-
VIDEO
Vendoret e 9 majit, PD nuk pret 'bashkimin' për kandidat unifikues, udhëzim strukturave: Figura edhe në mesin e studentëve dhe pedagogëve që janë në protestë
Partia Demokratike i kërkon strukturave të identifikojnë kandidatë për zgjedhjet vendore në mesin e studentëve e pedagogëve. Forca më e madhe në opozitë ka hartuar një udhëzim përmes së cilit synon nisjen e zgjedhjes së kandidatëve, në një kohë kur ende nuk ka dakordësi me partitë e tjera opozitare për emra unifikues.
-
VIDEO
Lufta me Ramën/ Ish-ministri Malaj: I shqetësuar për shëndetin e Veliajt, kryeministri të faktojë pretendimet për financimin e protestave nga kryebashkiaku
Lidhur me kërkesën e kryebashkiakut Veliaj për ngritjen e një Komisioni Hetimor për pretendimet e tij për kërcënime nga kryeministri Edi Rama, Malaj tha se praktikisht është e pamundur që të ndodhë.
-
VIDEO
Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro! Braçe kritik: Tavani i pamjaftueshëm
Një projektligji i miratuar nga qeveria për sponsorizimet në art, kulturë dhe sport parashikon zbritjen deri në 30 përqind nga tatimi i fitimit për bizneset që mbështesin këto sektorë. Por ai vendos një tavan maksimal prej afro 22 milionë eurosh në total përgjatë një viti. Një kufizim që për deputetin socialist Erion Braçe, mbështetës i kësaj nisme, konsiderohet i pamjaftueshëm
-
VIDEO
Thyhet ‘akulli’ me protestuesit? Gonxhja detaje nga takimi: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime! Erdhën me dëshirë dhe folën pa kufizime
Ministri Blendi Gonxhja është takuar me të rinj, mes tyre edhe pjesëmarrës në protesta, të cilët kanë shprehur hapur shqetësimet dhe kritikat e tyre ndaj institucioneve. Gonxhja deklaron se të gjitha shqetësimet janë mbajtur shënim dhe do të përkthehen në një plan konkret veprimi.
-
VIDEO
Reforma zgjedhore/ Pas takimit me Celibashin, BE apel partive: Koha është e kufizuar, rregullat të jenë të qarta para zgjedhjeve të 9 majit
Ambasadorja e Bashkimit Evropian Sofia Moreira de Sousa i kërkoi politikës të ecë para me Reformën Zgjedhore. Pas një takimi me kreun e KQZ Ilirjan Celibashin, de Sousa tha se votuesit, partitë politike dhe administrata zgjedhore duhet t’i kenë të qarta rregullat shumë përpara ditës së zgjedhjeve.
-
VIDEO
'Po nuk u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme', Spaho në Report TV: Është e destinuar të dështojë! Po vuan gabimet e 13 viteve
Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho ka kritikuar qëndrimin e PD-së për Reformën Zgjedhore dhe përpjekjet e saj për t'u bërë pjesë e protestave studentore. Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Spaho paralajmëroi se PD rrezikon të humbasë monopolin e opozitës.
-
VIDEO
Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni! Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen
Monika Kryemadhi tha se ishte ajo që negocioi kontratën e lobimit të LSI-së me kompaninë amerikane GSIS dhe se Ilir Meta nuk kishte dijeni për veprimet e kryera.
Pas seancës në Gjykatën e Posaçme, ku paraqiti kundërshtimet ndaj provave të SPAK-ut, ish-deputetja deklaroi se kontratën e firmosi Petrit Vasili, ndërsa tri faturat e LSI-së i pagoi Luan Rama si sekretar i përgjithshëm i partisë.
Ajo kundërshtoi pretendimin e prokurorisë se pagesat e kompanisë Unifi ndaj GSIS-it ishin bërë për llogari të LSI-së dhe kërkoi që Bank of America të dorëzonte faturat përkatëse.
-
VIDEO
Pas shkarkimit të Hysenit, Esmeralda Hasani drejtore e SHISH, Begaj firmos dekretin! Kush është ‘kryespiunia’ e re, eksperte ndërkombëtare, këshilltare në Kryeministri
Esmeralda Hasani është emëruar drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit. Presidenti Begaj ka dekretuar sot emërimin e saj, pas shkarkimit të Vlora Hysenit, e cila ndodhet nën arrest shtëpie në akuzë se ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë.
-
VIDEO
Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit në GJKKO, sot kundërshtimet e ish-deputetes për lobimin në SHBA
Sot është seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, në Gjykatën e Posaçme. Ish-deputetja do të parashtrojë kundërshtimet e saj lidhur me akuzat për lobimin në SHBA.
-
VIDEO
‘Me Greqinë marrëdhënie fantastike’- Rama: Ndonjëherë ka edhe fantazma që kthehen! Çështja e kufirit detar ende e pazgjidhur, por kemi rënë dakord t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama ka folur nga kryeqyteti i Irlandës, Dublini, për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera të rajonit, ku veçoi ato me Greqinë.
-
VIDEO
Kërkesa e Veliajt për Komision Hetimor/ Kthupi: Qëndron ligjërisht, duhej bërë më herët! Avokati: Ka kapur momentin për të dhënë mesazhin që Rama i ka ‘lidhur këmbët’ institucioneve
Për juristin Kthupi, kryebashkiaku Veliaj duhet të kishte bërë kërkesë për ngritjen e një Komisioni hetimor, që në momentin kur kryeministri Rama zhvilloi një takim me punonjësit e bashkisë, pas arrestimit të tij. Ndërkohë avokati Kara tha se me kërkesën për ngritjen e Komisionit, Veliaj i ka hapur probleme mazhorancës.
-
VIDEO
Rama për emigracionin: Të rinjtë tundohen kur shohin nga celularët një botë me ngjyra të mrekullueshme e jo me ngjyra të vërteta
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte i pranishëm në Dublin të Irlandës, i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA). Gjatë fjalës së tij ai foli edhe në lidhje me emigracionin