-
VIDEO
Mbyllja e TikTok për të mbrojtur fëmijët ‘çmend’ Berishën: Është akt censure
Sali Berisha vijon të mbajë qëndrimet qesharake për mbylljen e TikTok, një masë e marrë nga qeveria për mbrojtjen e të fëmijëve dhe të rinjve.
-
VIDEO
Çam e grekë në koalicion, militantët frikë se Idrizi ikën te PS! Berisha: Këtë herë do jetë besnik i PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim në rrjetet sociale iu përgjigj frikës së një militanti se Shpëtim Idrizi që i është bashkua koalicionit me PD, mund të iki tek socialistët. Berisha tha se kësaj radhe Idrizi do të qëndrojë besnik i Partisë Demokratike
-
VIDEO
Pasi u ‘përul’ për çështjen e detit, Berisha nxin vendin në mediat greke: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE, po na mbyllin dhe TikTok
Në një tjetër intervistë për median greke ‘Liberal’, Sali Berisha përtej përuljes për të rikthyer marrëveshjen e detit të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, nxin imazhin e Shqipërisë duke thënë se vendi ynë nuk meriton integrimin në BE. Madje, një prej arsyeve, sipas tij, është edhe mbyllja e TikTok, masë që qeveria mori për mbrojtjen e fëmijëve.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama në vilën 30, takime kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve për listën e kandidatëve për deputetë të PS
Kryeministri Edi Rama vijon sot mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të nisë rreth orës 14:00 në Pallatin e Brigadave ku në fokus do të jetë sërish një analizë e punës së socialistëve, por edhe zgjedhjet e 11 majit.
Një ditë më parë, socialistët u mblodhën për 6 orë ku u diskutua për programin elektoral të socialistëve në çdo sektor dhe se cila do të jete qasja në takime publike me qytetarët.
Sot në fokus të takimit do të jetë edhe vota e diasporës. Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në KQZ brenda 12 Marsit.
-
VIDEO
‘Gjuzi, figura më domethënëse në shportën e karavidheve’, Rama: Drejtësia garantohet edhe njëherë me hyrjen në BE! Nuk varet nga një buf kënete që thotë se do shkrijë SPAK
Kryeministri Edi Rama thotë se me hyrjen në BE, drejtësia e pavarur në vendin tonë garantohet edhe njëherë. Në takimin me gratë dhe vajzat për 8 Marsin, shefi i qeverisë tha se drejtësia nuk do të varet nga Sali Berisha, të cilët i referohet si “buf kënete”, i cili ka thënë se do të shkrijë SPAK.
“Vendosëm të dorëzojmë te drejtësia shpatën që kishte mbajtur qeveria. Janë burgosur nq Shqipëri, pushkatuar dhe varur ministra por ka ndodhur sepse ka ardhur urdhri nga lart. Ne shpatën e ndëshkimit ia dorëzuam drejtësisë. Që do të thotë se duke hyrë në BE, është e dyta gjë që garantohet njëherë e përgjithmonë dhe nuk varet se del një buf kënete dhe thotë se do të shkrijë SPAK, apo se dalin speciet bashkë dhe premtojnë se me votën që do marrin do të kthejnë pas reformën në drejtësi, edhe Shqipërinë. Fati i vendit nuk varet nga çfarë i teket njërit apo tjetrit. E treta pse duhet të hyjmë tani në BE është se standardet e bashkëjetesës janë të garantuara. Ju jeni ato që mbajnë shtëpinë, nuk e mbajnë burrat. Ata japin kontributin e tyre. Kur të hyjmë në BE ne jemi vend përfitues. Pra, momenti që hyjmë në BE, përveç buxhetit nga të ardhurat dhe taksat dhe pak ndihma, do të keni buxhet tjetër që do të jetë buxheti i vendit përfitues dhe këtë do ta kemi sapo të bëhemi anëtarë të BE. Parafytyroni që të gjitha këto t’i vësh në diskutim për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Gjuzi është figura më domethënëse dhe mustaqet e tij janë e vetmja gjë madhështore në atë shportë karavidhesh, mbeturinash të historisë dhe produktesh të një kënete që nuk i është ndarë vendit.”, u shpreh Rama.
Më tej, Rama pati edhe një thirrje për gratë për të votuar më 11 Maj.
“Kam shumë besim dhe pres shumë nga ju që në 11 Maj të arrijmë fitoren e 10 radhazi. Jo thjesht fitoren e 10 se ajo nuk diskutohet, pro fitoren me notën 10. Jini krenarë për çfarë kemi bërë dhe kini besim për çfarë do të bëjmë akoma.”, shtoi kryeministri.
-
VIDEO
Rama: Nëse në Shqipëri do votonin vetëm gratë, PS do merrte 90 mandate! Burrat janë tifozë skandalozë
Nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë, kryeministri Rama thotë se PS do merrte 90 mandate.
