-
VIDEO
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka folur për numrin e lartë të gabimeve në aplikime gjatë procesit të regjistrimit të diasporës për pjesmarrjen në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
Shqipëria pritet të mbyllë TikTok, ndërsa kjo çështje ishte në fokus të një diskutimi gjatë takimit te kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesen e TikTok për Europën, Christine Grahn.
-
VIDEO
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
Policia Rrugore në në këtë qytet ka vendosur 2053 gjoba gjatë muajit janar, gjatë kontrolleve për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Sippas policisë, në pranga janë vënë 8 drejtues mjetesh, nga këta 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Ju tregoi planet ogurzeza të Sali Berishës, donte të më zhdukte në 1995! Falë Amerikës sot jam gjallë
TIRANE- Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi në një intervistë ekskluzive për Report Tv zbulon detaje të 'planeve ogurzeza' të Berishës, të SHIK (sot Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe të ministrisë së Brendshme të asaj kohe për ta eliminuar fizikisht.
Në intervistën për gazetarin Denis Minga, Brozi thotë se jetën e ka falë qeverisë amerikane e cila e porositi të bëjë kujdes por dhe mori masa për t’ia shpëtuar jetën.
-
VIDEO
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptar’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë rezidentë kanë pushuar në vendin tonë gjatë 2024, inati politik e bëka njeriun të verbër
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sot në rubrikën e tij “Sy m’Sy” komentin e një qytetari lidhur me turizmin në vend, ku sipas tij në Shqipëria është më shumë për të huajt sesa për shqiptarët.
-
VIDEO
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
Një 30 vjeçar është vënë në pranga, nga policia e Durrësit, pasi tentoi të vriste me armë zjarri një person, pas një konflikti të çastit.
-
VIDEO
Mat/ Arrestohet 59-vjeçari në Burgajet, iu gjet në banesë një kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak (EMRI)
Policia e Matit ka finalizuar me sukses një operacion të koduar "Burgajeti," që synonte parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje. Në këtë operacion u arrestua në flagrancë shtetasi Rrahman Murra, 59 vjeç, banues në fshatin Burgajet, pasi në banesën e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak.
-
VIDEO
Vrasjet '21 Janarit të qarta si drita e diellit Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën!
Përmes një videomesazhi, kryeministri thotë se nuk do të komentojë punën e drejtësisë por se ajo çfarë ka ndodhur më 21 janar është e qartë si drita e diellit dhe se SPAK është i zënë me gjithçka përveçse kësaj çështjeje. Rama: Çdo vit që kalon shtohet barra e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar.
-
VIDEO
Fier/ Aksident në rrugën Levan-Vlorë, 3 makina karambolohen mes tyre! Shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit
Për shkak të reshjeve të dendura të breshërit, rruga është bërë e rrëshkitshme dhe gjithashtu shkak i këtij aksidenti. Për pasojë janë aksidentuar 3 automjete në vendin e quajtur “Mbikalimi i Levanit”
-
VIDEO
Ish-prokurori në “Studio Live”: Provat ishin prishur, serveri u fshi me qëllim në 2 të natës! Ja si u zbardhën dy nga vrasjet, gjetëm 120 gëzhoja plumbash
Ish-prokurori Ervin Karanxha kujtoi sot në ‘Studio Live’ momentet e para të pasngjarjes së 21 Janarit, kur nisën hetimet paraprake dhe ato çfarë ndodhën më pas, deri te fshirja e provave, ‘lëmshi’ me kompetencat dhe se si u zbardhën dy nga vrasjet e para.
-
VIDEO
Tiranë/ Zjarr në katin e tetë të një pallati, policia merr masa për evakuimin e banorëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme katin e tetë të një pallati në kryeqytet.
-
VIDEO
Tiranë/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet për herë të tretë në SPAK!
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur ditën e sotme (21 Janar) përsëri në Prokurorinë e Posaçme.
Kjo është hera e 3-të që ish-zyrtari i lartë demokrat thirret në SPAK.
Ish-deputeti ka dhënë shpjegime në lidhje me çështjet që është thirrur, por ende nuk ka komunikim zyrtar në lidhje me objektin e prezencës së tij.