-
VIDEO
Rama: 11 maji datë historike si zgjedhjet e vitit 1992, me këtë rast shërojmë edhe atë palo parti nga këneta! Bufi i kullufiti ata të Primareve në Kavajë
Kryeministri Edi Rama theksoi sot nga Durrësi para grave dhe vajzave socialiste se 11 maji është datë e shënuar historike si zgjedhjet e 22 marsit 1992.
Ai nuk e kërkoi votën për PS-në këtë herë, por për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në BE, që mesazhi për europianët të ishte i qartë, se shqiptarët e duan bashkimin me atë familje.
Duke bërë analogji politike, ai u shpreh se shqiptarët më 1992 nuk votuan PD si parti, por sepse ajo u gjend aty në kohën dhe vendin e duhur, ashtu sikurse PS më 11 maj.
Ai shtoi se me këtë rast, vota masive për PS-në do shërbejë edhe për të shëruar dhe pastruar PD-në nga këneta, duke e cilësuar si “palo parti”. Rama solli në vëmendje edhe përjashtimin nga listat e kandidatëve të fituesve të Primarëve në Durrës dhe më gjerë nga PD-ja dhe Sali Berisha, që sipas tij “i kullufiti një nga një”.
-
VIDEO
Rama durrsakëve: Zgjidhni mes Shqipërisë në BE më 2030 apo mustaqeve madhështore të Kujtim Gjuzit! Nëse anëtarësohemi, 1 mld euro në vit nga Unioni
Kryesocialisti Edi Rama vuri theksin në fjalën e tij edhe tek përfitimet ekonomike që ka Shqipëria nëse anëtarësohet në Bashkimin Europian. Dhe për ta bërë më të qartë ai tregoi një eksperiencë nga periudha e pandemisë së Kovidit, kur Shqipëria nuk merrte dot vaksina për popullatën, pasi nuk ishte anëtare e Unionit që të ndihmohej si pjesë e asaj familjeje apo ashtu siç ndodhi edhe me Greqinë. Ai iu drejtua grave dhe vajzave socialiste se iu desh të shkonte deri në SHBA të takonte përfaqësuesit e Pfizer dhe në Turqi për të siguruar vaksina. Nëse vendi bëhet pjesë e BE-së, siguron ndihmë financiare 1 mld euro në vit sipas kryeministrit. Rama e shoqëroi edhe me një batutë, nëse “do votohej për Shqipërinë në BE më 2030, apo për mustaqet madhështore të Kujtim Gjuzit”. Fjala e Ramës për përfitimet nga BE-ja dhe batuta me Kujtim Gjuzin: “Shqipëria na duhet në BE, sepse kur hyjmë, kemi buxhet direkt ekstra. Si rasti i vaksinave në kohën e Kovidit, e m’u desh të shkoja në Pfizeri të lutesha për vaksina dhe më pas në Turqi për të marrë pjesën e parë të vaksinave. Sepse ne nuk ishim pjesë e BE. Mori greku se ishte pjesë e BE, familjes europiane dhe kush është atje funksionon me kategori, kontribuues dhe përfitues. Siç do jemi dhe ne kur të hyjmë. Kontribuesit janë të pasurit që ndihmojnë përfituesit. Nëse kemi marrë deri tani 1 mld euro të tëra nga BE, kur të hyjmë ne marrim 1 mld çdo vit, që janë investime dhe fonde, për të bërë edhe atë që kemi detyrimin më të madh, rritjen e pensioneve. Dhe shikoni, se çfarë marrim deri tani nga BE është borxh, kredi, me interesa të ulta e të buta, por është borxh. Si mund t’i vëmë në diskutim këto, a do votojmë për Shqipërinë në BE 2030 apo do votojmë për ‘mustaqet madhështore” të Kujtim Gjuzit?”.
-
VIDEO
‘Edhe unë po nuk kuptova gruan time...!’ Rama batuta me socialistet e Durrësit: Çyrykët votojnë kënetën! Të ikni ju një muaj, qyteti mbushet me të dehur e burrat me lesh!
Kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe një herë batutave ironike dhe metaforave për kundërshtarët, kryesisht burrat që mbështesin “kënetën” siç e tha ai.
“Sepse edhe unë po nuk kuptova gruan time, atëherë jam çyryk”, u shpreh ai duke shpjeguar pse prej disa ditësh ‘thumbon’ mbështetësit e opozitës dhe takohet me gra dhe vajza socialiste.
Kryesocialisti iu referua edhe shifrave, duke thënë se 56% mbështetësve të PS janë gra dhe vajza, teksa synimi është që anëtarësia e kësaj kategorie të jetë mbi 50%.
Duke bërë një krahasim se çfarë mund të jetë Durrësi pa gra apo pa burra, ai tha se nëse ato do iknin një muaj me kroçerë, burrat do mbuloheshin nga leshi dhe era e keqe dhe në qytet do kishte vetëm të dehur. Dhe e vijoi batutën e tij me rastin kur iknin burrat një muaj nga Durrësi, nëpër rrugë nuk do gjendej më asnjë bisht cigareje e hedhur.
