-
VIDEO
Korreshi ironi për ‘Praninë besnike’: E premte e zezë, shënoni problemet e zgjidhni opingat! Në Lushnje plehrat digjen ditën për diell, vjen era kërmë
Ndërsa mori fjalën në parlament, Saimir Korreshi thumboi takimet e ‘Pranisë besnike’ të qeverisë si një nismë që nuk zgjidh asnjë problematikë të popullit. Ai tha se në Lushnje vijon problemi me mbeturinat, me spitalin dhe me rezervuarin e Kasharajt ku tharja e tij nxori tonelata me peshq.
-
VIDEO
Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin! Përballja, e vetmja rrugë për rrëzimin e Ramës
Rruga e vetme për largimin e kryeministrit Rama është përballja, tha kreu i grupit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Nga podiumi i parlamentit, ai tha se kjo e hënë është një nga ditët më të zeza, ndërsa e enjtja, kur pritet edhe miratimi i ‘Territoriales’, do të jetë edhe më tepër.
-
VIDEO
Dule për ‘Territorialen’: Kufizon shërbimet ndaj qytetarëve! Debati për SHISH, deputeti: U prek siguria kombëtare, por as skuqeni, as zverdheni
Deputeti Vangjel Dule i tha mazhorancës se pr.ligji për ‘Territorialen’ është kundër interesave të qytetarëve. Ai u shpreh se e kanë humbur çdo betejë me të vërtetën.
-
VIDEO
Protestat te kryeministria, deputeti Leskaj: Të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike
Zgjatja e protestës para kryeministrisë shkurton ditët e parlamentit, tha deputeti i PD, Bujar Leskaj, që mendon se për këtë nevojitet përgjigje institucionale. Sipas tij, duhet të hartohet një Kod i ri Zgjedhor dhe të krijohet qeveria teknike.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Braçe shpjegon votën kundër ‘Territoriales’: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Erion Braçe kritikon mënyrën e trajtimit të reformës territoriale, duke theksuar se diskutimi në grupin parlamentar të PS u zhvillua vetëm tre ditë para votimit të saj në Kuvend. Deputeti kërkon që reforma të bazohet te parimet, transparenca dhe decentralizimi, duke kundërshtuar edhe presionet e lidhura me rregulloren e PS.
-
VIDEO
Pas 5 orësh debate/ 'Ligjet' miratojnë me 8 vota pro draftin e PS për hartën e re territoriale, opozita ikën: Reformë e njëanshme! Shtohen 6 qytete të tjera
Propozimi i socialistëve për hartën e re territoriale që ndan vendin në 46 bashki u miratua vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve dhe pritet t’i kalojë të enjten seancës plenare për votim. Drafti pësoi disa amendime nga vetë mazhoranca, duke shtuar 6 njësi të reja vendore me statusin e qytetit.
-
VIDEO
Viti i ri akademik, Zhupa: Studentët do ju marrin para! ‘Territorialja’ një masakër, po injoroni qytetarët! Ironi deputetëve: Takimet me ta s’janë arritje, por detyrë
Në fjalën e saj në Kuvend, Ina Zhupa ironizoi platformën ‘Pasqyra e Flamingos’ duke u shprehur se gjithçka është propagandë pasi ka ende dokumente të papublikuara. Më tej tha se s’ka nevojë për takimet e ‘Pranisë Besnike’ kur dëgjimi i qytetarëve është detyra parësore e çdo deputeti.
Ajo i tha mazhorancës se studentët do të bëjnë ndryshimin me protestën e tyre, ndonëse po bëhet çdo përpjekje për t’i dëmtuar. Në fund, u ndal edhe te reforma territoriale që e quajti “masakër” pasi s’po merret në konsideratë interesi i qytetarëve dhe kundërshtimet e tyre për reduktimin e numrit të bashkive.
-
VIDEO
Territorialja/ Manja: Projektligji respekton frymën kushtetuese! Ndoja: Ulsi, je në vështirësi! Kemi qenë bashkëvuajtës, ishim konviktorë të dy, por s’kemi pasur marrëdhënie
Opozita dhe mazhoranca janë përfshirë në debate në Komisionin e Ligjeve, ku po shqyrtohet propozimi i PS për hartën e re territoriale.
-
VIDEO
‘Po na vjen për të dhj*rë’- Korreshi ‘lëshon gojën’ te ligjet, i kthehet Manja: Kujdes me gjuhën të lutem, je edhe me mikrofon ndezur
Gjatë diskutimit të propozimit të PS për hartën e re territoriale në Komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat Saimir Korreshi ‘lëshoi’ gojën teksa po diskutonte me përfaqësuesit e mazhorancës.
Gjuha e përdorur prej tij, u dënua nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, i cili e cilësoi si të papërshtatshëm fjalorin e Korreshit.
-
VIDEO
Komisioni i Ligjeve/ Bylykbashi: ‘Territorialja’ cenon Kushtetutën dhe interesin qytetar! Alizoti: Reforma e propozuar nga PS ka qëllime elektorale
Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Tomor Alizoti kanë kundërshtuar ashpër në Komisionin e Ligjeve propozimin e PS për ndjarjen e re territoriale.
Bylykbashi tha gjatë fjalës së tij se Reforma Territoriale sipas propozimit të PS, është shkelje e Kushtetutës dhe e interesit të qytetarëve.
Ai e cilësoi propozimin e PD për ‘Territorialen’ shumë më të mirë se ai i PS, ndërkohë që akusoi Kuvendin se në mënyrë të qëllimshme pengon iniciativën legjislative të opozitës
-
VIDEO
Leja e ndërtimit te parku Tajvan/ Tabaku: Pa garë, pa konkurs e pa procedurë, iu dha besnikut të partisë
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti në Kuvend shqetësimin për shpopullimin, duke thënë se sot ka 56 mijë studentë më pak në bankat e shkollës. Sipas saj, shpopullimi vjen si shkak i korrupsionit, duke u ndalur edhe te godina shumëkatëshe që pritet të ndërtohet te Tajvani.
-
VIDEO
Arresti i Vlora Hysenit, Bozdo: SHISH ofronte siguri për krimin, jo qytetarët
Arresti i ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit për ndihmën e saj ndaj Ergys Agasit ndërsa ndodhej në arrati, është çështja për të cilën duhet të flasë Kuvendi, tha deputeti Eno Bozdo. Ai u shpreh se kjo është situatë e paprecedentë, por qeveria s’ka ndërmend të hulumtojë për dëmin që u është shkaktuar qytetarëve dhe institucioneve.