"Besoj shumë në radhë të parë tek cilësia dhe mençuria e grave, nuk është e rastit dhe unë jam krenar për këtë. Nuk është e rastit që PS e votojnë më shume gra se sa burrat. Nëse do votonin vetëm gratë në Shqipëri ne do merrnin 90 deputetë. Këto janë shifrat. Dhe të them të drejtën nëse duhet zgjedh mes votës së një gruaja dhe të një burri, unë them votën e gruas. Sepse është më shumë se sa një votë, është një vendim. Gratë nënat nuk janë tifoze, burrat janë tifozë, janë skandalozë. Gratë janë nëna, motra, bija që kanë të lindur brenda vetes kujdesin për atë që vjen nesër. Gratë e ndërtojnë fatin", tha Rama.
-
VIDEO
Rama thirrje grave: Më 11 maj burrat demokratë mbajini në shtëpi më 11 maj, jo fëmijët për të mos shkuar në shkollë
Në një takim për 8 marsin, Rama u bëri thirrje grave që të mbajnë në shtëpi burrat demokratë më 11 maj dhe jo fëmijët që mos të shkojnë, duke ironizuar thirrjen qesharake të Berishës.
Do të përsëris thirrjen për gratë që kanë burrat demokratë, burrat mbajini në shtëpi më 11 maj, jo fëmijët për të shkuar në shkollë. Se me tifozllëkun e tyre ata janë në gjendje të marrin në qafë veten, se s’na bëjnë ndonjë dëm te madh, po të marrin në qafë edhe fëmijët edhe familjen edhe vendin. Por vendit nuk kanë çfarë i bëjnë se shumica dërrmuese do të votojë për të çuar Shqipërinë në BE.
-
VIDEO
Berisha protestë për mbylljen e TikTok ditën e masakrës së Gërdecit, Rama: I ka ikur mendja për terital, thirrja që fëmijët mos të shkojnë në shkollë lajthitje
Kryeministri Edi Rama, në takimin me gratë dhe vajzat, komentoi edhe thirrjen qesharake të Sali Berishës që fëmijët mos të shkojnë në shkollë, por mbrojnë mbylljen e TikTok. Kreu i qeverisë e cilësoi si një lajthitje ndërsa shtoi se kërkesa e kreut të PD tregon sesa rreziqe mund të sjellë një “mendje e ikur”, siç e cilësoi ai. Po ashtu Berisha ka thirrur protestë për mbylljen e TikTok më 15 mars, ditën kur shënohen 17 vite nga masakra e Gërdecit.
“Një thirrje për të gjithë fëmijët për të mos shkuar në shkollë. U ftuan nga Kujtim Gjuzi që të mos shkojnë në shkollë dhe prindërit që të mos i lënë fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të shfaqin madhështinë e marrëzisë për të protestuar se pse do të mbyllet TikTok. Kjo është një mënyrë që nuk ka nevojë për asnjë koment, argumentim, fjalë më tepër, por që në vetvete iu thotë në radhë të parë të gjitha nënave, socialiste apo demokrate, me parti apo jo, në Shqipëri, Greqi…që nga çfarë duhet të ruhen në 11 maj dhe çfarë duhet të kenë parasysh me 11 maj se në 11 maj kush voton duhet të ketë parasysh se ka në dorë të bëjë dy gjëra, ose t’i japë mbështetje Shqipërisë për të vazhduar negociatat me BE në një kalendar super ambicioz që mbyllet në 2027, ku 1 mijë veta, shumica gra, edhe procesin e anëtarësimit tonë e drejtojnë dy vajza, pra 1 mijë veta që janë ulur atje dhe nuk duhet të humbin asnjë minutë, ose votën ta përdorim për ta hedhur në kënetë. Kjo është shumë e qartë. Lajthitja e madhe e thirrjes për të mos shkuar në mësim dhe prindërit për t’i mbajtur fëmijët në shtëpi sepse do të mbyllet TikTok tregon se sa rreziqe të tjera mund të presim nga një mendje e ikur për terital. Unë besoj në radhë të parë te qetësia dhe mençuria e grave. Unë jam shumë krenar për këtë. Nuk është e rastit se PS e votojnë më shumë gratë sesa burrat.”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama me gratë, ironizonin koalicionin e Berishës: Kanë grumbulluar rraqet mashkullore, gjëja më madhështore që shih aty janë mustaqet e Kujtim Gjuzit
Kryeministri Edi Rama ironizon koalicionin e Sali Berishës në takimin me gratë për 8 mars.
