-
VIDEO
PAMJET me DRON/ Berisha mbledh vetëm një grusht militantësh para SPAK
-
VIDEO
'Më 11 maj o me hajdutët e 313-ës, o me Shqipërinë', Basha: Vota që shpëton Metën dhe shokët e Ramës nuk është votë për familjen tuaj
Në fjalën e tij, Basha tha se nuk na duhen më hajdutë të Ramës që kanë 12 vite që vetëm vjedhin, apo rrangalla të Berishës që presin të riciklohen. Sipas tij, njëri thotë do luftoj korrupsionin duke nxjerr shokët nga burgu, tjetri duke nxjerr Ilir Metën nga burgu dhe me Vis Roshin në parlament.
-
VIDEO
'Thanë ejani se është garë e hapur'. Rama për primaret në PD: Ua prenë kokat të gjithë atyre që fituan
Kryeministri Edi Rama nga takimi me gra dhe vajza në Kamzë u ndal edhe tek primaret e PD. Ai nuk kurse as batutat në lidhje me atë që ka ndodhur me Primaret.
Rama tha se ata që fituan në Primare, veçanërisht kryetari i PD në Kavajë, përfunduan “në barkun e Bufit”, duke iu referuar mos përfshirjes së tyre në listat e 11 majin për zgjedhjet parlamentare.
“Thanë ejani se është garë e hapur u bë deti kos për primaret. Sikur u thanë nxirreni kokën kush vërtetë ka mbështetje e vota, e të tërëve ua prenë kokën. Primaret në Tiranë i festoi kryetari i PD në Kavajë, ndodhet sot në barkun e bufit, e hëngri. Se mos vetëm atë. Hëngri të tërë e as në lista nuk janë e as nëishani nuk u shihet. Sigurisht që nuk më intereson e ardhmja e PD. Por kjo është e vërteta tani”, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
-
VIDEO
‘Kamza, tashmë qytet’, Rama: Transformuam administratën, Rakipi kuptoi forcën e grave
Kryesocialisti Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz foli rreth transformimit të Kamzës duke thënë se tashmë quhet një qytet.
Rama tha se administrate është transformuar duke pasur më shumë gra dhe vajza të punësuara sepse vetë kryetari i bashkisë kuptoi rëndësinë e tyre për të drejtuar dhe transformuar Kamzën.
“Nëse do të shohësh pse ka ndryshuar kaq shumë Kamza, mjafton të shohësh administratën e Bashkisë fal një burri që e ka kuptuar që në krye të herës. Ka qenë fushata e parë e Rakipit kur ne tentuan t’i japim Kamzës një shans, por nuk mjaftoi.
Në atë kohë për shumë nga vajzat e reja duket e pabesueshme por ishte në vitin 2011. Ishte e pamundur të shkoje në komision sepse ligjin e bënin disa burra të dhunshëm. Nuk pati më asnjë problem sepse Rakipi vendosi gran ë komision. Kjo ka qenë një nga shumë provat e realitetit ku gratë dhe vajzat ndihen të mbëhstetura jo të lëna vetëm. Jemi në një qytet që mund t’iI thuash qytet pa pasur frikë. Dikur i vinte turp dikujt të thoshte jetoj në Bathore sepse ishte njësoj të thoje që jetoj në kënetë. Sot kjo është një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes', tha ai.
-
VIDEO
Berisha takim me fermerët në Elbasan: Abuzuan me fondet e BE, Rama e bëri ministren këshilltare të tij! Hapi kufijtë për prodhimet serbe
Nga fshati Gjergjan në Elbasan, ku zhvilloi një takim me fermerët kreu i PD Sali Berisha u ndal tek fondet e BE për bujqësinë, për të cilat tha se paratë që i takonin fermerëve u vodhën nga qeveria. Berisha deklaroi se në 12 vitet e fundit fermerët shqiptarë janë përballur me humbje të mëdha dhe me braktisje të plotë nga shteti.
-
VIDEO
Rama takim me gratë dhe vajzat në Kamëz: Të thoshe jam nga Bathorja, ishte si të thoshe jetoj në kënetë! Në 11 maj PD do marrë humbjen më të madhe që nga '97
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz, ku pak ditë më parë pati një takim me të rinjtë e kësaj bashkie. Ai ndau episode nga huliganizmi i Partisë Demokratike gjatë kohës që qeveriste Bashkinë Kamëz, me njerëz të dhunshëm që pengonin shprehjen e vullnetit të qytetarëve në kutitë e votimit.
-
VIDEO
Berisha lutet në kishë për fitore në zgjedhjet e 11 majit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës, ku uroi besimtarët për festën e Pashkës.
-
VIDEO
Lapaj nga Roskoveci: Gruri serb vjen këtu pa taksa, fermerët tanë hedhin prodhimin në kanal
Gjatë fjalës së tij, Lapaj u ndal te pasojat e marrëveshjes së Ballkanit të Hapur, duke theksuar se ajo po dëmton drejtpërdrejt prodhimin vendas.
-
VIDEO
Politika uron Pashkët! Rama: Për shumë vjet! Basha: Sjelltë ndryshimin pozitiv që duam! Begaj: Më shumë gëzim, begati e paqe! Spiropali mesazh për politikanët
Politika uron besimtarët katolikë dhe ortodoksë që festojnë Pashkët në të njëjtën ditë. Kryeministri Rama përcolli një mesazh përmes rrjeteve sociale. Urime përcollën edhe Begaj, Basha, Berisha dhe Blushi në emër të Metës si dhe kryeparlamentarja Spiropali nga Katedralja Ortodokse dhe ajo Katolike në kryeqytet.
-
VIDEO
Bardhi me punonjësit fason në Fier: Refuzoni presionet për votën, në 12 vite zbrazën xhepat e shqiptarëve
Sipas Bardhit, në programin e PD është parashikuar që ndihma të mos jepet vetëm për punonjësit duke iu rritur rrogat, por edhe për biznesin, të cilit do iu ofrohen lehtësira fiskale për të përballuar luhatjet e tregut.
-
VIDEO
Berisha viziton Katedralen Katolike dhe atë Ortodokse: Opozitën u përpoqën ta fshijnë por u ‘ringjall’, sot është më e fortë se kurrë
Edhe në këtë ditë feste, Berisha vijoi me sulme duke thënë se si u përpoqën që ta fshijnë opozitën shqiptare. Ai bëri një analogji të ‘ringjalljes’ së opozitës me atë të Krishtit, duke thënë se sot janë më të fuqishëm se kurrë.
-
VIDEO
Basha uron Pashkën nga Kisha Ortodokse: Është dita me mesazhin kuptimplotë të shpresës dhe të triumfit të saj mbi erësirën
Me rastin e festës së Pashkës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte për një vizitë edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në këtë ditë të shenjtë, Basha tha se kjo është ditë e shpresës dhe të triumfit të saj mbi erësirën.