-
VIDEO
Aksident në Lushnje/ Automjeti përplaset me kamionin, një person i plagosur rëndë
Raportohet se si pasojë e aksidentit, është regjistruar një i plagosur, i cili dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore
-
VIDEO
“Po ua sjellin banorëve shpirtin në majë të hundës”/ Braçe denoncon parkimin ilegal: U rihap dy ditë pasi u mbyll
Deputeti socialist Erion Braçe me anë të një video në rrjetet sociale, deklaron se parkimi privat në Komunën e Parisit po ndikon negativisht në jetën e banorëve dhe diçka e tillë është skandaloze.
-
VIDEO
Opozita kërkon shkarkimin e tij, Peleshi i thërret në mbledhje të hënën për plotësimin e komisioneve parlamentare! PD drejt Kushtetueses
Kjo lëvizje pritet të rikthejë debatet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, e cila me gjasë nuk do t’i dërgojë emrat nga radhët e saj pasi kundërshton ndryshimin e njëanshëm të rregullores së Kuvendit.
-
VIDEO
Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie
Deputetja demokrate thotë se pastrimi i parave dhe zhvlerësimi i euros kanë thelluar krizën, ndërsa taksat e padrejta po rëndojnë mbi fermerët dhe bizneset e vogla
-
VIDEO
PD: ‘Diella’, zgjatim i Ramës. Kush e mbikëqyr për tenderat?
Sipas Genta Vangjelit, ky mekanizëm nuk garanton transparencë apo mbrojtje ndaj keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë publike.
-
VIDEO
PL akuza qeverisë: Ka dështuar që te mbështesë shtresat në nevojë! Shqipëria e fundit në rajon për ndihmën ekonomike
Zv/Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se ndërkohë që vendet e BE-së shpenzojnë 25% të PBB- për mbrojtjen sociale, Shqipëria shpenzon vetëm 9%.
-
VIDEO
Edi Rama: Gjithë bota po merret me ministren tonë Diella, kam çdo ditë kërkesa për intervista nga jashtë
Kryeministri Edi Rama, në një takim me mjekët e QSUT ku prezantoi ministen e re të Shëndetësisë, Evis Sala, komentoi edhe “Diellën”.
Kreu i qeverisë u shpreh se e gjithë bota po merret me ministren jo-njeri, duke shtuar se e ka bërë vendin më tërheqës.
Madje shtoi Rama, “kam çdo ditë pa asnjë ekzagjërim 3-4-5 kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes”.
“Ne nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë. Tërheqja ndaj Shqipërisë është edhe më e madhe, madje është rritur ditët e fundit, sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota merret me ministren tonë jo njeri, por kjo në thelb e bën tërheqës vendin si një vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe, ku hapja ndaj teknologjisë është e plotë.
Ashtu sikundër kam çdo ditë pa asnjë ekzagjërim 3-4-5 kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes. Ka impaktin e vet në imazhin e vendit”, tha Rama.
-
VIDEO
I dorëzoi stafetën, Manja-Lamallarit: Më ke në dispozicion për këshilla, mos më kurse
Ulsi Manja ditën i sotme i ka dorëzuar zyrtarisht Besfort Lamallarit detyrën e Ministrit të Drejtësisë.
Manja falenderoi kryeministri Edi Rama dhe i tha ministri të ri, se është në dispozicionin e tij nëse Lamallarit do t’i duhet ndonjë këshillë.
“Faleminderit kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen e dhënë përgjatë këtyre 4 viteve.
Falë kësaj mbështetje në kemi bërë mjaft punë të mira në shërbim të qytetarëve por edhe rrugës europiane të Shqipërisë dhe është e udhës sot që në emër të stafit të ministrisë, ju falënderoj për mbështetjen.
Gjithashtu, dua të falënderoj stafin tim në Ministrinë e Drejtësisë për punën e bërë. Meqë e kemi kryeministrin sot këtu, do të them që kam qenë me fat që kam punuar me ju dhe ta dijë edhe kryeministri, jeni stafi më i madh në administratën publike dhe për mua do të mbetet aset i shkëlqyer i shteti shqiptar.
Në këtë rast ju bëj një ftesë që me të njëjtin përkushtim, t’i qëndroni në krah ministrit të ri të Drejtësisë, mikut tim Besfort Lamallari, i cili vjen në krye të kësaj ministri për të çuar më lart punët që kemi nisur. Për të mbyllur brenda vitit 2027 negociatat me BE, ku pesha më e madhe është e kësaj ministrie.