“Kanë grumbulluar rraqet mashkullore të Shqipërisë në emër të një madhështie që zoti e di se ku është. Gjëja më madhështore që unë shoh në atë janë mustaqet e Kujtim Gjuzit. Aty e keni kartëvizitën e madhështisë se asaj bauleje me rraqe ne do kemi një qaje krejt tjetër. Ne burrat, ata që kanë marrë nga PS mandate do t’i hedhim në gushë që meritojnë mandate, ndërsa gratë do ti ndajmë në dy pjesë, gratë që do të jenë nikoqiret e gjithë këtij procesi të 4 viteve të ardhshme dhe që do ta marrin përfaqësimin e PS me mbështetjen e gjithë ne në pjesën e mbyllur të listave dhe vajzat që do jenë pjesë edhe listave të hapura. Në listat e mbyllura do kemi djem, vajza. Gra që janë forca e të resë, forca e gruas, forca e një Shqipërie që shikon përtej 2030. Në të gjithë pjesën tjetër të skuadrës do të përfshijmë eksperiencat dhe të burrat luftëtarë do të jenë aty për të fituar në territor vota për PS”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama për 8 Marsin: Kemi bërë progres në zgjerimin e hapësirës që i kemi rezervuar gruas. Ne socialistët jemi krenarë për këtë
Kryeministri Edi Rama, në një takim me gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, tha se gruaja është ekuilibri i shtëpisë. Kreu i qeverisë tha PS ka bërë një progres të jashtëzakonshëm duke i dhënë hapësirë rolit të gruas në shoqëri.
“Duke iu parë të gjithave këtu po mendoja se çfarë do të ndodhte me burrat dhe çfarë do të ndodhte me djemtë tuaj nëse ju për një muaj nuk do të ktheheshit në shtëpi. Por për një javë, po imagjino për një muaj. Në fakt, kjo është në mënyrë të thjeshtë e vërteta e ekuilibrit të çdo shtëpie që pa gruan është pa çati dhe e vërteta e ekuilibrit të çdo shoqërie siç është edhe shoqëria jonë që nëse sot ka shumë më tepër vend për gratë dhe vajzat në të gjitha nivelet e vendimmarrjes por dhe hapësirat e jetës aktive, kjo i detyrohet në radhë të parë një emri të vetëm PS. Një grua shqiptare që ju e keni dëgjuar të gjitha Elena Gjika thoshte se çdo shoqëri matet me vendin që i ka rezervuar gruas. Dhe nëse e matim Shqipërinë me vendin që i ka rezervuar gruas, mendoj se progresi në zgjerimin e hapësirës për gratë është pasqyrë kuptimplotë e vetë progresit që ka bërë Shqipëria dhe për këtë ne socialistët dhe socialistet shqiptare i kemi të gjithë arsyet të jemi më krenarë se gjithë të tjerët. Dhe duke vazhduar me Dora d'Istria, ajo thoshte së të luftosh për gratë, do të thotë të luftosh dhe fitosh edhe për burrat. “, u shpreh Rama.
-
VIDEO
8 marsi, kryeministri Rama takim me gratë dhe vajzat
Kryeministri Edi Rama takim me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi me rastin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
-
VIDEO
Rama me ‘tre petalet e trëndafilit socialist’: E neveritshme si u hodh gjithë ai helm! S’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë
Në podcastin ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama komentoi sulmet ndaj të rinjve socialistë që mbajtën fjalime në Kuvendin Rinor të PS. Rama tha se s’ka parë gjë më të neveritshme se gjithë ai helm që u hodh ndaj të rinjve, ndërsa theksoi se s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë.
“Petalet e trëndafilit janë shumë të ndryshme, siç mund të shikohet këtu janë vetëm tre, por nëse do ishin 30 sa ishin atë ditë, do ishte akoma më e larmishme. Nuk bëhet fjalë këtu për të rinj që janë shabllon, bëhet fjalë për vajza dhe djem që janë të librave, të studimeve, janë me ambicie, me këndvështrime kritike. Nuk diskutohet që kur i riu qëllon të ftohet dhe të futen në atë gojët e qenërisë, si fillim do vihen në pozitë të vështirë, por pastaj kur qëllon që disa që kanë shumë e shumë vite që shtrihen atje në darkë dhe ju bëjnë edhe atë presionin e pitbullit për t’iu vënë në pozitë. Është emocion të dalësh në gjithë atë skenë. Mund të dëshmoj që edhe unë kur kam dalë, edhe pse nuk isha aq i padalë në një skenë, prapë kamë ndjerë emocion. Nuk kam parë gjë më të neveritshme se gjithë ai sulm e helm që u hodh. Por kam dëshmitarë që ua kam thënë, nuk ka një qilim të shtruar, s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë, kjo është betejë, në momentin që pranove ta nxjerrësh hundën jashtë derës të shtëpisë do duhet të përgatitesh më gjithfarë lloj kundërshtish. Nëse do të rrish rehat, mbylli rrjetet, mos dil askund të bësh ballafaqim social, lexo, studio, shiko laboratorin tënd. Në momentin kur ekspozohesh, janë ngatërruar të gjitha rangjet. Është një përzierje gati-gati e shoqërisë në rrjete”, tha Rama.