-
VIDEO
Celibashi: Integriteti i votës e diasporës e sigurtë nga momenti kur futet në zarf! Nëse do të ketë evidenca të shitblerjes do të ketë pasoja
A ka siguri vota e shqiptarit të diasporës?
Ilirjan Celibashi: Ne sigurojmë që nga momenti që votuesi nga jashtë fut fletën e votimit në zarf e deri në momentin që nis procesi i numërimit integriteti I votës është I sigurtë 100%.
Se çfarë do të bëjë votuesi me fletën e votimit në shtëpinë e vet askush nuk mund ta thotë. Nëse do të ketë evidenca që vota në një rast të caktuar është pasojë e shitblerjes, intimidimit apo demonstrimit nga dikush të votës në mënyrë publike se për kë ka votuar do të ketë pasoja dhe të karakterit penal. Nuk është kërcënim por është ajo çfarë parashikon ligji.
Ka pak vend për të pasur frikë për integritetin e votës nga jashtë. -
VIDEO
Vota e diasporës/ Celibashi: Zarfi nga data 8 - 16 prill u dërgohet në shtëpi! Shërbimi do jetë ekspres dhe i gjurmueshëm! Përjashtohet posta shqiptare
Kur nis faza e dërgimit të fletës së votimit tek shqiptarët jashtë?
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se kjo do të bëhet nga data 8 – 16 prill nëse gjithçka shkon mirë dhe se shërbimi do të jetë ekspres dhe i gjurmueshëm.Do të shohim si shkon procesi i regjistrimit e miratimit të listave shumëemërore. Nëse ky proces shkon normalisht ne midis fundit të javës së parë të prillit dhe javën e dytë të prillit do të dërgojmë fletët e votimit dhe dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë. Pra synojmë që mes datës 8- 11 prill të përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë. Në këtë mënyrë votuesit kanë kohë për të plotësuar dhe kthyer mbrapsht në KQZ. Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me operatorin e shërbimit postar.
-
VIDEO
Meta deputet nga burgu? Celibashi: S’mund të jap vendim në këtë moment, ja çfarë parashikon Kushtetuta
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për gazetarët foli edhe për Ilir Metën, të cilit Sali Berisha i ka premtuar një vend në listat e sigurta të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
-
VIDEO
Veliaj nga qelia për Report Tv: Kam takuar vetëm Ajolën dy herë, djalit s’ia shpjegoj dot pa lot në sy se ky vend i mallkon ata që punojnë
Prej 25 ditësh në qeli, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë për Report Tv se nuk e ka takuar djalin pasi nuk ka guximin t’i shpjegojë se ky vend i mallkon ata që punojnë. Vetëm dy takime ka zhvilluar me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Pyetje: Keni pasur mundësi të takoheni me djalin e vogël dhe me bashkëshorten apo nuk ju është lejuar asnjë takim?
Erion Veliaj: Jo, nuk e kam takuar djalin. Nuk ia shpjegoj dot pa lot në sy e ngashërim se ky vend ende i mallkon ata që punojnë, rrëzon ata që ndërtojnë, pengon ata që përpiqen, lufton atë që ndihmon çdo njeri në nevojë!
Dua që ai të rritet në një Tiranë, të ecë në një shesh Skënderbej, të vrapojë te Parku i Liqenit, të luajë te Parku Rinia, të mësojë te Piramida e të ndihet krenar që i ati dha një dorë për qytetin më dinamik në Europë. Nuk i mbaj dot lotët kur më kujtoni djalin, po e le me kaq.
Ajola është lejuar dy herë. Të tjerët asnjë! As drejtuesit fetarë, as kolegët, as miqtë! Shpresoj që Olsi të ndihet burrë i madh dhe trim me këto izolime banale.
-
VIDEO
Miratimi i marrëveshjes së pensioneve në Senatin italian, Rama: Tani qershia mbi tortë, dakordësimi për pensionet me Greqinë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për miratimin e marrëveshjes së pensioneve, me Italinë në Senatin italianë, më 5 mars.
Përmes një videomesazhi në rubrikën ‘Ckemi ndonjë të re?, Rama tha se tashmë pensionet e shqiptarve do të njihen njësoj si ato të italianëve.
