-
VIDEO
Berisha nuk heq dorë nga 11 maji: S’do i njohim kurrë zgjedhjet, do kërkojmë Komision Hetimor në Parlament! Dumani peng i Ramës
Kreu i PD-së iu rikthye tezës së farsës elektorale duke publikuar të dhëna të tjera për zgjedhjet, ku pretendoi një rrjet dhe sistem patronazhistësh të institucioneve shtetërore dhe punonjësve. Pohon se PD do jetë pjesë e Kuvendit dhe se betejën do e vazhdojë atje për votën e lirë
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike/ Rama: Aksioni nuk ndalet! Gati paketa, masa goditëse për fajtorët e ‘symbyllurit’ në inspektorate dhe polici
Rama shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike s'do të ndalet deri ne eliminimin e këtij fenomeni.
-
VIDEO
Deputeti Braçe denoncon përndjekësin e mjekes me pamje: Dritare më dritare dhe me kamera të paligjshme, Policia hesht! Ndërtimi i paligjshëm dhe në hapësirë publike
Deputeti Erion Braçe ka vijuar serinë e denoncimeve publike me video-postime në rrjetin social të fenomeneve të ndryshme të paligjshme në zona të ndryshme të Tiranës. Publikon pamjet e një personi, për të cilin thotë se përndjek një mjeke duke montuar kamera në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu denoncon ndërtimin e paligjshëm të qytetarit dhe të legalizuar në shkelje, në hapësirë publike
-
VIDEO
Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Shqipëria qëndron krah saj, mbështesim vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, tha se Shqipëria qëndron e palëkundur në mbështetje të Ukrainës. Spiropali kujtoi nisjen e bombardimeve nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
-
VIDEO
Nesër Kolegji Zgjedhor vendos për mandatin e Adriatik Lapajt, mban ‘peng’ certifikimin e 11 majit
100 ditë pas zgjedhjeve, rezultati i 11 majit ende nuk është certifikuar. Kjo pasi vendi u përfshi në rinumërime dhe institucionet përballuan shumë ankime nga opozita. Nesër në Kolegjin Zgjedhor do të gjykohet çështja e fundit e ngelur hapur, ajo e mandatit të Adriatik Lapajt. Kjo do të lejojë mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor.
-
VIDEO
Dy javë konstituimi i Kuvendit! Nga Gjenerata e re e PS dhe të vjetrit e PD, kush janë 140 deputetët e rinj
Strategjia e Edi Ramës për të riformatuar thuajse tërësisht grupin parlamentar, ka marrë formë tashmë me 53 deputetë që hyjnë për herë të parë në parlament nga 83 ligjvënës që do të përbëjnë grupin. Demokratët vijnë me emra të vjetër dhe rikthime.
-
VIDEO
Vijon aksioni, Rama ndan pamjet nga lirimi i hapësirave publike në Durrës: Vazhdojmë!
Kreu i qeverisë ka ndarë sërish pamje nga aksioni që vijon në Durrës për lirimin e hapësirave publike. ‘Vazhdojmë’, thotë kryeministri për aksionin që do të zgjasë.
-
VIDEO
2/3-at e listave të hapura në "teori". Në Kuvendin e ri vetëm 45 deputetë "produkt" i garës
“Mozaiku” i Parlamentit të ri pas 11 majit ul për herë të parë në Kuvend, 67 deputetë. 2/3 e listave të hapura mbetet vetëm në teori, pasi në kuvend vetëm 45 deputetë janë produkt i garës. 95 të tjerët dalin nga listat e fiksuara të kryetarëve të partive.
-
VIDEO
Spahiu për Report Tv, ironizon opozitën: PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Edi Rama!
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa analizonte për Report Tv sjelljen e PD-së tre muajt e fundit dhe pritshmëritë prej saj për Kuvendin dhe sezonin e vjeshtës, ironizoi se deputetët demokratë me Berishën në krye, do pranojnë të hyjnë në Parlament dhe të marrin rrogën 3300 euro nga Edi Rama. Vë në dukje 'bipolaritetin' politik të opozitës dhe fenomenin e 'deputetëve borxh', për të formuar grupe parlamentare dhe vjelë para nga buxheti
-
VIDEO
Spahiu për Report Tv: Kuvendi Rugovës gjatë pushtimit të Millosheviçit, funksiononte më mirë se kuvendi i Albinit pas çlirimit të Kosovës!
Juristi Kreshnik Spahiu analizoi sot në Report Tv krizën politike që po përjeton Kosova që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke mos arritur dot të konstituojë Kuvendin, edhe pas më shumë se 60 seancave të dështuara. Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, e sheh si shkaktarin kryesor të situatës politike dhe ngërçit që po kalon Kosova: Edhe zjarri t'i bjerë Kosovës, Kurti nuk ikën!
-
VIDEO
Sa ishte gjallë e quante armik, Berisha në promovimin e librit për Ibrahim Rugovën: Ishte pacifist radikal, garant i pavarësisë së Kosovës! Qeveria ia mban shtatoren mbyllur
Promovimi i librit "Ibrahim Rugova, Arkitekt i Pavarësisë së Kosovës". Edhe pse sa ishte gjallë dhe deri në frymën e fundit e pati armikun e tij politik, duke ftohur marrëdhëniet, Sali Berisha përpiqet që pas vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, të thotë vetëm fjalë të mira për të. Bën dhe gafë në fjalim, ngatërron pavarësinë e Shqipërisë me të Kosovës
-
VIDEO
Gafa/ Teksa fliste për Ibrahim Rugovën, Berisha bëhet ‘lëmsh’: !shte garant i pavarësisë së Shqipërisë... Kosovës!
Kryetari i Partisë Demokratike u përpoq që gjatë fjalës që mbajti për ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë eventit për promovimin e librit për të, ta vendoste veten e tij në qendër të marrëdhënieve dypalëshe sikur mes tyre të mos kishte ndodhur asgjë.