-
VIDEO
Shqipëri–BE, nis koordinimi për implementimin e sistemeve dixhitale doganore
Në një takim me Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave të Komisionit Europian në Bruksel, është prezantuar ecuria e punës për 22 sisteme. Shqipëria ka përgatitur edhe një projektligj për aderim në Konventën për një Procedurë të Përbashkët Tranziti që do t’i kalojë Këshillit të Ministrave dhe më pas Kuvendit.
-
VIDEO
Dosja Zvërneci/ Plani i parë u kthye për të mbrojtur natyrën, zbulohen argumentet e qeverisë! Rezidenca e hotele deri në 8 kate! Publikohet edhe marrëveshja me Kushner për Sazanin
Dokumentet e publikuara në “Pasqyrën e Flamingove” zbulojnë përmasat e projekteve në Sazan e Zvërnec dhe shqetësimet mjedisore pranë Lagunës së Nartës, që çuan qeverinë të kërkojë një studim më të thelluar mjedisor pranë Lagunës së Nartës. Në Sazan, memorandumi mes qeverisë dhe kompanisë së Kushner përjashton nga gjurma e projektit zonat me risk.
-
VIDEO
Prezantohet ‘Flamingo Mirror’, publikohen dokumentet për Sazanin dhe Zvërnecin! Rama: Së shpejti ‘dosja’ e Kayo
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Flamingo Mirror”, një platformë publike online ku qytetarët do të mund të aksesojnë dokumente, të dhëna dhe informacione për çështje e projekte me interes publik.
-
VIDEO
Non grata nga SHBA/ Roshi propozim Berishës: Të udhëheqim protesta që ambasadori amerikan ‘të kthejë sytë nga ti’
Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, kërkoi që opozita të marrë drejtimin e protestave dhe të mobilizojë qytetarët në shesh. Me Berishën non grata të përjashtuar nga çdo takim me zyrtarët amerikanë, siç ishte së fundi mos pasja e një ftese për prezantimin e ambasadorit Went në nisjen e misionit të tij në Tiranë, Artur Roshi, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, i sugjeroi Berishës, se protesta mund ta tërheqte vëmendjen e ndërkombëtarëve.
-
VIDEO
Tryeza e Berishës me aleatët/ Spahia kërkon radikalizimin e protestave: Nuk ecet më vetëm me denoncime, pa qeveri teknike të mos shkojmë në zgjedhje
Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia kërkoi radikalizimin e protestave të opozitës, duke thënë se drejtuesit politikë, kryetarët e partive dhe deputetët duhet të marrin më shumë përgjegjësi. Ai tha se opozita nuk duhet tw marrw pjesë në zgjedhje pa krijimin e një qeverie teknike.
-
VIDEO
Tryeza e Berishës me aleatët/ Arian Starova: Me këtë qeveri, të mos marrim pjesë në zgjedhjet vendore
Kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, në tryezën e thirrur nga Sali Berisha, propozoi që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore.
-
VIDEO
Tryeza e opozitës/ Mediu: Takimet të bëhen periodike! Duhet ripërtëritje jo vetëm e PD-së, por e gjithë koalicionit
Në tryezën për reformën territoriale, aleatët adresuan një sërë kritikash për Sali Berishën. Kreu Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi që tryeza të zhvillohet në mënyrë periodike. Sipas tij, opozita duhet të koordinojë veprimtarinë në Tiranë dhe në degë, të nisë përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe të bëjë një ripërtëritje të të gjithë koalicionit.
-
VIDEO
Harta e re territoriale/ Blushi propozon protestë ditën e votimit: Të mblidhemi para Kuvendit, jo vetëm banorët e 15 bashkive
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, propozoi që opozita të thërrasë qytetarët në protestë para Kuvendit të enjten, kur pritet të votohet harta e re territoriale. Sipas tij, protesta nuk duhet t’u lihet vetëm banorëve të 15 bashkive që parashikohet të shkrihen, por duhet të përfshijë qytetarë nga i gjithë vendi.
-
VIDEO
Harta territoriale/ Ndoka kritika në sy Berishës: Dëgjesat me PS-në dukeshin si ‘muaj mjalti’, aleatët i le në 'terr'! Edhe 100 bashki janë pak, mund të kemi mbi 200
Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka rezervoi kritika për Sali Berishën në tryezën e thirrur me aleatët për të unifikuar strategjinë kundër draftit të PS për hartën e re territoriale. Ndoka e cilësoi gabim pjesëmarrjen në komision që në hapat e parë, ndërsa Berishën e akuzoi se i ka lënë aleatët jashtë këtij procesi. Sipas tij, dëgjesat mes PS e PD dukeshin si muaj mjalti.
-
VIDEO
Avokati Beqiri për Report Tv: SHIK-u i Gazidedes u përdor në mënyrë banale nga Berisha për të vjedhur zgjedhjet e 1996-ës, rrëmbyen dhe zhdukën Remzi Hoxhën pas zbulimit të aferës me Millosheviç
Avokati Beqiri tha se gjatë trazirave të vitit 1997, drejtuesi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, me kërkesë të Sali Berishës jepte urdhra se ku do hidheshin armët me qëllim nxitjen e një lufte mes veriut dhe jugut të Shqipërisë.
-
VIDEO
VKM/ Përcaktohen rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial! Nga kontrolli i vazhdueshëm përmes kamerave 24/7, dronëve e satelitëve, tek sekuestrimi dhe konfiskimi
Për kontrollin në distancë mund të përdoren gjithashtu sistemet e telemetrisë, pajisjet e matjes së parametrave mjedisorë, sistemet e alarmit, mjetet ajrore pa pilot, platformat satelitore, sensorët dhe platformat digjitale.
-
VIDEO
Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’, s’ka ftesë
Sali Berisha vijon të jetë Non Grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e për pasojë edhe në amabsadën e SHBA-së. Në pritjen e organizuar për prezantimin e amabsadorit të ri Eric Wendt mes dhjetëra politikanëve të majtë e të djathtë, që ishin ftuar, kreu i PD-së e pa sërish veten të përjashtuar