-
VIDEO
Gjiknuri për Report Tv: Qeveria shtyn vlefshmërinë e ID-ve të skaduara vetëm për diasporën! Absurde të votojë kush s’ka dokument shqiptar
Partia Socialiste nuk i pranon kërkesat e reja të opozitës mbi ndryshimet ligjore që i paraprijnë 11 majit. Damian Gjiknuri tha për Report TV se do të lejohen të votojnë me dokumente të skaduara vetëm emigrantët, dhe jo votuesit në Shqipëri. Ai e cilësoi absurde dhe alibi për humbjen, kërkesën e fundit të PD, që të votojnë edhe ata shqiptarë që nuk kanë asnjë dokument shqiptar identifikimi.
-
VIDEO
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
Rruga dytësore që lidh fshatin Rraboshtë me aksin nacional Lezhë-Shkodër, me gjatësi rreth 4 km ka pësuar dëmtime të shumta pasi prej vitesh nuk mirëmbahet nga Bashkia e Lezhës.
-
VIDEO
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi ishte sot në Report Tv teksa foli mbi problematikat e bujqësisë në vend, teksa mbizotëron rritja e mallrave të importit, 70% për frutat dhe zarzavatet. Kortoçi thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se produktet vendase duhen subvencionuar nga shteti, ashtu siç ndodh në vendet e rajonit.
-
VIDEO
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
Avokati shqiptar në Londër Naim Hasani foli në Report Tv mbi nismën më të fundit të qeverisë britanike për të ndërgjegjësuar shqiptarët që duan të shkojnë atje me rrugë informale.
-
VIDEO
Nipi i ish-deputeti Rraja thyen arrestin në shtëpi, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
Anëtarët e fisit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja në Krujë përfshihen sërish në të tjera episode dhune, këtë radhë edhe duke kundërshtuar forcat e rendit. Nipi i ish-deputetit u arrestua pasi kishte thyer arrestin në shtëpi për rrahjen e fqinjit, por babai i tij Flamur Rraja, siç policia thotë – nuk iu bind efektivëve dhe kundërshtoi shoqërimin e djalit në komisariat.
-
VIDEO
Shkodër, mbante armë e municione në banesë, në pranga 44-vjeçarja, në kërkim i shoqi, nën hetim i ati
Një 44 vjeçare në Shkodër ësshtë vendosur në pranga pasi mbante në banesë së bashku me bashkëshortin armë e municione.
Ndërkohë në kërkim është shpallur burr i Emirsada Piri dhe në gjendje të lirë do të hetohet baba i saj pasi mbante në banesë, 1 armë gjahu.
Sekuestrohen këto sende që posedoheshin ilegalisht.
-
VIDEO
Të maskuar me kapuça dhe shaje vidhin makina dhe dyqane, arrestohen 3 ‘skifterët’ e Vlorës
Tre persona në Vlorë janë vendosur në pranga pasi dyshohen se të maskuar me kapuça dhe shaje kanë kryer 5 vjedhje në qytetin bregedetar gjatë këtij muaji
-
VIDEO
Shkodër/ Reshjet e dëborës në zonat malore, qarkullimi i automjeteve vetëm me goma dimërore
Reshjet e dëborës, kanë përfshirë qarkun e Shkodrës. Drejtoria e Rajonit Verior në Shkodër, bënë me dije se akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme.
Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.
Sipas kësaj drejtorie, në Bashkinë Shkodër ka pasur rrëshqitje dherash në aksin që lidh Thethin me Nderlysen. Në Bashkinë Malësi e Madhe, Vau Dejës, Fushë Arrëz, nuk raportohen probleme.
Ne akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët. Rrugët janë të pastruara dhe të kriposura. Qarkullimi kryhet pa probleme.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
Një aksident është rregjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier. Një automjet ka dalë nga rruga, ndërsa të lënduar kanë mbetur personat që udhëtonin më këtë mjet. 4 persona janë dërguar me lëndime të lehta në spital për ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
SPAK ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Elvin Merlikës, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles.
-
VIDEO
Të maskuar me kapuça dhe shaje vidhin makina dhe dyqane, tre të arrestuar në Vlorë
Janë arrestuar tre të rinj të dyshuar si autorë të pesë vjedhjeve në qytetin e Vlorës. Sipas uniformave blu, tre të rinjtë vidhinin të maskuar me kapuça dhe shaje, në mënyrë që të mos identifikoheshin. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale K. D., 30 vjeç, G. Ç., 28 vjeç dhe F. P., 30 vjeç, të tre banues në Vlorë.
-
VIDEO
Sezoni i gripit, Silva Bino: Vaksinohuni, më të rrezikuar personat mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike
Teksa jemi në sezonin e gripit, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u ka bërë apel qytetarëve për tu vaksinuar. Sipas saj, grupet më të rriskuara janë personat mbi 60 vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.