-
VIDEO
Durrës/ 82-vjeçari u gjet i vrarë në banesë, në kërkim fqinji 39-vjeçar, e goditi me thikë dhe çekiç
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 82-vjeçari Paulin Gina u gjet i vrarë në banesë. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin, fqinjin e tij 39-vjeçar, i cili e goditi me thikë dhe çekiç.
-
VIDEO
Berat/ Bën parakalim të gabuar, mjeti humb kontrollin del nga rruga dhe më pas përmbyset, plagosen 3 persona
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur "Ura e Salillarit". Një automjet, tip Fuoristradë ka kryer një parakalim të gabuar dhe pasi ka humbur kontrollin është përmbysur.
-
VIDEO
Durrës/ Gjendet i pajetë një 82-vjeçar, ka plagë thike në fytyrë, ende nuk dihen rrethanat
Paulin Gina 82 vjec banues në lagjen nr 16 të qytetit të Durrësit kishte humbur kontaktin me familjarët e tij ditën e sotme.
Sipas të dhënave, familjarët kanë telefonuar një fqinjin e tij dhe ky i fundit ka thënë se nuk e kishte pare.
I ka rene deres disa here dhe pasi eshte konstatuar se asnjeri prej fqinjeve te tjere nuk e kishte pare, ky i fundit ka kerkuar nderhyrjen e policise.
-
VIDEO
Gjykata e Lartë më 2024, Sadushi: Kemi ulur me 50% stokun e dosjeve, këtë vit u dhanë 7639 vendime! Mbi 74% e rekurseve dështuan, 449 çështje për gjyqtar
Kreu i Gjykatës së Lartë bën bilancin vjetor të institucionit, duke theksuar se është punuar me ngarkesë mbi 300%! Prioritet Baza e të Dhënave dhe forcimi i institucionit. Mesazhi: "Drejtësia është themeli i shoqërisë dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë atë një model, që jep besim, siguri dhe krenari për qytetarët tanë!"
-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese legjitimon hetimet bazuar në ‘Sky ECC’! Përgjimet të vlefshme si prova, rrëzon biznesmenin Pëllumb Gjoka
Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, bërë nga avokatët e tij, për të quajtur të pavlefshme e përgjimeve të aplikacionit Sky Ecc. Pas shqyrtimit, Gjykata vendosi njëzëri rrëzimin e kërkesës, duke lënë në fuqi vendimet ekzistuese dhe duke mbështetur ligjshmërinë e procedurave të ndjekura, ndaj biznesmenit.
-
VIDEO
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
Goditja e grupit të Suel Çelës, në Elbasan, ka qenë një nga goditjet më të mëdha që ka bërë SPAK, për ekspertin e Sigurisë, Fatjon Softa
-
VIDEO
Rama flet për Veliaj: Është linçuar publikisht, çorbë derrash që s’mund të jetë arsye për të marrë qëndrime politike
Kryeministri Edi Rama thotë se Erion Veliaj po linçohet publikisht dhe se gjyqi po i bëhet në publik. Rama tha se jemi në kushtet e një amullie, të ngjashme me çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime politike për momentin.
-
VIDEO
A e njeh kryeministri Nestin që kallëzoi Veliajn? Rama: Nuk e komentoj, mos më shtyni në ngasje, s’kam parë asnjë akuzë konkrete! Asnjë në PS nuk lejohet që ta komentojë
Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të bënte komente të tjera në lidhje me hetimin pasuror që SPAK ka nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.
-
VIDEO
Vrasja e Martinit dhe Egli Progës, Rama thumbon opozitën: Spektakël i shëmtuar! U sajuan thika dhe autorë
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, deklaroi se ky vit ishte viti me numrin më të ulët të vrasjeve, por shtoi se “këtë vit ka pasur dy spektakle që për nga intensiteti dhe manipulimi i publikut kanë qenë për t’u lavdëruar”.
-
VIDEO
Rama mbledh gazetarët në konferencën e fundvitit, por prej 2 orësh mban fjalim vetë: Ka shumë gjëra që ju nuk ia keni dhënë
Prej ora 11:09 kryeministri Edi Rama ka nisur atë që quhet konferenca e fundvitit me gazetarët, por kur kanë kaluar 2 orë vijon parashtrimin e gjatë të një bilanci të punës së vitit 2024 dhe gazetarët ende nuk kanë bërë një pyetje.
-
VIDEO
Mbyllja e TikTok, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Mund të jetë duke kërkuar masa për të krijuar garanci, por ne s’kemi kohë! Nuk lëvizim nga vendimi
Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur në mbylljen e aplikacionit TikTok, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.
-
VIDEO
Rama: Kemi shndërruar 400 kotece në qendra moderne shëndetësore! Thertorja Kamëz-Milot ishte si një film i mesjetës me copa gjaku
Kryeministri Edi Rama foli në konferencë edhe për gjendjen e shëndetësisë, sidomos investimet e infrastrukturës mjekësore, por edhe bujqësinë, kanalet e ujitjes, dixhitalizimit të tokës dhe tregjeve, sidomos atyre të gjësë së gjallë.