-
VIDEO
Mallakastër/ Gjenden pa jetë në banesë dy vëllezër të moshuar rreth 90 vjeç
Gjenden të vdekur dy persona në një banesë në Mallakastër. Siç bëhet me dije nga gazetarja Marsela Topi, bëhet fjalë për dy të moshuar, vëllezër, të moshës 90 vjeç.
Për momentin dyshohet se vdekja e të moshuarve Sabri dhe Novrus Velaj, në fshatin Çorrush të Mallakastrës, është për shkaqe natyrale.
'Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.
-
VIDEO
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, komisioni i Medias nis seancën dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues, Zhupa: Kam lexuar çudira
Komisioni i Medias nisi seancën dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH.
-
VIDEO
Përmbytjet në Durrës, Prefekti për Report Tv: Shkak bllokimi i kanalave nga mbetjet urbane! Bilanci: 440 familje të përmbytura, 31 u evakuuan
Reshjet e së mërkurës, javën e kaluar, lanë pas 440 banesa të dëmtuara dhe 31 banorë të evakuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme. Prefekti i Durrësit Emiljan Jani tha në intervistë për Report tv se zonat më të prekura janë Këneta, Katundi i Ri, Sukthi dhe Plazhi.
-
VIDEO
Tiranë/ Arrestohet 32-vjeçari i shapllur në kërkim, Gjykata e kishte dënuar me 5 vite e gjysëm për dy vepra penale
I arrestuari, Fatjon Mersini, banues në Tiranë, ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vjet burg për "Prodhim dhe shitje narkotikësh", si dhe me 6 muaj burg për "Largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit".
-
VIDEO
Programi për të përndjekurit politikë, Basha: I japim fund padrejtësisë historike ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë
Lulzim Basha, shprehet se programi për të përndjekurit politikë i demokratëve euro-atlantikë, është fryt i një reflektimi të thellë mbi gabimet dhe vonesat e këtyre 34 viteve, që kanë krijuar një hendek të turpshëm mes fjalëve dhe veprave.
-
VIDEO
Përfundon mbledhja me drejtuesit e qarqeve, Rama del nga selia e PS-së i shoqëruar nga Benet Beci dhe Eduard Shalsi
Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve të PS-së, kryeministri Rama është parë të dalë nga selia rozë i shoqëruara nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, si dhe me deputetin Eduard Shalsi, drejtues qarku në Kukës.
Fokus i mbledhjes së sotme me drejtuesit e qarqeve ishte tek vota e diasporës dhe tek organizimi i brendshëm i PS-së për maksimalizimin e këtyre votave.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, automjeti i pastrimit humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë, plagoset shoferi
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme (3 shkurt), ku një kamion i pastrimit të qytetit të Laçit, humbi kontrollin dhe u përmbys në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabë.
Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, i cili u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës, ku fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave të policisë e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes kamioni ishte i mbushur me mbeturina dhe po shkonte në landfillin e Bushatit, ndërsa nga aksidenti u krijua trafik i rënduar në dy anët e superstradës.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Gramsh, makinat përplasen kokë më kokë! Një person humb jetën, dy të tjerë plagosen
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Cërrik-Gramsh, pranë fshatit Qerret, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, një person 50-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton gazetari Ronaldo Gjoshi.
Policia bën me dije se ka ndërruar jetë pas përplasjes Arianit Hysa, 50 vjeç, i cili ishte pasagjer në automejtin e E.H. Ky i fundit së bashku me një pasagjer tjetër në automjetin e tij, kanë mbetur të dëmtuar nga aksidenti dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë. Shoferi i makinës tjetërtë përfshirë në aksident, G.K., 21 vjeç, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Tiranë/ Lëvizte me armë zjarri me silenciator në makinë, arrestohet 25-vjeçari! Në pranga edhe shoku i tij pasagjer në automjet
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Weekend”, duke arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar me precedent penal për armëmbajtje pa leje, i cili lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator në automjet. U vu në pranga dhe pasagjeti i automjetit me të cilin lëvizte 25-vjeçari.
-
VIDEO
Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një ftesë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi për t’u regjistruar për zgjedhjet më 11 maj.
-
VIDEO
Itali/ Përmbytje në Siçili, bllokohen rrugët, uji 'rrëmben' automjetet! Zjarrfikësit kryejnë 100 operacione shpëtimi
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në rajonin sicilian të Messinës, duke bllokuar rrugët dhe duke rrëmbyer automjete me rrjedhën e ujit. Zjarrfikësit ndërhynë me mbi 100 operacione shpëtimi, kryesisht me mjete fryrëse, për të ndihmuar banorët e izoluar në shtëpitë e tyre.
-
VIDEO
Spahiu: SHBA s’do lejojë opozitën e Kosovës që të bëjë koalicion me Albin Kurtin, nëse ai nuk fiton 51%
Zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit po afrojnë edhe në Kosovë. Teksa fushata elektorale ndodhet në orët e fundit të saj, mendimet dhe projeksionet janë të ndryshme.