-
VIDEO
Rama: Po ndërtojmë 'Shqipërinë Sociale', gati plani për transparencën e çmimeve
Pas mbledhjes në Pogradec kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij në rrjete sociale se fokusi i qeverisë është ndërtimi i “Shqipërisë Sociale”, me prioritet shëndetësinë, arsimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ai njoftoi gjithashtu se po përgatitet një plan për transparencën e çmimeve të ushqimeve bazë, duke theksuar se shteti nuk i përcakton çmimet, por synon t'u japë qytetarëve më shumë informacion.
-
VIDEO
Mbledhja me ministrat, Rama: PS qasje të re në territor, kemi reflektuar për protestat! Programi i strehimit, do të jetë më i spikaturi!
Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes me ministrat ka deklaruar se është punuar intensivisht edhe si reflektim i thelluar ndaj protestave që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë.
-
VIDEO
Pas më shumë se 7 orësh diskutime, përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat largohen me dosje në duar
Mbledhja e qeverisë në Pogradec ka përfunduar pas më shumë se shtatë orësh diskutime. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Report TV, ministrat dhe drejtues të institucioneve shihen teksa largohen nga vila qeveritare me dokumente në duar. Mes pjesëmarrësve të shumtë, dallohen ministrat Enea Karakaçi, Besfort Lamallari, por edhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dash Sula, ish-deputet i Partisë Demokratike, si dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, gjithashtu ish-anëtare e PD-së. Në fund pasi kanë dalë të gjithë, pamjet kanë fiksuar edhe momentin kur Rama del i fundit nga mbledhja.
-
VIDEO
Pas më shumë se 7 orësh diskutime, përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat largohen me dosje në duar
Mbledhja e qeverisë në Pogradec ka përfunduar pas më shumë se shtatë orësh diskutime. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Report TV, ministrat dhe drejtues të institucioneve shihen teksa largohen nga vila qeveritare me dokumente në duar. Mes pjesëmarrësve të shumtë, dallohen ministrat Enea Karakaçi, Besfort Lamallari, por edhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dash Sula, ish-deputet i Partisë Demokratike, si dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, gjithashtu ish-anëtare e PD-së. Në fund pasi kanë dalë të gjithë, pamjet kanë fiksuar edhe momentin kur Rama del i fundit nga mbledhja.
-
VIDEO
Pas më shumë se 7 orësh diskutime, përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat largohen me dosje në duar
Mbledhja e qeverisë në Pogradec ka përfunduar pas më shumë se shtatë orësh diskutime. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Report TV, ministrat dhe drejtues të institucioneve shihen teksa largohen nga vila qeveritare me dokumente në duar. Mes pjesëmarrësve të shumtë, dallohen edhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dash Sula, ish-deputet i Partisë Demokratike, si dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, gjithashtu ish-anëtare e PD-së.
-
VIDEO
Dita e dytë e takimeve, Rama mbledh ministrat në Pogradec! ‘Flamingo’ e ‘Radar’, platformat për të ‘folur’ me qytetarët
Kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat për të diskutuar rreth qasjes së re që qeveria e tij do të ketë në këtë vit të dytë të mandatit të katërt. Kryefjalë e takimit janë dy dokumentet “Besa” e “Prania Besnike” si dhe “Pasqyrë Albania”, platforma e re për adresimin e problemeve të qytetarëve.
-
VIDEO
'Rama është një zotni', i moshuari në Pogradec ndan hall me kryeministrin: Prej 35 vitesh në sherr me komshiun, shpresat i kam vetëm tek ai
Prej 35 vitesh në konflikt me një komshi për shtëpinë, Vasil Belba thotë se vendosi t'ia paraqesë personalisht problemin kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të beftë e paplanifikuar me qytetarët në Pogradec. Sipas tij, pasi u njoh me dokumentet, Rama e siguroi se çështja e tij do të marrë zgjidhje. Gjatë një prononcimi për mediat, i moshuari nuk i kurseu lavdet dhe urimet ndaj kryeministrit. për zgjidhjen e problemit të tij.
-
VIDEO
'Kemi besim vetëm te kryeministri' i moshuari që takoi Ramën në Pogradec rrëfen hallin: Një I përndjekur politik pret prej 3 vitesh të marrë lekët
Një nga të moshuarit që u prit nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Pogradec tregoi se kishte ardhur për t'i paraqitur një problem familjar, me shpresën se çështja do të marrë zgjidhje.
Sipas tij, një 90 vjeçar, i cili është i përndjekur politik, ka dorëzuar dokumentacionin prej më shumë se tre vitesh, por ende nuk ka marrë pagesën që i takon.
I moshuari tha se beson se takimi me kryeministrin do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes, ndërsa shprehu besimin e tij te Rama.
-
VIDEO
Grupi i të moshuarve presin Ramën jashtë takimit në Pogradec, truprojat i shoqërojnë për një takim kokë më kokë me kryeministrin
Teksa kryeministri Edi Rama vijonte në Pogradec takimin me kabinetin qeveritar, jashtë ambienteve ku po zhvillohej mbledhja u mblodh një grup të moshuarish.
Të moshuarit u shoqëruan nga truprojat e kryeministrit për t’u pritur nga Rama.
Takimi me ta u zhvillua paralelisht me mbledhjen e kabinetit, e cila i është kushtuar diskutimeve për platformat që qeveria synon të vërë në zbatim për komunikimin me qytetarët dhe adresimin e problematikave të tyre.
-
VIDEO
Si do funksionojë ‘Pasqyrë Albania’, platforma për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve! ‘Flamingo’ mbledh ankesat, ‘Radar’ gjurmon statusin e tyre
Qeveria do të krijojë “Pasqyrë Albania”, platformën e re për adresimin e problemeve të qytetarëve, me synimin që ato të zgjidhen brenda dy javësh. “Flamingo Albania” do të mbledhë ankesat e pazgjidhura nga administrata, ndërsa “Radar” do të mundësojë gjurmimin e tyre në kohë reale.
-
VIDEO
Platforma ‘Pasqyrë Albania’, Berisha: Mur mashtrimi, Rama të dorëhiqet
Sali Berisha thotë se platforma e re e komunikimit me qytetarët për shqetësimet e tyre, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama është strategji për të mashtruar qytetarët. Sipas tij asnjë ndryshim, përfshirë edhe ato në qeveri nuk e ndihmojnë kryeministrin që Berisha thotë se për t’i dhënë zgjidhje krizës, duhet të dorëhiqet.
-
VIDEO
24 ditë protestë kundër ‘Territoriales’, kërkesa e banorëve të Divjakës: E duam më të zhvilluar, është shtëpia jonë
Protestuesit, edhe pse dukshëm më të paktë në numër, kërkojnë që bashkia e tyre të mos shkrihet.