• VIDEO

    Berisha me të rinjtë e FRPD, gënjen sërish për ‘darkën e Ramës’ në Strasburg: I ati vari poetin desident, ky vari Tik-Tokun, si Gadafi, Enveri dhe Habitullahu

    Kryesocialisti Edi Rama mblodhi dje të rinjtë e Kamzës, por Sali Berisha iu përgjigj sot me të rinjtë e FRPD-së, ku pas vetes kishte edhe “sherifin” dhe “magjistarin” e fushatës së tij elektorale me “madhështorët” e opozitës, Chris LaCivita.

  • VIDEO

    ‘S’jam sherif, por më pëlqen humori!’ LaCivita shuan shpresat e Berishës: Nuk flas në emër të qeverisë Amerikane, jam qytetar privat që merrem me fushatat elektorale nëpër botë!

    I shoqëruar nga kryetari i PD-së Sali Berisha, në takimin me të rinjtë e FRPD, konsulenti i fushatës së opozitës Chris LaCivita u dha goditje të rinjve demokratëve që e konsideronin si të dërguarin e Donald Trump, se do i ndihmonte të fitonin. Pohon se ndodhet në Shqipëri vetëm privatisht dhe për punë zgjedhore. E quan qeverisjen 12-vjeçare socialiste të dështua

    • VIDEO

      Dosja/ Si nisi çështja “inceneratorët”, nga politika te GJKKO! Elbasani vendim të “prerë” me 9 të dënuar, Fieri në rigjykim

      Pas vendimit të drejtësisë për inceneratorin e Tiranës, Report Tv sjell një sqarim të plotë të procesit të 2 inceneratorëve të tjerë, të Fierit dhe Elbasanit. Çfarë ka ndodhur me procesin gjyqësor

    • VIDEO

      Kryesocialisti Edi Rama prezanton vizionin për sportin

      Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është duke prezanton sot vizionin për sportin.

    • VIDEO

      Zgjedhjet/ ‘Lekët te shokët, qytetarët blejnë me lista në dyqane!’, Basha në Njësinë 9: Vota për ne çliron ekonominë dhe për të lënë shokët e Ramës e Berishës tek 7x7-313!

      Kreu i Koalicionit Euroatlantik vijon turin elektoral në Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit. Takim me biznese dhe qytetarë të Njësisë nr. 9 në kryeqytet. Akuzon se gjithçka është në dorën e një grushti njerëzish të lidhur me qeverinë dhe kreun e PD-së, teksa vë në dukje braktisjen e vendit nga të rinjtë dhe familjarë

      • VIDEO

        Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama i përgjigjet komentuesve: S’ka lidhje me zgjedhjet! Kemi një sërë projektesh, dekadën tjetër do të shfrytëzoni edhe trenin

        Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të komentuesve në lidhje me hekurudhën kuqezi, që lidh Durrësin me Prishtinën, për të cilën njëri prej tyre i shkruan se nuk do të realizohet kurrë. Duke iu përgjigjur edhe akuzës se projekti u bë publik në kohë zgjedhore, Rama shprehet se në fakt projekti është prezantuar që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

      • VIDEO

        Rama: Janë kryer 270 mijë legalizime, kanë mbetur edhe 60 mijë! Synojmë ta mbyllim procesin deri në 2028

         

        Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me fermerët në Cërrik, u ndal edhe te legalizimet. Ai tha se deri më tani, që kur kanë marrë detyrën janë bërë 270 mijë legalizime, ndërsa kanë mbetur 60 mijë të tjera.

        Sipas Ramës, këtë proces synojnë që ta mbyllin në 2028. 

        “Sa i përket legalizimeve, bashkia tani ka marrë një autoritet, pra bashkia është pjesë e procesit. Janë kryer 270 mijë legalizime. Kanë mbetur edhe rreth 60 mijë tjera, sepse janë shumë. Janë bërë në të kaluarën gabime të rënda me legalizimet ose më keq akoma, ka pasur gabime, por janë bërë poshtërsia të mëdha që kanë sjellë dëme të mëdha dhe ne nuk duam t’i përsërisim këto, prandaj procesi do të vazhdojë.

        Duam që të mbyllet bashkë me inventarizimin përfundimtar të pronës në 2028, dhe për këtë arsye kemi futur edhe bashkitë në lojë, që ta mbyllim këtë proces. Shpresoj shumë që kush ka pritur gjatë nuk do presin më aq sa ka pritur, por duhet edhe pak durim. Kur ne kemi marrë detyrën janë bërë 21 mijë legalizime, dhe një pjesë e tyre ishin kriminale komplet, të paimagjinueshme”, u shpreh Rama. 

      • VIDEO

        ‘Brenda 2030, pensioni minimal do jetë 200 euro’, Rama-të punësuarve: Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë, po i bëni gropën vetes

        Kryesocialisti Edi Rama, në një takim me fermerët në Cërrik, tha se problematikë mbeten pensionet e fshatit për shkak se nuk kanë dhënë kontribute. Ai tha se brenda 2030, pensioni minimal në vend do të jetë 200 euro. 