‘Sot jam i lehtësuar nga mbyllja e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit te pensioneve për shqiptarët e Italisë. Hallal vicklat dhe talljet, përqeshjet deri tek sharjet, jo ishte rrenë, jo ishte lojë, jo u harrua, por rëndësi ka që tani mundi dhe sakrificat e një jete në punë matanë detit të shqiptarëve do të njihen njësoj si për italianët. Kjo ishte njëra nga dy marrëveshjet më të vështira të pensioneve, sepse bëhet fjalë për në këtë rast për gati gjysmë milionë njerëz. I jam falënderues Giorgia Melonit pa të cilën kjo punë nuk do të merrte punë dhe mund të merrte vite e vite të tjera’, tha ai.
-
VIDEO
Rama: Ku e gjej energjinë? E kam zjarr të brendshëm! Rrethanat dhe loja e fatit e sollën të ngec në këtë valle
Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve të të rinjve të PS-së, të pranishëm në takimin e sotëm.
Njëra prej tyre ishte se ku e gjen ai këtë energji, të cilës iu përgjigj se shkak ishte “zjarri i brendshëm që ai kishte”.
“Kanë qenë rrethana të kohës, por edhe lojë e fatit. Sikurse edhe ka lidhje me historinë, pasi në moshën tuaj jetoja në kohë e regjim tjetër. Kështu që rrethanat e kanë sjellë që të ngec në këtë valle. Unë i them zjarri i brendshëm. Për sa kohë kam zjarrin e brendshëm, nuk kam nevojë të pyes se ku i gjej energjitë, por nëse zjarri do shuhet atëherë do jetë e vështirë. Fakti që ta mbyllim këtë fazë historike, unë, se ju e Ogerta do jeni, por kjo është edhe një hakmarrje historike”, tha kryeministri.
-
VIDEO
Rama me të rinjtë e PS: Hyrja në BE sjell financa ekstra, ‘tangoja’ me Kujtim Gjuzin do sillte lëkundje, ai është lulja më e bukur e koalicionit të Berishës
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste të Tiranës, ku iu përgjigj edhe disa pyetjeve. Thekson se në situatën aktuale ka rëndësi fuqizimi i Shteteve të Bashkuara të Europës dhe se anëtarësimi i Shqipërisë do sillte financa shtesë për vendin. Ironizon edhe koalicionin e PD-së
-
VIDEO
Ekskluzive/ Erion Veliaj intervistë nga qelia për ‘Frontline’, për herë të parë në televizion falë Inteligjencës Artificiale! Sonte në 21:00 në Report Tv
Për herë të parë në televizion, falë Inteligjencës Artificiale, Erion Veliaj nga qelia do të flasë për ‘Frontline’ në Report Tv. Çfarë thotë kryebashkiaku për betejën e tij me drejtësinë dhe si po i përballon akuzat?
-
VIDEO
‘Sikleti’ i Berishës për listën e Tiranës, ‘e mbush’ me deputetë të sigurt të aleatëve! Meta merr mbrapsht ‘borxhin’, kërkon të kandidojë në Fier
Sali Berisha theksoi edhe një herë se Ilir Metën, do e fusë fitimtar në Parlament, i cili siç mësohet nga burgu ka kërkuar të jetë kandidat në qarkun e Fierit dhe jo në Tiranë. Ndryshe, aleatët e tjerë të Berishës, nuk duan të bëjnë lëshim nga Tirana duke mos i lënë vend listës së mbyllur për të besuar të tjerë të PD-së, apo për më të votuarit e primareve
-
VIDEO
Arrestimi i Erion Veliajt dhe SPAK/ Analisti Yzeiri: Nëse PS nuk e reformon pas 11 majit do i kthehet në bumerang
Analisti Ilir Yzeiri është i besimit se Partia Socialiste duhet të reformojë reformën në drejtësi nëse nuk do t’i kthehet në boomerang. Si shenjë të domosdoshmërisë për të bërë ndryshimet rrënjësore Yzeiri sheh arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK.
-
VIDEO
Ministri Hasani: Mirënjohje për mbështetjen që Çekia ka ofruar për Shqipërinë në procesin e integrimit në BE
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mikpriti sot homologun çek, Jan Lipavský. Hasani shprehu mirënjohje për mbështetjen që Republika Çeke ka ofruar për Shqipërinë në procesin e integrimit në BE.
-
VIDEO
Sali Berisha protestë kundër mbylljes së TikTok: Akt censure
Akt censure e ka quajtur Sali Berisha vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok me 12 muaj. Berisha tha se më 15 mars do organizojnë protestë, përmes së cilës do të kërkojnë anulimin e vendimit.