-
VIDEO
SPECIALE/ Dashuria për peizazhin, historia e piktorit që gjeti veten në ngjyrat e natyrës
Pavarësisht sfidave të shumta në jetë, Artan Kaja e ka pasur gjithmonë pikturën jo vetëm frymëzim, por edhe shkëputje nga realiteti i përditshëm, terapi dhe mik të pandarë.
-
VIDEO
SPECIALE/ Si të bëhesh bletar në Shqipëri, Indrit Sula nga Bulqiza tregon hap pas hapi ngritjen e një parku bletësh
Me kursimet e fituara në emigrim, Indriti bleu 50 kosheret e para dhe ia nisi punës. Fillimet ishin të vështira, por me durim ai arriti të ndërtojë disa parqe moderne me mbi 500 koshere bletësh.
-
VIDEO
Personazh/ Thëllëza Rakpi, gruaja që ruan me vështirësi traditën e zejtarisë: Kam 35 vite që bëj kazanë rakie! S’ka punë, zjarret dogjën vreshtat
Thëllëza Rakipi prej 35 vitesh prodhon kazanë rakie dhe saçë për pjekje, një zanat që e ka trashëguar nga babai. Puna e saj është vështirësuar këtë vit për shkak të zjarreve që shkatërruan vreshtat dhe cuan ne renien e shitjeve. Mungesa e tregut po rrezikon të shuajë këtë traditë të vjetër zejtarie në Delvinë.
-
VIDEO
Personazh/ Rrëfimi i zjarrfikësit nga Fushë-Arrëzi: Pa kushte e paga të ulëta ‘po na fikin’ pasionin! Në momente rreziku mendojmë se na erdhi vdekja
Gëzim Lika, zjarrfikës në Fushë Arrëz, ka kaluar një verë të vështirë, ku shpesh me kolegët, u është rrezikuar jeta. Për Report TV ai thotë se, pavarësisht pasionit për profesionin dhe trajnimeve që ka ndjekur, mungesa e kushteve dhe pagat e ulëta e bëjnë punën e zjarrfikësit tepër të vështirë.
-
VIDEO
‘Fermerët e rrugës’ 12 orë në vapë pa asnjë fitim: S’ka blerës, mezi ushqehemi! Shalqi e pjepër mbeten pa shitur në Dimal
Në mungesë te një tregu, fermerët në Dimal detyrohen të shesin në rrugë prodhimet bujqësore. Blerës nuk ka, ankohen ata, ndërsa kostoja e prodhimit është rritur ndjeshëm.
-
VIDEO
BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër! Abazhur me mbetje ndërtimi, vazo e tavolina me riciklimin e plastikës e qelqit! Produktet gati për tregun shqiptar
Bashkimi Evropian po financon projekte në Shqipëri për të mbështetur ekonominë qarkulluese dhe tranzicionin drejt zhvillimit të gjelbër, në kuadër të Kapitullit 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Projektet përfshijnë laboratorë biologjikë, riciklimin dhe krijimin e produkteve me materiale të ndërtimit.
-
VIDEO
Veri-Jug/ Një udhëtim mbreslënës në Malësinë e Lezhës! Preng Gjoka, modeli i një fermeri të vogël kapitalist
Një udhëtim mbreslënës në Malësinë e Lëzhës, saktësisht në fshatin Kaluer, një fshat me mbi 30 tuma ilire që flasin për jetën në atë zonë 3500 vjet para lindjes së krishtit. Personazh I reportazhit është fermeri Preng Gjoka, modeli i një fermeri të vogël kapitalist. Suksesi I Prengës, puna, puna dhe vetëm puna. Shumë shpejt kullën e vjetër të familjes ai do ta shndërrojë në një bujtinë për zhvillimin e agroturizmit në fshat. Ndiqni reportazhin “Kalueri, fshati i lashtë 3500 vjeçar” të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
-
VIDEO
‘Fijet që lidhin brezat’, tradita e tezgjahut në Gollobordë! Beaze Muça mes lotësh: E trashëgova zanatin nga nëna!
Në zonën e Gollobordës në Dibër, punimet me tezgjah janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore. Beaze Muça është një nga artizanet që me pasion ruan zanatin e trashëguar nga nëna. Ajo tregon për Report TV se veshjet tradicionale përdoren në festa dhe dasma dhe shiten brenda dhe jashtë vendit
-
VIDEO
Indriti dhe Malvini, historia e të rinjve nga Bulqiza që lanë emrigrimin për bletët: Mbi 500 koshere, shteti të na ndihmojë për pajisjet
Indrit Sula dhe Malvin Lala janë dy të rinj nga Bulqiza, të cilët lane emigrimin dhe investuan ne bletari. Për mikrofonin e Report tTV tregojnë vështirësite e këtij sektori dhe ndihmaën e pamjaftueshme nga shteti për të shtuar kosheret.
-
VIDEO
PERSONAZH/ Këpucari nga Vlora që nuk njeh lodhje, punon prej 52 vitesh: Sa të kem fuqi, do jem këtu
Hamdi Memeti është ndër mjeshtrit më të vjetër në Vlorë, i cili prej 52 vitesh punon si këpucar. Pavarësisht moshës nuk ka menduar asnjëherë të ndalojë punën, teksa u bën thirrje të rinjve të marin një zanat në vendin tonë.
-
VIDEO
Nga Skrapari në Myzeqe, çobani që shtegton me dele rrëfen sfidat: Qumështi shitet me 100 lek për litër, nëse s’ndërhyn shteti, blegtoria mori fund
Sektori i blegtorisë gjendet në vështirësi për shkak se çmimi i qumështit është tejet i ulët. Çobani nga Skrapari, Ylli Koromani, i cili dimëron me tufën e deleve në zonën e Myzeqesë rrëfen për Report TV sfidat e punës së mundimshme e pa leverdi.
-
VIDEO
‘Zanatin ma mësoi gruaja, s’kam turp ta pranoj’, Ladi e Katerina Shakaj, çifti i orëndreqësve rrëfejnë historinë: Bashkë në jetë e punë
Katerina dhe Ladi Shakaj, ndër orëndreqësit më të vjetër në Vlorë, rrëfejnë për Report TV pasionin për zanatin e tyre që e ushtrojnë prej 4 dekadash.