Salianji tha për Report Tv se takimi nuk i shërben asnjë interesi personal të askujt, por rienergjizimit të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Salianji nis foltoret nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet për të mundur Ramën! Thirrja e demokratëve duhet të rëndojë në peshën e çdo politikani
Ervin Salianji nis foltoret nga Durrësi.
-
VIDEO
Ish-kreu i FRPD-së mesazh Berishës nga Foltorja e Salianjit: S'duam koka turku, por ka pasur vendime të gabuara
Dua të përshëndes Berishën. Të hapim diskutimet brenda PD, çfarë kemi bërë gabim në të shkuarën. S’duam koka turku, por çfarë të përmirësojmë. Diskutime të tilla ndodhin në çdo familje: çfarë mund të rregullohet; ka edhe gjëra që janë bërë në mënyrë të gabuar, -tha Artjon Bajramaj
-
VIDEO
Nisi sot foltore nga Durrësi, Ervin Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i Partisë Demokratike
Ervin Salianji, para se të futej në sallën për takimin me demokratët sot në Durrës, u prononcua për media. Ai u shpreh se qëllimi i këtyre takimeve është është ringritja dhe zgjimi i Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Foltorja e Salianjit në Durrës, Alimehmeti: Ky takim, frymë për të përmirësuar PD dhe të flasim me votuesit! Jemi parti e lirë
"Po të jetë për mirë, në mandatin e katërt që zhvat Edi Rama — dhe e dimë shumë mirë si zbatohet dhe si thotë Edi Rama. Në një vit kur neve vërejmë se si, me një të rënë të lapsit, Belinda Balluku merr nga 50 milionë euro dhe në fund të ditës nuk dihet a është e sigurt për të kaluar aty apo jo. Nuk jemi mirë. Ne kemi nevojë që këtë regjim ta hedhim një orë e më parë. Shumë prej nesh mund të thonë që na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët dhe nipërit tanë. Ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme për PD. Kjo është një frymë për të përballuar çdolloj përpjekje, ideje, votuesi, simpatizant… Për të kuptuar si brenda strukturave duhet përmirësuar, duhet të flasim edhe me votuesit. E kam këtë vështirë dhe e njoh, ju e dini, jetoni me ta. Këtu ka edhe korrupsion moral. Të gjithëve brenda PD duhet t’i kujtojmë që është parti e lirë",- tha Ilir Alimehmeti në Foltoren e Salianjit në Durrës.
-
VIDEO
Foltorja e Salianjit në Durrës, ish-kandidati: Jemi bërë si zogjtë e korbit, s’dimë ku kemi kokën! Jo betejë për interesa personale
Në "Foltoren" e Ervin Salianjit me demokratë të Durrësit ishte i pranishëm edhe Ndrec Pjetri, ish-kreu i forumit rinor të PD-së dhe njëherazi kandidiati më i votuar i PAA në zgjedhjet e fundit parlamentare.
-
VIDEO
Nis 'Foltorja' e Salianjit në Durrës, të pranishëm Alimehmeti dhe Kalaja
Kjo mbledhje e Salianjit është "dënuar" nga Sali Berisha, i cili më herët ka thënë që takime të tilla i shërbejnë interesave private dhe jo Partisë Demokratike. Po ashtu, disa orë para takimit, demokratëve të Durrësit u është kërkuar përmes një mesazhi në telefon që të mos marrin pjesë në takimin e Salianjit.
-
VIDEO
21 janari/ Kush urdhëroi të hidhej lëndë kimike mbi protestuesit?! Si u tentua fshirja e urdhrit nga regjistri i gardës, Berisha: SPAK s’ më pyeti
Dy javë pasi u pyet në SPAK për vrasjet shtetërore të 21 janarit, ish kryeministri Sali Berisha nuk e ka një përgjigje për një nga dokumentet më implikues të asaj ngjarje të rëndë. Një dokument i falsifikuar nga regjistri i Gardës së Republikës ku shkruhej se 'Të ngrihet helikopteri të hedhë lëndë homogjene' dhe më pas është ndryshuar në 'lëndë lakrimogjene'. I pyetur sot nga Report Tv Berisha iu shmang përgjegjësisë direkte.
-
VIDEO
Hidhet shorti/ Zgjidhen 9 anëtarët e KED për vitin 2026, Ilir Panda drejtuesi
Anëtarët e KED zgjidhen 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 nga Gjykatat e Apelit, 2 nga prokuroritë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, dhe 1 nga Gjykata Administrative. Kryetari i KED është anëtari përfaqësues i Gjykatës së Lartë.