-
VIDEO
Shehi: Regjistrimi i Diasporës, më i lartë nga pritshmëritë! Hoxha: Do ketë marrëveshje tjetër PS-PD, votë kolektive! Toska: Vota e emigrantëve do dështojë
Si po ecën procesi i regjistrimit të Diasporës dhe çfarë do prodhojë kjo praktikë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
-
VIDEO
Gara për drejtorin e RTSH/Komisioni i Medias 4 orë me Këshillin Drejtues: Rivlerësoni kandidaturat! Hetim anëtarëve për konflikt interesi
DEBATET E PLOTA/ Pas një seance dëgjimore që zgjati më shumë se 4 orë, Komisioni i Medias sugjeron Këshillin Drejtues të RTSH të bëjë rivlerësimin e 10 kandidaturave për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Leka Bungo: Unë jam kryetar, por në dorë kam vetëm çelësat e kashtës. Në institucion s'ka transparencë.Fshihen bëmat e drejtuesve! Mevlan Shanaj votoi nga Vietnami
-
VIDEO
Resorti në Sazan, Financial Times: Si e zbuloi Kushner bregdetin e Shqipërisë! Rama: Lidhja e Trump me projektin luksoz, vlerë e madhe, s'mund ta fsheh
Financial Times ka publikuar një artikull të gjatë, ku analizohet ecuria e biznesit të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit Trump, ndërsa ndalet edhe investimi 1.4 mld dollarë në Sazan. Rama thotë se është një mundësi për të tërhequr turizëm elitar, ndërsa shton se afërsia e Trump me këtë projekt luksoz është një vlerë e madhe.
-
VIDEO
Rama: 47 mln shërbime nga e-Albania, Inteligjenca Artificiale do kryejë të gjithë procesin e marrjes së shërbimit për qytetarin
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e tij nga në Kuvendin Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste mbajtur të shtunën
-
VIDEO
Berisha në Kongresin e CDU, arrin një shtrëngim duarsh me kandidatin për kancelar! ‘Harron’ diasporën shqiptare, por bën ‘fushatë’ për Merz nga tv-Shkëlzeni
Sali Berisha ka arritur t’i japë dorë kandidatit të CDU për kancelar, Friedrich Merz. Ai shkruan se ky shtrëngim duarsh, është një ogur i bardhë për fitoren e opozitës.
-
VIDEO
Fier/ Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit, shkak dyshohet mbingarkesa në rrjet
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”, duke alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit. Vetëm dëme materiale
-
VIDEO
‘Metamorfoza’/ GJKKO shpall moskompetencë për Breçanin, ia kalon Gjykatës së Tiranës! SPAK: Përdori pinin e Nuredin Dumanit në SkyECC! Ish-zyrtari: HEC-in e ndërtova me lekët e vëllasë
Erzen Breçani dhe Jonida Babameto e Interpol Tirana do të gjykohen nga Gjykata e Tiranës, pasi GJKKO shpalli moskompetencë. Në seancën e parë në themel për “Metamorfoza 2” GJKKO pranoi gjykim të shkurtuar për 6 të tjerë, përfshirë ish-shefin i krimeve, Dedan Gjoni.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe KQZ apel Partive: Kujdes me përpunimin e të dhënave të votuesve, jo propagandë pa leje
Partitë politike kanë filluar të grumbullojnë të dhënat personale të votuesve, sidomos jashtë vendit, me qëllim që t’i ndihmojnë ata të regjistrohen në zgjedhje. Komisioneri i zgjedhjeve dhe ai i mbrojtjes së të dhënave personale u bënë thirrje partive të mos abuzojnë me to, dhe të mos i përdorin për propagandë pa pëlqimin e votuesit
-
VIDEO
Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Nuk imagjinohej më parë të vinin studentë të huaj
2 godina të reja, tërësisht të rikonstruktuara, janë shtuar në Qytet Studenti. Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, inspektuan punimet, teksa kreu i qeverisë i cilësoi si një nga investimet më të rëndësishme për brezin e ri. Kryebashkiaku Veliaj tha se godinat në verë do të përdoren si Airnbnb për turistët.
-
VIDEO
Zgjedhja e drejtorit të RTSH, Ardita Reci: Në mbledhjen për shqyrtimin e kandidaturave është votuar unanimisht, ky është gabim
Anëtarja e Këshillit Drejtues të RTSH Ardita Reci në mbledhjen e Komisionit të Medias, ditën e sotme tha se gabimi që është bërë sipas saj, ka qenë tejkaluar momenti në të cilin ndodhej procesi i përzgjedhjes së drejtorit të RTSH.
Ajo tha se në mbledhjen për shqyrtimin e kandidaturave është votuar unanimisht.
‘Jam detyruar që të mbaj qëndrim pakice si është edhe rasti i këtij procesi për të cilin po japim sot shpjegime. Që në momentin e përfundimit të afati për dorëzimin e dokumenatacionit për kandidatët është zhvilluar vetëm një mbledhje për shqyrtimin e kandidaturave dhe në këtë mbledhje janë bërë disa shkelje. Në këtë ditë nuk duhej votuar unanimalisht, në proceverbal është se ne nuk kemi shqyrtuar asnjë kandidtuarë për sa i përket përmbajtjes së dosjes së tyre, por kemi vlerësuar mungesën e dokumentacionit dhe më pas duhet të votonim në bllok për kandidatët që se kishin të plotë dokumentacionin, dhe ky ishte gabimi. Dhe ne mund të bëjmë gabime, ne kemi tejkaluar momentin në të cilin ndodhej proceci i përzgjedhjes së drejtorit’, tha ajo. Zgjedhja e drejtorit të RTSH, Ardita Reci: Në mbledhjen për shqyrtimin e kandidaturave është votuar unanimisht, ky është gabim
-
VIDEO
Vrasja e Behar Sofisë në Shkurt 2021, SPAK kërkon 35 vite burg në mungesë për Jemin Sherën
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias.
-
VIDEO
Gara për drejtorin e RTSH/ Mevlan Shanaj votoi nga Vietnami! Bungo pranon gabimin: Nuk e dija por nuk ishte rasti i parë
Debate në seancen degjimore të Komisionit të Medias ku po mbahet seanca dëgjimore me anëtarët e këshillit drejtues të RTSH-së.
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSh dhe përfaqësuesit e këtij këshilli pranuan se gabuan që lejuan votimin nga Vietnami por se vota e tij nuk ka ndikuar në rezultat.
“Aurora Polo ka mbaruar për inxhinieri e nuk ka punuar asnjë ditë në media. Është në konflikt interesi të hapur. Ajo e di mirë. Ajo vijon të japë urdhra e të emërojë njerëz në punë. Unë nuk duhej të kisha lejuar që të votonte një anëtar të këshillit nga Vietnami. Nuk e kam ditur por nuk dua të justifikoj fajin. Nga ana juridike nuk keni çfarë më bëni se nuk ka ndikuar në rezultatet. Nuk ka ndikuar vetëm Vietnami. Kjo nuk ishte hera e parë që u bë” tha Leka Bungo.