        Rama tha se këneta bëri një ‘krim’ me shpalljen e njerëzve në pension 40-vjeç, dhe vendimin për pensionin më të lartë 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa për të tjerët ishin qesharake. 

        “U bë një mbyllje masive e gjithë aseteve të Shqipërisë dhe u  nxorrën njerëzit në rrugë dhe që 40 vjeç u shpallën pensionistë dhe u shoqërua me një vendim që pensioni më i lartë është 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa të tjerat ishin qesharake. Kjo krijoi masë të madhe njerëzisht që nga njëra anë u shpallën pensionistë, nga ana tjetër puna e tyre e bërë ku të mundeshin nuk figuronte në sigurime, niveli i punës në të zezë ishte katastrofik dhe përveç kësaj, kjo situatë u mbajt deri në 2014. 

        Kur ne e hoqëm tavanin, dhe thamë një gjë të thjeshtë, pensioni është ajo që ke kontribuuar në vite. Na ra goja duke iu thënë njerëzve që mos e hani karamelen që në sipërfaqe është e ëmbël, por në brendi është e hidhur të marrjes së pagave në dorë. Të duket sikur merr pak më shumë por në fakt po i bën gropën vetes kur të dalësh në pension. Ai që po ta bën këtë po të vjedh pensionin. Kjo ka sjellë të rritet në mënyrë të ndjeshme kontributi në sigurime shoqërore. Në Shqipërinë 2030, synojmë që minimumi, kjo do të varet nga rritja ekonomike dhe BE, pensionin minimal 200 euro për të gjithë që është ajo që thatë ju.", shtoi Rama. 

      • VIDEO

        ‘E ka kthyer turizmin në xhungël e bixhoz!’ Berisha akuza qeverisë ‘Rama’: I ka dhënë leje hoteli e kazino Pëllumb Gjokës dhe klanit ‘Sinaloa’! ‘Lubi Balluku’ po mbush baulet

        Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot takim me shoqatat dhe operatorët turistikë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. premton ato që nuk realizoi dot më 2005-2013 për turizmin dhe sulmon qeverinë e socialistëve

      • VIDEO

        Rama me fermerët në Cërrik: Duhet të bëni investime të përbashkëta, keni garancinë shtetërore për financimin

        Kryesocialisti Edi Rama iu bëri thirrje fermerëve të Cërrikut për investime të përbashkëta. Ai tha se edhe bashkia duhet të jetë pjesë e këtyre investimeve, teksa shtoi se Cërriku të jetë ndër të parët që e ‘përqafon’ këtë ide.

        Sipas tij, në financim mund të ndihmojë edhe garancia shtetërore.

        “Në Cërrik kemi besim se gjërat do të shkojnë më mirë në këtë drejtim se kemi këtu një kryetar bashkie, një nga më të vëmendshmit ndaj bujqësisë se në përgjithësi priren të shohin fshatin si infrastrukturë, jo si zhvillim bujqësor. Histori tradite që kthehet jo me shpejtësinë që kemi fatkeqësisht dëshirë. Në rastin e Cërrikut, kryetari i bashkisë ka bërë gjëra shembullore dhe e kemi përdorur si shembull në mbledhjet e përbashkëta, edhe rastin e përpunimit të mbetjeve bujqësore ku keni krijuar model. Shpresoj se bashkia e Cërrikut do të krijojë modele të bashkëpunimit mes fermerëve, bujqësve dhe  bashkisë së vet për prodhimin.

        Ministria tha kemi vendosur në dispozicionin tuaj 250 mln euro, me mundësinë e marrjes së një kredie të butë, ku 70% të kolateralit e mbulon shteti dhe është e garantuar nga shteti. Paralelisht me çfarë bëni ju individualisht, të mendoni edhe për investime të përbashkëta, ku të futet edhe bashkia. Nëse flasim për vajin e ullirit, keni mundësi për një sistem siç e ka bota, ku bashkitë dhe fermerët bëhen bashkë. Kooperativat komuniste ishin të gjithë bashkë në prodhim dhe pastaj lëmoshë në fund të muajit. Bashkimet të gjithë sot janë veç në prodhim dhe bashkë në shitje. Bashkitë duhet të futen se keni garancinë shtetërore dhe linjë financimi. Por edhe ju duhet të nxisni për politika të caktuara në nivel bashkie”, u shpreh Rama.

      • VIDEO

        Rama në Cërrik, zhvillon takim me fermerët e zonës

        Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim me disa fermerë në Cërrik 

      • VIDEO

        Përplasja me agjentët e BKH dhe efektivët / Kapllanaj për Report TV: Nuk u identifikuan, njëri prej tyre shau dhe kërcënoi! Nxorri dhe armën! S'ka pasur as sulm as goditje

        Në një intervistë për Report TV, Agron Kapllanaj ka dhënë versionin e tij të ngjarjes me agjentët e BKH dhe efektivë në kompaninë e tij në Fier. Sipas tij, ata nuk janë identifikuar si anëtarë të strukturës së BKH, dhe se njëri prej tyre, i ka sharë dhe kërcënuar.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv