-
VIDEO
Rama: Kemi qenë kudo në hartën e Shqipërisë, por kemi munguar te halli i njeriut! Qeveria që s’përmirësohet, duhet të hapë krahun
Kryeministri Edi Rama thotë se pavarësisht takimeve të shumta në të gjithë vendin, qeveria ka munguar aty ku qytetarët kanë pasur problemet e tyre konkrete. Duke folur për “Pasqyrë Albania”, ai tha se qeveria duhet të përballet me të metat e veta dhe, nëse nuk arrin të përmirësohet, “duhet të hapë krahun”.
-
VIDEO
‘Prania Besnike’, Rama: Fillon të premten në orën 17:00, nuk do të ndalet! S’lejohen kamerat, deputeti jo sekser i hallit të qytetarit
Nga kjo e premte (4 shtator) në orën 17:00, qeveria dhe grupi i PS do të nisin me takimet e Pranisë Besnike. Këto takime, tha Rama në mbledhjen e grupit dhe ministrave, do të jenë konsistente dhe jo në kuadër të propagandës.
-
VIDEO
Investimi në Sazan e Zvërnec, Rama: Brenda disa javësh shfaqja e parë e PasqyrAlbania, do të publikohet çdo dokument
Brenda disa javësh në PasqyrAlbania, një një seksion të veçantë të quajtur Flamingo Mirror (Pasqyra e Flamingos), do të ekspozohet gjithçka që lidhet me investimet në Sazan e Zvërnec, bëri me dije Rama.
-
VIDEO
Rama: Platforma e bashkëqeverisjes nuk ka dështuar, por ajo do të jetë pjesë e 'Pasqyrë Albania'
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin e PS tha se Pasqyrë Albania se platforma e bashkëqeverisjes nuk ka dështuar, por ajo do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes, do të jetë pjesë e “Pasqyrës”.
-
VIDEO
‘Pasqyrë Albania’/ Rama fton legjislativin dhe gjyqësorin t’i bashkohen platformës: Vendimmarrja ju takon ju, qeveria do të jetë tërësisht aty
Nga mbledhja e grupit të PS, Edi Rama u ndal sërish te platforma Pasqyrë Albania, e cila synon të ndjekë në kohë reale problemet e qytetarëve dhe tu japë zgjidhje brenda dy javësh. Ai tha se përveç qeverisë, pjesë e saj do të ishte mirë të bëheshin edhe pushteti legjislativ dhe ai gjyqësor, por theksoi se kjo gjë është tërësisht vendimmarrje e tyre.
-
VIDEO
Rama rendit 3 ‘plagët’ e shtetit: Administrata labirint, mungesa e memories dhe bindja se njohja vlen më shumë se merita
Kryeministri Edi Rama renditi tre probleme që, sipas tij, vijojnë të rëndojnë marrëdhënien e qytetarit me shtetin: administrata “labirint”, mungesa e memories institucionale dhe bindja se njohjet vlejnë më shumë se merita e ligji.
-
VIDEO
Rama: PasqyrAlbania është kontratë kushtetuese, e kthen qytetarin në mbikëqyrës të shtetit
PasqyrAlbania do të jetë një sistem ku qytetari mund të mbikëqyrë shtetin, tha kryeministri Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin e PS. Në këtë platformë, ai do të gjejë çdo dokument të nevojshëm për të mësuar gjithçka dëshiron të dijë mbi punët publike.
-
VIDEO
Edi Rama flet nga mbledhja e grupit të PS
-
VIDEO
Rama takim me studentët e Prishtinës: Politika të jep mundësi që të bësh bashkë gjëra që vetëm si bën dot
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik të Prishtinës në Kryeministri.
-
VIDEO
Rregullorja e re e GJKKO/ Kikia: Absurde të diskutosh në 2026-ën nëse media duhet t’i ndjekë gjyqet apo jo! Karanxha: Privimi i avokatit nga mbajtja e telefonit, është në dëm të mbrojtjes!
Ish-prokurori Ervin Karanxha theksoi se telefoni celular është një mjet i domosdoshëm për avokatët gjatë seancave gjyqësore, pasi është në shërbim të mbrojtjes. Ndërkohë analisti Mentor Kikia theksoi se media i ka ndjekur lirisht edhe gjyqet ndaj nomeklaturës së lartë komuniste dhe nuk ka pse të kufizohet për të marrë pjesë në seancat në GJKKO.
-
VIDEO
Protesta/ Petraj: S’të çon askund, s’ka një ‘kokë’ në krye! Muçi: Dje u përballa me sharje e shtyrje nga njerëz pa uniformë policie brenda Komisariatit!
Avokati Petraj propozoi që të gjithë eksponentët kyç të protestës dhe partitë politike që janë kundër PS dhe PD të bashkohen rreth një poli të tretë. Ndërkohë Muçi tha se gjatë muajit shtator pjesëmarrja e numrit të protestuesve në shesh pritet të vijë në rritje.
-
VIDEO
Evis Sala reagon pas dorëheqjes: Kam pranuar angazhime në fushën time të ekspertizës! Mirënjohje Ramës për besimin
Evis Sala ka reaguar publikisht në platformën X pas dorëheqjes duke u shprehur se sot ishte mbledhja e fundit për të si anëtare e kabinetit qeveritar. Ish-ministrja e Shëndetësisë shprehet se ka pranuar angazhime ndërkombëtare në onkolologji - inteligjencë artificiale – inovacion.
Më tej, ajo vijon me një falënderim për kryeministrin Rama të cilit i shpreh mirënjohjen, si edhe të gjithë profesionistët në shëndetësi. Sala shprehet se angazhimi i saj do të vijojë përtej postit dhe detyrës.