Një udhëtim mbreslënës në Malësinë e Lëzhës, saktësisht në fshatin Kaluer, një fshat me mbi 30 tuma ilire që flasin për jetën në atë zonë 3500 vjet para lindjes së krishtit. Personazh I reportazhit është fermeri Preng Gjoka, modeli i një fermeri të vogël kapitalist. Suksesi I Prengës, puna, puna dhe vetëm puna. Shumë shpejt kullën e vjetër të familjes ai do ta shndërrojë në një bujtinë për zhvillimin e agroturizmit në fshat. Ndiqni reportazhin “Kalueri, fshati i lashtë 3500 vjeçar” të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.