-
VIDEO
Rama inspekton punimet në autostradën Elbasan-Lekaj: Pjesë e një programi masiv infrastrukture! Me hyrjen në BE, 90% e mbështetjes do jetë grant i vendeve kontribuuese
Kryeministri Edi Rama inspektoi kantierin e autostradës Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII dhe është një investim i kategorisë A që ka një gjatësi totale prej 40.7 kilometër.
-
VIDEO
Report Tv një ditë fushate me kandidaten e PD, Jorida Tabaku. Çfarë kërkojnë qytetarët, të papriturat e “tureve”
Në zgjedhjet e 11 majit, votohet vetëm për kandidatët në listat e hapura. Jorida Tabaku, deputet demokrate, nuk u përfshi në listat e sigurta të Tiranës, pavarësisht pëlqyeshmërisë së lartë që ajo mori në primaret brenda partisë. Tani i duhet të sigurojë një mbështetje sa më të gjerë për emrin e saj, ndërsa të njëjtën garë e synojnë dhe 36 kandidatë të tjerë, përfaqësues edhe nga partitë aleate. Por sa e vështirë është për të kjo garë? Report TV, ndoqi nga afër zonjën Tabaku, përgjatë një dite të fushatës së saj në kryeqytet.
-
VIDEO
Nis votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit, sot mbërrijnë në Tiranë 111 votat e para! 91 mijë zgjedhës morën zarfet
Diaspora shqiptare ka nisur me procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rreth 91 mijë zarfe tashmë u janë dërguar në banesë zgjedhësve shqiptarë jashtë vendit.
-
VIDEO
Shpërndarja e fletëve të votimit për diasporën, Celibashi: Nuk e përfundojmë dot nesër, shpresojmë ta mbyllim brenda kësaj jave
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët tha se procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për diasporën shqiptare nuk mund të mbyllet nesër më datë 17, për shkak të ngarkesës. Celibashi tha se shpreson që shpërndarja të mbyllet maksimumi brenda kësaj jave. Ndërkohë, zarfi me votën e shqiptarëve në momentin që kthehet në vendin tonë do të vendoset direkt në Parkun Olimpik, ku do të jetë e monitoruar 24 orë me kamera.
“Do vijnë direkt në Parkun Olimpik, nuk shkojnë në KQZ, këtu bëhet procesi administrativ, i menaxhimit dhe dokumentimit të zareve që do vijnë. Kutitë e votimit do jenë këtu nën vëzhgimin e kamerave dhe përfaqësuesve të partive politike.
Kam frikë se nuk e përfundojmë dot në datën 17 procesin për shkak të ngarkesës të shtuar në kontrollin e procesit të përgatitjes dhe dërgimit të zarfave. Shpresojmë që në dy ditë, rasti më ekstrem që brenda kësaj jave ta përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi.
-
VIDEO
‘Vota juaj për të vendosur flamurin kuqezi në oborrin e BE!’ Balla thirrje dhe udhëzime diasporës për zgjedhjet: Ja hapat që duhet të ndiqni, afati dhe koha e kthimit të zarfit
Emigrantët do njoftohen me e-mail ose SMS. Zarfi i kthimit duhet të dorëzohet brenda 3 ditëve nga marrja e dokumentacionit. Në rast mospërgjigjeje, posta do të tentojë dorëzimin edhe dy herë të tjera, ndërsa pas datës 1 Maj 2025, zarfi do të kthehet në KQZ, duke pamundësuar votimin. Brenda zarfit të dërguar nga KQZ ndodhen fleta e votimit, udhëzuesi, zarfet A dhe B, si dhe lista e kontakteve të DHL në vendet përkatës
-
VIDEO
Petro Koçi: Berisha vepron interesa greke! Më 11 Maj e kemi detyrim kombëtar të votojmë kundër tij dhe partisë që komandon
Deputeti socialit thotë se një ndër arsyet se pse Sali Berisha duhet të ‘bojkotohet’ më 11 Maj janë edhe interesat e tij greke. Në një video në rrjete sociale, deputeti shprehet se Berisha është ‘lojtari’ më i rëndësishëm politik me interesa greke në vendin tonë, jo vetëm Fredi Beleri apo Vangjel Dule.
-
VIDEO
Hekurudha ‘kuqezi’ Durrës-Prishtinë, Rama i përgjigjet komentuesve: S’ka lidhje me zgjedhjet! Kemi një sërë projektesh, dekadën tjetër do të shfrytëzoni edhe trenin
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të komentuesve në lidhje me hekurudhën kuqezi, që lidh Durrësin me Prishtinën, për të cilën njëri prej tyre i shkruan se nuk do të realizohet kurrë. Duke iu përgjigjur edhe akuzës se projekti u bë publik në kohë zgjedhore, Rama shprehet se në fakt projekti është prezantuar që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
-
VIDEO
E FORTË/ Fatura e LaCivita do i kushtojë Berishës, debate në studio! ZBULOHET skenari l Repolitix
Deputeti i PS Petro Koçi tha se Berisha e ka marr LaCivita pasi reputacioni i tij është i ulët. Ai tha Partia Demokratike s’ka asnjë mundësi për të fituar në këto zgjedhje. Koçi u ndal edhe tek integrimi në BE, ku tha meritat janë të gjitha të PS që vendi ka arritur deri në hapjen e disa grupkapitujve.
-
VIDEO
Përplasje mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve të BKH në Fier! Policia: U goditën për shkak të detyrës! Rrethanat të paqarta, disa të shoqëruar
Përplasje fizike mes hetuesve të BKH-së dhe Forcave Operacionale me njerëzit e Agron Kapllanajt në Fier. Policia thotë se u goditën për shkak të detyrës. Kapllanaj pretendon se ata u futën në ambientet e fabrikës së tij dhe po filmonin me dron tokat aty pranë.
-
VIDEO
Fushata e partive/ Petro Koçi: LaVicita po mbulon imazhin e rrënuar të Berishës, pa shpresë për fitore
Deputeti i PS Petro Koçi tha se Berisha e ka marr LaCivita pasi reputacioni i tij është i ulët. Ai tha Partia Demokratike s’ka asnjë mundësi për të fituar në këto zgjedhje.
-
VIDEO
Spahiu: Çudi e madhe, 50 euro vota quhet korrupsion, 5 milionë LaCivita quhet ligjore
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se duhen ndryshime në legjislacion për marrjen e konsulentëve nga jashtë vendit për pjesëmarrje në fushatë.
-
VIDEO
Spahiu: Monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK, shpresa e vetme që votat s’do manipulohen
Juristi Kreshnik Spahiu, në emision 'Repolitix' në Report Tv u ndal edhe tek monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK.