-
VIDEO
Pas pak takimi të Ursula Von der Leyen me Ramën, disa protestues nisen në drejtim të Kryeministrisë! I bllokon policia
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen pritet të mbërrijë pas pak në Kryeministri ku do të takojë kreun e qeverisë Edi Rama.
Disa protestues shkuan në drejtim të kryeministrisë në shenjë proteste, por policia ka marrë masa dhe ka vendosur kordon sigurie te ura te bluevdardi “Dëshmorët e Kombit“ për të mos lejuar kalimin e tyre në drejtim të godinës qeveritare.
-
VIDEO
Von der Leyen në Tiranë, protestë tek bulevardi pranë Kryeministrisë! Përplasje me policinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, me fokus procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.
Në kuadër të masave të sigurisë për vizitën, bulevardi pranë Kryeministrisë është bllokuar për qarkullimin, teksa në zonë janë vendosur gardhe metalike dhe efektivë të shtuar policie.
Megjithatë pavarësisht kësaj disa qytetarë janë mbledhur në shenjë proteste. Nga videot e siguruara për nga Report Tv shihet se kanë patur dhe përplasje me policinë.
-
VIDEO
Von der Leyen në Tiranë, pritet nga Rama! Protestuesit pranë Kryeministrisë, policia i bllokon me kordon
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka mbërritur te Kryeministria.
Von der Leyen u prit nga kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Von der Leyen në Tiranë, pritet takimi me Ramën dhe Begaj! Protestuesit drejt Kryeministrisë, policia i bllokon me kordon
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen do të vizitojë sot Tiranën, ndalesë e parë e një turi në katër shtete të Ballkanit. Euria e procesit të integrimit, pritet të jetë në qendër të bisedimeve me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
-
VIDEO
Fjala e PLOTË/ Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Shqipëria s’mund të jetë 'delja e zezë' e Europës, t’i japim fund kulturës së paraburgimit
Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale
-
VIDEO
Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Gogu: Garancia pasurore, sipas gjendjes financiare! Dhuna në familje, mbrojtje e shtuar për viktimat
Garancia pasurore do të jetë një nga aspektet që do të ndryshojnë me paketën e re të Kodit të Procedurës Penale. Tanimë, ajo do të përcaktohet në bazë të gjendjes financiare të personit, shpjegoi ministri Toni Gogu.
-
VIDEO
Transmetimi i seancave gjyqësore, Rama: Lejohen me kërkesën e të pandehurit dhe viktimës
“Me kërkesën e të pandehurit dhe viktimës dhe autorizimin e gjykatës, seanca mund të transmetohet drejtpërdrejt duke mbrojtur të drejtat e të tretëve dhe viktimave”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë
“Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore do të regjistrohen me zë dhe figurë. Nëse shteti merr në pyetje një njeri duhet të tregojë si e ka marrë dhe sa e ka respektuar. Dhe shkruhet se deklarimet e marra me sjellje me presion apo dhunë nuk vlen. Ndryshimi i 4 vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur jetën private në epokën teknologjike. Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë për të parë dhe lexuar apo parë gjithçka. Për ata hapur duhet vendim i gjykatës…Në rast të urgjencës të përcaktuara nga ligji, veprimi vlerësohet nga gjykata. Çdo material i nxjerrë që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet. E njëjta gjë në lidhje me përgjimet, duhet të shikohet vetëm ato që kanë lidhje me hetimet. Jeta private e njerëzve pa lidhje me veprën penale, nuk mund të përdoret si instrument presioni apo për ushqim për mediat”, tha Rama.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Nuk cenohet reforma në drejtësi! Forcon kontrollin e gjykatës, të drejtat vlejnë për të gjithë
“Kjo nuk prek asnjë shtyllë të reformës në drejtësi. Nuk i heq prokurorisë asnjë kompetencë për të hetuar. Ajo ndryshon mënyrën si ushtrohen këto kompetenca dhe forcon kontrollin e gjykatës. Për korrupsionin, krimin e organizuar, ruhen regjime të posaçme. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk duhet të zbutet. Rishikimi brenda 60 ditëve i masave të sigurisë që janë në fuqi është kontroll individual nga gjykata. Të drejtat s’kanë parti, profesion ose popullaritet. Ato vlejnë për të gjithë ose s’janë më të drejta. Sa më e pavarur drejtësia, aq më e lartë cilësia dhe respektimi i kufijve që i vendos ligji”, tha Rama.
-
VIDEO
Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar! Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata
“Procedimi duhet të regjistrohet që prokurori merr dijeni për veprën. Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar procedim dhe t’i kërkojë gjykatës verifikim. Hetimet e fshehura, të mbajtura në sirtar ndër vite, nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës”, tha Rama.
-
VIDEO
Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Çdokush që thirret si person në dijeni, ka të drejtën e avokatit! Deklarimet nën torturë, të pavlefshme
Me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, avokati mund të kryejë hetimet dhe verifikimet e tij, ndërsa i pandehuri mund të aksesojë provat, tha kryeministri Rama.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet e propozuara për masat e sigurisë në Kodin e Procedurës Penale, duke deklaruar se arresti me burg duhet të jetë alternativa e fundit. Sipas tij, për veprat penale që parashikojnë dënim maksimal nën 5 vjet nuk do të caktohet më arrest me burg, ndërsa gjykata duhet të shqyrtojë fillimisht masat më të buta dhe arrestin në shtëpi.