-
VIDEO
Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me njëra tjetrën
Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji
-
VIDEO
Report Tv sjell PAMJET, shenjat e plumbave në makinën e viktimës Lulzim Visha
Lulzim Visha u gjet i vrarë në makinën e punës së kompanisë Postman ku punonte si postier, mëngjesin e sotëm në Zall Mner. Dyshohet të jetë vrarë si hakmarrje, pasi vëllai i tij ka vrarë një person në prill të 1997.
-
VIDEO
Tiranë/ Postieri gjendet i vrarë brenda makinës në Kamzë! Dyshohet se u ekzekutua me silenciator! 12 gëzhoja në mjet! Dyshohet se mund të jetë nxjerrë në pritë (EMRI + VIDEO)
Postieri i postës 'Postman' u gjet i vrarë brenda makinës së kësaj kompanie mëngjesin e sotëm në fshatin Zall Mner, afër Kamzës. Dyshohet se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë dhe se mund të jetë vrarë me silenciator pasi banorët kanë thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna. Hetohen hasmëritë e vjetra
-
VIDEO
Tiranë/ Sot merret vendimi nëse çështja kalon për gjykim, deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO! Akuzohet për deklarim të rremë pasurie
Deputeti Asllan Dogjani është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ku do të merret vendimi nëse çështja e tij do të kalojë për gjykim apo jo, bën me dije gazetarja Keti Banushi. Ligjvënësi demokrat akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie.
-
VIDEO
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla paraqitet në SPAK! Ndaj tij kërkohet dënimi me 1 vit burg dhe heqja e së drejtës për funksione publike për 5 vjet
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur sot në SPAK për seancën e radhës.
-
VIDEO
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 54 vjeçar, më qëllim ekstradimin në Itali, pasi është akuzuar për trafikim narkotikësh në këtë shtet.
-
VIDEO
U gjet i vrarë në makinë në Zall Mner, 48-vjeçari drejtonte automjetin e 'Postman', po shkonte në punë! Report Tv sjell pamje nga vendngjarja
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka sjellë pamje ekskluzive nga vendngjarja në Zall Mner, aty ku mëngjesin e sotëm u gjet i vrarë me armë zjarri Lulzim Visha 48 vjeç banues në Kamëz.
-
VIDEO
Tiranë/ Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda makinës një 48-vjeçar në Zall Mner, shkak dyshohet të jetë hasmëria! Vëllai i viktimës ka vrarë një person para disa vitesh(EMRI)
Një 48-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarrim në rrugën 'Shën Stefani' të Zall Mnerit, brenda një automjeti, mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40. Shkaku besohet të jetë një hasmëri e vjetër që mund të ketë pasur viktima, pasi vëllai i tij disa vite më parë ka vrarë një person.
-
VIDEO
Mirditë/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Fan të Mirditës. Dyshohet se 62-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në ujë.
-
VIDEO
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i mbytur 63 vjeçari në Fier.
Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i pajetë i 63-vjecarit Engjëll Kanani i cili dyshohej se kishte rënë ujërat e lumit Vjosë teksa po peshkonte.
-
VIDEO
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
Por Partia Demokratike thotë se do e kushtëzojë votën për ndryshimet në Kod për diasporën nëse nuk pranohet që të votojnë edhe emigrantët me pasaporta të huaja. Ekspertët për zgjedhjet në PD thonë se nuk mund të jetë Rama ai që përcakton cilën emigrantë kanë të drejtën e votës.
-
VIDEO
Afera e 'Sterilizimit'/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen e koncesionit të Sterilizimit ku të pandehur janë ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj e 6 të tjerë.