-
VIDEO
Negociatat me BE, Rama tregohet i sinqertë: Kisha frikë se do linim nam, por administrata jonë mori duartrokitje
Teksa prezantoi ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Lamallari, Kryeministri Edi Rama vlerësoi administratën publike të Shqipërisë, që sipas tij, puna e së cilës doli në pah gjatë procesit të hapjes së negociatave me BE-në në Bruksel, ku mori duartrokitje dhe vlerësime.
Sipas Ramës, edhe vetë ai ishte i pasigurt se si do të përballohej fluksi i punës nga administrata shqiptare pas hapjes së negociatave. Siç u shpreh dhe vetë, mbeti i surprizuar nga kjo punë dhe kërkoi të njëjtin angazhim çdo ditë.
“Ministria ka një barrë shumë të madhe në procesin e negociatave të anëtarësimit. Është pozitive që në krye vjen një ndër negociatorët tanë më të dalluar, i cili ka mbuluar atë pjesë të llogores së negociatave që i përkiste Ministrisë së Brendshme. Por këtu ka kapacitete dhe këtu janë edhe sfidat që lidhen me themeloret. Përtej kësaj, Ministria e Drejtësisë ka edhe plot sfida të tjera që lidhen me sistemin penitenciar, me gjithë problematikat dhe nevojat e atij sistemi ku është bërë një punë e jashtëzakonshme, por ku nuk duhet të na interesojë çfarë është bërë, por çfarë do bëjmë dhe mundësitë janë që të bëjmë shumë dhe më mirë. Ambicia dhe dëshira nuk kanë rënë, por janë edhe më të mëdha sot.
Suksesi ynë varet shumë nga kontributi i secilit prej jush. Negociatat për anëtarësimin, neve na kanë vënë para syve një realitet që nuk e njihnim siç duhej. Realitetin e një fuqie profesionale të konsiderueshme në administratën tonë publike. Sepse ballafaqimi ynë me Brukselin nuk të lë të fshihesh as të mundëson që të bësh makijazh. Di apo s’di! E bën apo s’e bën! Afro 1000 vajza e djem të shërbimit tonë civil dhe të institucioneve të përballeshin me procesin e skanimit të situatës dhe të çonin në çeljen e negociatave duke marrë duartrokitje nga Brukseli kjo ishte surprizë shumë e mirëpritur. Ndërkohë që frika ime ishte çfarë do bëjmë kur të hapen negociatat se do lëmë nam.
Edhe unë isha i influencuar nga e gjithë thashethemnaja e përditshme dhe marrja nëpër gojë dhe fjalët e pamerituara që qarkullojnë nëpër gjithë kanalet e infektuara të informacionit për administratën tonë. Të dilte me duartrokitje, kjo është arsye shumë e fortë për t’u ndjerë të motivuar dhe mund të bëjmë shumë më tepër e shumë më mirë. Të gjithë ata që morën pjesë ishte një provim sfidues. Këtë lloj sfidimi të fortë duhet t’ja bëjmë vetes çdo ditë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Rama: Nuk është e thjeshtë të rritet krijesa e një drejtësie të pavarur, e gjetëm në një shtrat të përgjakur
Në prezantimin e ministrit të ri, Besfort Lamallari si Ministër i Drejtësisë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te sistemi i drejtësisë. Kreu i qeverisë theksoi se është e vështirë që një drejtësi e pavarur të lindë e të rritet në një shtrat të përgjakur.
"Tek drejtësia bëhet dallimi mes një hapësire me liri dhe një hapësire ku liritë dhe të drejtat demokratike jane relative dhe gëzimi ose jo i tyre varet nga rrethana jashtë frymës dhe gërmës së kushtetutës e ligjit. Ju i shihni nga afër të gjitha vështirësitë qe materializohen edhe në dhimbje të mëdha. Dhimbje të mëdha si rezultat i shkeljes së lirive, të drejtave, frymës dhe gërmës së kushtetutës, në një proces që është proces lindjeje e vështirë. Nuk është e thjeshtë të lindë dhe të rritet krijesa e një drejtësie e të pavarur në një shtrat të përgjakur e të ndotur prej 100 e kusur vitesh e një drejtësie që s’ka qenë kurrë as e lirë as e pavarur, por ka qenë masë e interesave të pushtetit politik.
Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, nuk ndryshojmë në këtë pikë, jemi të detyruar që këto lloj dhimbjesh, që ndryshe nga ju këtu, na i bie ti përjetojmë edhe si pjesë të qenies sonë, politike, qoftë kur dikush ndër ne mëkaton për përfitime të paligjshme, qoftë kur mëkaton drejtësia e pavarur, duke përdorur forcën, ne s’kemi asnjë zgjidhje tjetër, asnjë rrugë tjetër. Çfarë duhet të vazhdojmë të bëjmë bashkërisht është të përmirësojmë standardet, gjë që materializohet në punën e madhe të Ministrisë së Drejtësisë.", tha Rama.
-
VIDEO
“Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje”/ Rama: Drejtësia e pavarur, garantuese për Shqipërinë në BE
Gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, kryeministri Edi Rama apeloi se drejtësia është një hallkë e rëndësishme për shtetin shqiptar.
Rama tha se drejtësia në vendin tonë është e pavarur dhe se pushteti ekzekutiv duhet të mbajë duar larg saj.
“Pushteti gjyqësor është një pusht i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet.
Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve.Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit.
Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ju, sepse ky është një mision i madh kombëtar që do të bëjë në fund fare diferencën: a do të jetë Shqipëria me një drejtësi të pavarur si çdo vend i BE, të garantuar njëherë e mirë apo do të kthehet pas dhe të vërë në dyshim integrimin Europian. Kjo bëhet për të ardhmen tonë.
Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, seleksionim, përzgjedhje apo promovimi i prokurorëve dhe gjykatësve, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.
-
VIDEO
Kryeministri Edi Rama prezanton ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari
Besfort Lamallari, i cili më parë ka mbajtur për disa vite edhe postin e zv/ministrit të Brendshëm, është pjesë e kabinetit qeverisës Rama 4.
-
VIDEO
Koçiu i lë stafetën Salës: Rrugëtimi më i bukur i jetës sime
Albana Koçiu i la stafetën Evis Salës si ministre Shëndetësie. Koçiu tha se të ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë një nga eksperiencat më të bukura.
"Kam një falënderim zemre për të gjithë. Ishte një eksperiencë jashtëzakonshme, të prekje këtë sektor jetik. E dimë sa sfida ka shëndetësia, por nuk është momenti për te bërë bilanc, sot është pikënisje. Evis jam e sigurt që do i japë hov cilësor punës, jam e sigurt që do bëni sukses. Ishte rrugëtimi më i bukur i jetës sime", tha Koçiu.
Koçiu tashmë do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brenshme, e para grua në krye të këtij dikasteri.
-
VIDEO
Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala: Të zgjidhim sa më parë rimbursimin e barnave onkologjike! Oqeanit që i jam 'futur', do t'ia dalim të gjithë bashkë
Evis Sala ka marrë detyrën e ministres së Shëndetësisë, ku sot u prezantua në ambientet e QSUT nga Kryeministri Edi Rama.
Ajo renditi sfidat e saj, ku së pari tha se duhet zgjidhur patjetër çështja e rimbursimeve të barnave onkologjike.
“Për mua sot është një ditë shumë emocionuese. Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar. Kur e shef sa mirë është ana e strukturës së spitale. Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon.
Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme.
Shumë kyç është riorganizimi i shërbimit parësor dhe diagnostikues, do shpëtojë shumë jetë dhe do ulë fluksin në spitale. Nuk mundet që çdo spital të jetë i mbingarkuar. Diagnostika e përparuar shumë është një fushë që unë e njoh mirë, me inteligjencë artificiale mund të bëjmë një hap shumë të madh e të arrijmë atje. Shqiptarët janë shumë kreativë. Prandaj nuk ka pse mos përdorim burimet tona që i kemi. Inteligjenca artificiale do që të dhënat të jenë të dixhitalizuar përpara. Në spitale do organizojmë sa më shpejt ekipet për disa procedura që duhen kryera patjetër në spitale. Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të rinj. Mjeku i mirë shqiptar duhet të vlerësohet edhe këtu si në vendet e tjera. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, prandaj këtij oqeani të madh që i jam futur, do t’i futemi të gjithë bashkë. Është shumë e vështirë por nuk është aq e vështirë nëse bashkohemi të gjithë, asnjë gjë nuk është e pamundur", tha ministrja Sala.
-
VIDEO
Kryeministri Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala
Pas betimit në Presidencë, Evis Sala merr detyrën e ministres së Shëndetësisë në kabinetin qeveritar “Rama 4”.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, BE për Report Tv: Keqardhje, publiku u privua nga mundësia për t'u informuar për programin qeverisës
Pas seancës së kaosit, BE u bën thirrje aktorëve politikë që të bashkëpunojnë për rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Në një reagim për Report Tv, delegacioni i BE thotë se parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv.
-
VIDEO
Ilir Meta mbetet në burg, gjyqtarja Irena Gjoka nuk ndryshon masën e sigurisë për ish-Presidentin
Ish-Presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, dhe kërkesa do të shqyrtohet më 9 tetor. Ai ka bërë ankimim për masën arrest në burg, të caktuar prej rreth 1 viti nga GJKKO dhe të lënë në fuqi nga Apeli.
-
VIDEO
Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës: Nëse më shkarkoni, precedent i rrezikshëm për demokracinë
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku pritet të diskutohet për shkarkimin e Erion Veliaj, pritet të mbahet ditën e martë. Procesi u nis nga këshilltarët socialistë, pas kërkesës së Edi Ramës në Asamblenë e PS të 11 shtatorit.
-
VIDEO
Kuvendi, plan për të kufizuar gazetarët! Safe Journalist letër Peleshit: Do ishte hap i madh pas për lirinë e shtypit, dialog për të rishikuar sistemin e akreditimit
Përmes letrës, Safe Journalist shpreh shqetësimin se kufizime të tilla do të ulnin llogaridhënien dhe do të privonin qytetarët nga qasja e pavarur në informacion. Peleshit i kërkohet një dialog i hapur me gazetarët për rishikimin e akredimit.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Berisha: Do përgjigjemi dhëmb për dhëmb! Shkarkimi i Veliajt? S’jemi ne që do bashkojmë votat, PS po vjen te ne
Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe për veprimet që do të ndërmarrin pas seancën e djeshme, ku opozita shkaktoi kaos dhe socialistët votuan breenda 25 minutave programin dhe qeverinë e re. Sipas Berishës, kësaj “narkoqeverie” si i referohet ai, do t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb në të gjitha format.