-
VIDEO
Zgjedhjet vendore/ Kur do t’i zyrtarizojë PD kandidatët? Berisha: Po përgatitemi, kjo periudhë do t’i kushtohet fushatës
Sali Berisha tha se PD po përgatitet për zgjedhjet lokale dhe do të prezantojë kandidatët për kryebashkiakë. I pyetur nëse emrat do të zyrtarizohen brenda shtatorit, kreu i PD-së nuk dha afat por tha se kjo periudhë do t’i kushtohet kryesisht përgatitjeve për fushatën elektorale.
-
VIDEO
Berisha: Qeveria, zero reagim ndaj rritjes së çmimeve! Të hiqet TVSH-ja për ushqimet, minimum jetik dhe subvencionim për të gjitha shpenzimet e shkollës
Sali Berisha akuzoi qeverinë se nuk po ndërmerr masa për të frenuar rritjen e çmimeve, ndërsa solli si shembull Greqinë. Kreu i PD-së tha se megjithëse pagat në vendin fqinj janë më të larta dhe çmimet më të ulëta, qeveria greke ka vendosur uljen e çmimeve për 1600 produkte, nga ushqimet bazë te mjetet shkollore dhe artikujt e përdorimit të përditshëm.
-
VIDEO
Marrëveshja Kurti-Abdixhiku/ Bekim Sejdiu flet pasi u propozua si president: Do t'u shërbej me devotshmëri qytetarëve
Bekim Sejdiu, ka dhënë deklaratën e parë për media, pasi u propozua si president i Kosovës. Ai tha se gjatë negociatave mes VV-së dhe LDK-së, emri i tij ka arritur të jetë ai dakordues mes dy partive.
Ndër të tjera ai u shpreh se do t'u shërbej me devotshmëri popullit të Kosovës.
“Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive. Unë e kam pranuar këtë propozim, edhe pse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fusha akademike. Duke qenë i vetdijëshëm edhe me barrën edhe përgjegjësinë që e sjell posti i presidentit, por edhe në kontekstin aktual politik, jam në shërbim të Kosovës, qytetarëve dhe shtetit tonë,.. që të shërbej me devotshmëri siç kam bërë gjithmonë”, u shpreh kandidati për president.
-
VIDEO
Pas 3 muajsh krizë politike në Kosovë/ Kurti dhe Abdixhiku arrijnë marrëveshjen për presidentin! Bekim Sejdiu emri konsensual: Mbetem në shërbim të vendit
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku janë dakordësuar për emrin e Bekim Sejdiut si kandidaturë për presidentin e Kosovës.
-
VIDEO
Tirana pa drejtues në zyrë, Kryeministria: Situata, pasojë e burgosjes së Veliajt! Kushtetuesja foli qartë, është kryetar! Cenohet marrja e shërbimeve
Bashkia e Tiranës ka mbetur pa drejtues në detyrë, me Erjon Veliaj në paraburgim, dhe pa një kryetar të deleguar. Në një reagim për Report Tv, kryeministria tha se situata e krijuar, është pasojë e burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur, që ka cenuar edhe të drejtën e qytetarëve në marrjen e shërbimeve.
-
VIDEO
Takimi me deputetët dhe drejtuesit politikë në periferi të Tiranës, Rama pozon me stafin e restorantit
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politikë e deputetët e Tiranës në një restorant në periferi të kryeqytetit, në Lundër.
Veç diskutimeve politike, kryeministri Rama ka gjetur edhe pak kohë për t’u përshëndetur me stafin e restorantit, për të shkëmbyer batuta me ta dhe për të shkrepur edhe fotografi.
“Me katnarët e mi ndur tsigurta”, ka shkruar Rama, krahas videos së publikuar në rrjetet sociale
-
VIDEO
‘Shkarkimi’ i Ristanit/ Berisha: Veliaj i hapi betejë Ramës, dëshmi e dobësisë së kryeministrit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson vendimin e Erion Veliajt për t’i hequr Anuela Ristanit kompetencat për delegimin në Bashkinë e Tiranës si nisjen e një përplasjeje të hapur mes kryebashkiakut dhe kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
Dosja ‘AKSHI’/ Tabaku: Agasi vetëm një mekanizëm i sistemit! Hetimet të shkojnë te urdhëruesit dhe përgjegjësit politikë
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se Ergys Agasi është vetëm një nga mekanizmat e një sistemi që, sipas saj, lidh krimin, tenderët publikë dhe pushtetin politik.
-
VIDEO
Qeveria platformë për monitorimin e produkteve bazë, PL: Ulni çmimet, jo propagandë
Sipas deputetes Brunilda Haxhiu e nevojshme është ulja e çmimeve të ushqimeve dhe jo informimi në një platformë online, se sa kushtojnë produktet bazë.
-
VIDEO
Veliaj ‘shkarkoi’ dje Ristanin, Rama mbledh të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut! Në fokus zbatimi i ‘Besës’ në terren
Kryesocialisti Edi Rama mbledh sot të deleguarit politikë dhe deputetët e qarkut Tiranë. Në fokus është zbatimi i “Besës”. Mbledhja vjen një ditë pasi Erion Veliaj, nga qelia, tërhoqi delegimin e kompetencave për Anuela Ristanin me argumentin se nuk ka zbatuar urdhrat e tij.
-
VIDEO
Në fokus ‘Besa’/ Rama takim me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve: Evidentoni shqetësimet e qytetarëve! Nesër mbledh të deleguarit për Tiranën
Dokumenti “Besa” dhe “Prania Besnike” përmes të cilave qeveria synon të afrohet dhe të zgjidhë problematikat e qytetarëve, kanë qenë në fokus të mbledhjes që kryeministri Edi Rama zhvilloi me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në Vilën e Kuqe në periferi të Tiranës. Më shumë angazhim dhe dalje të shpeshta në terren ka kërkuar Rama në mënyrë që të evidentojnë problematikat e qytetareëve dhe të gjejnë zgjidhjen e tyre së bashku me ministrat.
-
VIDEO
Media malazeze: Serbia dhe Shqipëria pas veprimtarive hibride ndaj Malit të Zi! Bardhi kërkon sqarime, Hoxha: Hamendësime, s’jemi pjesë e skenarëve destablizues
Media malazeze “Vijesti” raporton se Shqipëria dhe Serbia janë dy shtetet të cilave kryeministri Milojko Spajiç iu referua kur paralajmëroi për veprimtari të koordinuara hibride kundër Malit të Zi, deklaratë që ka sjellë reagime nga Tirana dhe mbledhje urgjente të institucioneve të sigurisë në Podgoricë.