-
VIDEO
Basha me të rinjtë që votojnë për herë të parë: Programi jonë përfshin 4 kampuse të teknologjisë së informacionit, zbutje të kredive për çiftet e reja dhe bonuse për bebet
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinj që votojnë për herë të parë, prezantoi disa prej pikave kryesore të programit të tij.
-
VIDEO
I dorëzoi çelësat e Tiranës në 2014, Basha në Report Tv kujton takimin me Papa Françeskun: Një njeri i jashtëzakonshëm, kolos i mirësisë
Në postin e kryebashkiakut të Tiranës në atë kohë, kreu i koalicionit euroatlantikë Lulzim Basha, ka kujtuar takimin me Papa françeskan në vitin 2014 kur ai zhvilloi një vizitë në Tiranë. Teksa shprehu ngushëllime për ndarjen e papës nga jeta ditën e sotme, Basha tha se ai e kujton me shumë emocion vizitën e tij, ndërsa i dorëzoi edhe çelësin e qytetit.
-
VIDEO
Kryesocialisti Rama takim me gratë dhe vajzat e Durrësit: Synojmë 9 mandate deputetësh në këtë qark më 11 maj
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po zhvillon sot takim me gratë e vajzat e qarkut Durrës. Ky takim vjen në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
-
VIDEO
Shkolla e futbollit të Manchester City, kryesocialisti Rama viziton kantierin e Akademisë ‘Dyrrah City’: Shtatorin e ardhshëm ta inaugurojmë, mundësi e artë për të talentuarit!
I shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiakja e Durrësit, kryeministri u takua me përfaqësuesit britanikë të Manchester City dhe drejtuesit e punimeve, duke inspektuar nisjen e punimeve. Këtë shtator përfundojnë fushat e para. Rama u vë afate mes batutash
-
VIDEO
Berisha nga Puka: Me Ramën nuk shkohet në Evropë, 11 Maji do të jetë një betejë kundër hajdutëve
Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim në Pukë, nga ku sulmoi qeverinë Rama duke e akuzuar se ka shpopulluar vendin. Berisha foli për programin e tij elektoral ndërsa tha se gjatë qeverisjes së tij, shqiptarët kishin rrogat më të larta në rajon, por shtoi se me ardhjen në pushtet të Ramës, këto vende na tejkaluan.
“Miqtë e mi, këto 12 vite ishin vitet e një rrokullisje shumë të rëndë, shumë të pamerituar. Në vitin 2013, pukjanët, shqiptarët nuk kishin rroga të larta, por ama i kishin më të larta se 6 kombet e tjera të rajonit. I kishin më të larta edhe se rumunët dhe bullgarët. Në këto 10 vite, ata na tejkaluan ne 3 herë me pensione dhe na tejkaluan rreth dy herë me rroga. Por jo vetëm kaq se kjo është vetëm njëra anë e zezë e medaljes së kësaj qeverisje. Ana tjetër po kaq e zezë e kësaj medalje, se këta burra dhe gra, me këto pensione dhe rroga, më të ulëtat në rajon, duhet të shkoni në dyqane për të blerë mallra me çmimet më të shtrenjta. Gjatë këtyre 10 viteve, çmimi i ushqimeve u dyfishua. Dhe sot, për të blerë ato që blinte në vitin 2013, pensionisti me 143 mijë lekë pension, duhej të kishte një pension 390 mijë lekë. Pra duhej të kishte një pension minimumi 2 herë e gjysmë më të lartë. Po kështu rrogë ulëti. Po kështu rrogëtari me rrogë të mesme. Çfarë ndodhi? Si ne ramë në këtë mënyrë? Pse të tjerët na tejkaluan me pensione tre herë?”, tha Berisha.
-
VIDEO
Rama: Hyseni, i pari i primareve është në barkun e bufit dhe jo në listë! Edhe bota të përmbyset, ne nuk marrim më pak se 71 mandate
Rama u ndal tek primaret e PD-së, ku solli në vëmendje kandidimin e Hysen Kadiut në Kavajë që doli kandidati i parë në qarkun e Tiranës, edhe nuk u përfshi nga Berisha në lista. Kryesocialisti tha se ‘bufi’ e hëngri përfaqësuesin e Kavajës dhe ndaj ata duhet të kenë respekt për veten e tyre.
-
VIDEO
‘Turnin e kujt mban sot Elvis Roshi?’, Basha ironizon Ramën: Gjysmën e shokëve i ka te 7x7=313 dhe gjysmën tjetër në listën e bufit
Gjatë një komunikimi live me qytetarët në facebook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ironizoi takimin e krzeministrit në qytetin e Kavajës. Basha i drejtoi një pyetje publike Ramës, nëse e “kishte dalë para për ta pritur Elvis Roshi, apo se kishte turnin sot me PS-ën”.
-
VIDEO
Rama: Edhe sikur bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate, edhe Luli po të futet me matematikën e vet nuk e prish dot llogarinë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Spille, ku me tone ironike dhe batuta ka përsëritur se PS edhe sikur të përmbyset bota, nuk bie në më pak se 71 mandate.
-
VIDEO
Edi Rama tregon për foton e famshme nudo: Unë se mohova kurrë,këta më bënë presion përpara fushatës
Kryesocialisti Edi Rama ka shkëmbyer batuta me deputetin Pandeli Majko duke kujtuar foton nudo të dikurshme të kryeministrit në plazh.