-
VIDEO
Inceneratori, PL: Dumani nuk heton Ramën, godet vetëm Metën
Partia e Lirisë i kërkon kreut të SPAK Altin Dumani, të nisë hetime ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
-
VIDEO
Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar nga liderët europian
Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv në lidhje me Samitin e Alaskës dhe takimin e presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, se shefi i Kremlinit përfiton më shumë sesa ai i Shtëpisë së Bardhë.
Putin sipas tij ka disa avantazhe, kurse Trump shkon me disa disavantazhe në takim.
“Me sa duket ka një trajtim jo të barabartë mes Putinit dhe Zelenskyt. Favorizuese për Putinin, sepse para se të zhvillohet, ai del fitues nga ky takim me Trump. Sepse ka 3 vjet i izoluar, pa asnjë takim, me asnjë lider me SHBA e BE, nga çdo takim diplomatik. Putin shkon me kënaqësi të madhe, pavarësisht destablizimin, gjenocidin, vrasjet etj., si dhe pasojat e luftës që ka përfshirë edhe BE-në në këtë rrëmujë, ndaj shkon me një lloj dinakërie atje, si triumfues”, analizoi juristi faktorin diplomatik.
Por ai kritikoi edhe pompozitetin që i bëhet presidentit rus apo vlerësimi, edhe pse për tre vite është konsideruar si një kriminel lufte, kurse tani shihet si një faktor për paqen.
“E dyta është vlerësimi apo pompoziteti që atij i jepet, kur më parë vetë SHBA dhe Biden, Obama e më pas Trump apo Sekretari Amerikan i Shtetit, e kanë cilësuar vrasës. Pra nga kriminel dhe vrasës, shkon me një lloj pompoziteti për të amnistuar veten para të gjithë planetit. Mbetet për t’u parë”, vijoi Spahiu.
Dhe për të përforcuar idenë e Rusisë së Madhe që kanë krerët e Kremlinit, theksoi detajin me bluzën e Ministrit të Jashtëm Lavrov.
“Lavrov shkoi me një bluzë me mesash CCCP, pra Bashkimi Sovjetik, që tregon se Rusia mund të kërkojë precedentin e rikthimit të Rusisë së Madhe”, u shpreh ai.
-
VIDEO
Blushi i PL: Edi Rama është kryepiromani i Shqipërisë, zjarret të qëllishme për t’i hapur rrugë krijimit të resorteve dhe parcelave me kanabis
Sekretari i Përgjithshëm i PL duket se është në një linjë me shefin e tij, Ilir Metën, i cili një ditë më parëaludoi se zjarri në Syrin e Kaltër në Delvinë ishte për t’i hapur rrugë betonizimit.
-
VIDEO
Paralajmërimet për zjarrvënësit, Rama: Ligji është i fortë, por jo të gjithë gjykatësit janë në krye të detyrës
Kryeministri Edi Rama bëri një koment edhe për dënimet ndaj atyre që ndezin zjarre qëllimisht. Kreu i qeverisë tha se ligji aktual është i fortë, duke shtuar se jo të gjithë gjykatësit ‘janë në krye të detyrës’.
-
VIDEO
Kryeministri Rama: Spanja e Turqia janë në situatë të rëndë, nuk ka forcë magjike që ndal zjarret
Jo vetëm Shqipëria, por gjysma e Evropës po përballet me situatën e vështirë të zjarreve këtë verë.
Kritikave të qytetarëve përse Shqipëria nuk posedon avionë zjarrfikës, Kryeministri Rama iu përgjigj duke sjellë shembullin e Spanjës dhe të Turqisë që aktualisht po përjetojnë flakët e ‘ferrit’.
Sipas të dhënave zyrtare, në territorin e Evropës, gjatë muajit gusht, janë djegur më shumë se dyfishi i mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit.
Spanja dhe Turqia, të cilat kanë kapacitete shumë të mëdha për të luftuar zjarret, janë në situatë të vështirë, shpjegoi Rama.
-
VIDEO
Rama për kritikat: I dimë përparësitë dhe kufizimet që kemi, por të ngresh akuza dhe të përqeshësh se pse nuk i parandaluan zjarret…
Rama iu përgjigjet edhe kritikave edhe për mënyrën se si u menaxhuan zjarret.
“Të gjithë kanë qenë në këmbë, 10 mijë e kusur forca janë përpjekur ditë natë në të gjitha nivelet me flakët dhe sikur të mos ishin në një kontekst më të gjerë dhe të mos kishim këto shtete në të njëjtin hall, mbase diku do të ishte pëgjegjësi më e madhe por faktikisht kur dikush të dalë dhe të më thotë se pse këto shtete më të fuqishme nuk arrijnë dot të parandalojnë zjarret dhe kanë zjarre atëherë mund të hyjmë e diskojmë ndryshe. Nuk është fjala për të hequr përgjegjësitë. Ne i dimë përparimet, kufizimet, dimë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë, i dimë të gjitha por që të flitet nga kafja apo çadra e plazhit për faktin që pati zjarre dhe të ngrihen akuza, të bëhen përqeshje etj se pse nuk u parandaluan zjarret kjo është me të lënë pa tekst.”, tha Rama.
-
VIDEO
Udhëton me avion privat? Rama: E pavërtetë, me familjen udhëtoj gjithmonë në klasin ekonomik
Akuzave dhe pretendimeve se udhëton me avion privat, Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje në një komunikim me qytetarët në Facebook, duke përgënjeshtruar këto zëra.
Rama deklaroi se ai udhëton me avionin e shtetit vetëm për udhëtime zyrtare pune, ndërsa në çdo udhëtim privat përdor klasin ekonomik.
“Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehesh pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje. Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë, qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete. Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë. Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme, avioni i përdorur për udhëtimet zyrtare nuk i ka kushtuar dhe nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë se sa shumatorja e shpenzimeve mesatare të kryera çdo vit nga Kryeministri i Shqipërisë, përfshirë mender jush edhe paraardhësin tim”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri.
-
VIDEO
Zjarret, Rama: 207 shtëpi të prekura, 40 familje i kanë humbur plotësisht! Po bëjmë inventarizimin, do t'ju kompensojmë
Kryeministri ka bërë me dije se 207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret që prekën vendin në orët e fundit. 40 prej tyre janë djegur totalisht. Kreu i qeverisë shtoi se do të kompensojnë çdo dëm, përfshirë edhe për krerët e bagëtive.
-
VIDEO
Erjon Braçe apel për qytetarët: Mos ndizni zjarre, mos hidhni cigaren në bar të thatë!
"Drama e Delvinës, Gramshit, Finiqit gjithashtu duhet të na bëjë të mendojmë për ato që janë gjëra të vogla e të thjeshta që natyrisht mund të na shpëtojnë".
-
VIDEO
Zjarret/ Opozita e kërkoi me urgjencë, burime për Report Tv: Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk do të mblidhet tani, të gjithë janë në terren
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me emergjencën e zjarreve në vend, sidomos për shkak të situatës që është krijuar Delvinë dhe Gramsh.
Të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe zëra të tjerë opozitarë.
Por burime për Report Tv kanë mësuar se Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Presidenti Bajram Begaj, nuk do të mblidhet në këto momente.
-
VIDEO
Zjarret/ Blushi i PL akuzon Qeverinë dhe propozon 3 nisma: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe të mblidhet Këshilli i Sigurisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë shprehet se ‘pirromani i Shqipërisë është kryeministri Edi Rama”, teksa fajëson korrupsionin zyrtar për gjendjen dhe pasojat e zjarreve. Si nismë të tretë propozon që t’i adresohemi Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane
-
VIDEO
Erjon Braçe kap mat qytetarin me parkim pa leje në Tiranë: Pse ju merr lekët banorëve?
Erjon Braçe e ka filmuar të gjithë debatin me qytetarin që i merr para një zonje për ta lejuar të parkojë makinën në hapësirën publike, të cilën e shfrytëzon privatisht dhe paligjshmërisht.