Nga Skrapari në Myzeqe, çobani që shtegton me dele rrëfen sfidat: Qumështi shitet me 100 lek për litër, nëse s’ndërhyn shteti, blegtoria mori fund

22 Shkurt, 16:34

Sektori i blegtorisë gjendet në vështirësi për shkak se çmimi i qumështit është tejet i ulët. Çobani nga Skrapari, Ylli Koromani, i cili dimëron me tufën e deleve në zonën e Myzeqesë rrëfen për Report TV sfidat e punës së mundimshme e pa leverdi.