Unë dua të uroj suksese për këtë detyrë dhe kam bindjen që do të ja dalësh me sukses. Mua më ke në dispozicion dhe në çdo rast që do të nevojitet një këshillë apo mendim, tashmë falë kësaj përvojë që kam prej 4 vitesh, më ke në dizpocion dhe mos më kurse”, tha Manja
-
VIDEO
‘Shumë shpejt ministra virtualë’ Rama u përgjigjet kritikave për Diellën: Kur je hajdut, të rri mendja si do vjedhë ai tjetri gjënë që s’të bie ty rruga
Gjatë prezantimit të Ministrit të Drejtësisë, kreu i qeverisë tha se teknologjia digjitale dhe IA janë bekim për vendet në zhvillim
"Sot bëhet diskutimi se si ka mundësi, ca është ky provokim, mëkat, ca është kjo çmenduri. Ministër shteti jo njeri. Unë mendoj që në një kohë me të shkurtër, Ministri jo njeri nëpër qeveri do jetë një normalitet. Do vijë shumë shpejt. Ne mund ta bëjmë dhe mund të jemi të shpejtë në procese që lidhen me AI, për të arritur ti shërbejmë shumë më mirë publikut. Diskutohet sot si do vjedhë Diella. Kur je hajdut aty të rri mendja si do vjedhë ai tjetri atë gjën qe ti do ta vjedhësh për vete por s’të bie rruga andej. Si shkon mendja një njeriu normal, por vetëm atyre që kanë vjedhur, ose do vidhnin nëse do i caktonte njeri në vend ta Diellës", tha Rama.
-
VIDEO
Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë, do ndërmjetësojnë çështjet civile të njerëzve
Futja e Inteligjencës Artificiale në të gjitha Ministritë dhe institucionet, duket se është një nga prioritetet e qeverisë Rama 4.
Kryeministri, teksa prezantoi ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, bëri të ditur se një nga punët e kësaj Ministrie do të jetë ndërmjetësimi me Inteligjencë Artificiale i çështjeve civile të qytetarëve.
Kështu, sipas Kryeministrit, do të ketë më shumë zyrtarë të krijuar përmes Inteligjencës Artificiale, që Rama i quajti fëmijët e Diellës.
“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti. Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse bëjmë kapërcime që nuk kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e procesit linear”, tha Edi Rama.
-
VIDEO
Rama: Do pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet përmes Inteligjencës Artificiale
Një nga detyrat e Ministrisë së Drejtësisë në këtë 4-vjeçar të ri qeverisës, do të jëtë edhe pastrimi i legjislacionit nga mbivendosjet.
Kështu u shpreh Rama gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Sipas Kryeministrit, pastrimi i legjislacionit nga mbivendosjet do të bëhet përmes Inteligjencës Artificiale.
“Kjo Ministri është njëra nga vatrat e aktivitetit të Inteligjencës Artificiale, qoftë me transferimin e korpusit ligjor të BE në korpusin ligjor të Shqipërisë, i cili falë Diellës po zhvillohet me një shpejtësi të panjohur për këtë proces.
Paralelisht është projekti tjetër që kemi nisur me ministrin, pastrimi i legjislacionin tonë nga mbivendosjet. Kemi një xhungël ligjesh dhe VKM që kundërshtojnë njëra-tjetrën e që janë bërë në shumë vite. Ashtu siç mund të na dalë që mund të jemi peng i ndonjë ligji të ’56. Do jetë një gjë e jashtëzakonshme që me njerëz nuk bëhet dot.
Por duhet të shkojmë dhe më tutje. Menaxhimi i çështjeve gjyqësore, që më në fund po hyn në rrugë”, tha Kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Lamallari mban fjalimin e parë si ministër Drejtësie: Mbyllja e Kodit Penal dhe Civil, prioritet kryesor
Besfort Lamallari ka folur për herë të parë si ministër i Drejtësisë, ku ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe paraardhësin e tij Ulsi Manja.
Lamallari gjithashtu ka deklaruar se marrja e angazhimeve kundrejt Bashkimit Europian, do të jenë detyrat kryesore të tij si Ministër i Drejtësisë.
“Shumë faleminderit zoti kryeministër për besimin e dhënë. Ju siguroj që do të ndjek të njëjtën praktikë më stafin tim, për të inkurajuar të gjithë ata që ndajnë të njëjtat cilësi për realizimin e programit qeverisës.
Falenderoj publikisht ministrin Ulsi Manja për punën e bërë por edhe për bisedat që në kemi pasur gjatë këtyre ditëve, të cilat ma bëjnë mjaft komode marrjen e stafetës prej tij.
Një burrë i mençur më ka thënë që të duhet një ekip për të bërë sukses, ose një sukses për të bërë një ekip. Unë kam dëgjuar po parë edhe vetë punën përgjatë komisionit të Integrimit europian për kapitujt 23 dhe 34, dhe do doja ta shikoja të njëjtën aktivitet, profesionalizëm dhe shpejtësi për të arritur prioritet e qeverisë shqiptare dhe angazhimet e marra ndaj Bashkimit Europian.
Miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e reformës në Drejtësi, dhe angazhimet që kemi marrë përballë BE, për mbylljen me sukses të Kodit Penal, Kodit Civil, mbylljen me sukses të procedurave dhe kjo do të shërbejë standardeve më të mira për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por edhe të një sistemi drejtësie më efecient, dhe llogaridhënës.
Gjithashtu një element i rëndësishëm është digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat, në mënyrë që të kemi një sistem më transparent dhe angazhimeve që kemi marrë drejtë Komisionit Europian, për shtetin e së drejtës”. tha Lamallari.