-
VIDEO
Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, në pranga i riu në Fier! Pritet ekstradimi drejt Italisë
Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në qytetin e Fierit. Ai kërkohej nga autoritetet e vendeve fqinje si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë.
-
VIDEO
Malësi e Madhe/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Linaj, policia në vendngjarje, sekuestrohen 4 gëzhoja! Nuk raportohet për persona të lënduar
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.
-
VIDEO
Tiranë/ Babai vret të birin me thikë te 'Kodra e Priftit', policia shoqëron 74-vjeçarin! Dyshohet se djali e bullizonte
Mbrëmjen e sotme, në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit, në banesë, një 74 vjeçar ka goditur me mjet prerës djalin e tij, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Shkaku i vrasjes, dyshohet se kanë qenë ngacmimet që i biri bënte ndaj babait duke e tallur, derisa ky i fundit e vrau me thikë.
-
VIDEO
Kabanis me postë nga Tajlanda në Tiranë, 3 të arrestuar! Zbardhet skema, porosia bëhej me rroba
Shqiptarja.com siguron foton e tre të arrestuarve si pjesëtarë të grupit kriminal që akuzohet se trafikonte kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë nëpërmjet shërbimit postar. Sekuestrohen 520 gram kanabis me përmbajtje të lartë THC me vlerë në treg 11 mijë euro.
-
VIDEO
Aksident/ 3 makina përplasen me njëra-tjetrën në aksin Elbasan-Peqin
Tre makina janë përplasur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër.
-
VIDEO
Tiranë/ Rrugorja nis aksion për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara
Policia Rrugore e Tiranës ka marr një aksion për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara, të cilat pengojnë lëvizjen dhe rrjedhshmërinë e trafikut.
-
VIDEO
Fier/ Gjatë 2024 100 të mitur në pranga për veprimtari kriminale, psikologët: Shkak kryesor problemet në familje
Mbi 100 fëmijë janë arrestuar vitin e kaluar në Fier për vepra të ndryshme kriminale. Sipas psikologëve shifrat janë shqetësuese dhe flasin për probleme brenda familjes dhe mungesën e arsimimit nga ana e fëmijëve. Ndikim negativ tek adoleshentët, sipas psikologëve, kanë edhe tekstet e këngëve me përmbajtje dhune.
-
VIDEO
Kaluan qytetarë pa dokumente drejt BE-së, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 8 policët e Rinasit dhe pronarin e agjencisë “Bus Albania"! Skema u zbulua pasi Sulejmanaj u kap me 1 kg kokainë
Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq 8 policët e kontrollit kufitar në Rinas për akuzën e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës dhe pronarin e agjencisë së udhëtimit, “Bus Albania” Eneo Sulejmanaj, për korrupsion aktiv, pasi lejuan kalimin e paligjshëm të dhjetra personave të cilëve për arsye të ndryshme nuk mund të udhëtonin. Mes tyre janë kaluar 10 shtetas të mitur, të papajisur me prokurë nga prindërit.
Në gjyq shkojnë edhe 8 punonjës të policisë së kontrollit kufitar në Rinas: Briken Tereziu, Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj dhe Argil Hasa.
E gjithë skema korruptive u zbulua pas arrestimit të Sulejmanajt më 23 mars 2024 me 1 kg kokainë në Rrugën e Kavajës, operacion në të cilin u plagos me armë nga policia, për vetëmbrojtje, pasi gjatë arrestimit tentoi t’i shtyp me makinë, në tentativë për t’u larguar.
-
VIDEO
Kavajë/ Lëvizte me pistoletë me vete, shoqërohet në polici 12-vjeçari
Një 12 vjeçar është shoqëruar në polici, pasi lëvizte me pistoletë me vete në Kavajë dhe me një krehër me fishekë luftarak.
-
VIDEO
Tiranë/ Vidhnin banesa dhe biznese, 2 të arrestuar, sekuestrohet një pistoletë dhe municion luftarak
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona, pasi vidhnin banesa dhe biznese
-
VIDEO
Tiranë/ I morën me dhunë 1 mijë euro një 35-vjeçari, 1 i arrestuar dhe 1 në kërkim
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, pasi së bashku me një person tjetër i kanë marr me dhunë 1 mijë euro një 35 vjeçari.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/ I morën me dhunë 1000 euro, një 35-vjeçari, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.
-
VIDEO
Vrau në Itali 2 vite më parë, arrestohet në Fier
Një 30 vjeçar I akuzuar për vrasje me dashje në Itali është arrestuar në qytetin e Fierit me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.
Në pranga ka rënë Dhimitraq Xhoku (Hoxhara)
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Palermos, Itali, me vendimin e datës 12.08.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, "Plagosja" dhe "Armëmbajtja pa leje".