-
VIDEO
Autoboti pret rrugën në Fier-Levan, 3 të plagosur në aksident nga përplasja e po kaq mjeteve mes tyre!
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, kur në rrethana e shkaqe ende të panjohura, autoboti preu rrugën dhe u përplas me dy të tjerët. Të dëmtuarit dërgohen në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia nis hetimet
-
VIDEO
Sarandë/ Sherr masiv mes 12 personave në fshatin Gjashtë! Të përfshirë dhe 4 policë, 3 prej tyre vëllezër! Efektivët ishin jashtë shërbimit
Një sherr masiv ka ndodhur këtë enjte, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, ku 12 persona janë konfliktuar me sende të forta, përfshirë 4 punonjës policie ( 3 prej tyre vëllezër) jashtë shërbimit. Burime për Reportv Tv, bëjnë me dije se gjatë konfliktit ka patur edhe të shtëna dhe se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, të cilat besohet se u përkasin armëve të efektivëve të përfshirë në sherr..
-
VIDEO
Sherr mes dy fiseve në Sarandë, 12 të përfshirë, mes tyre 4 policë! Burime: Pati të shtëna me armë! Disa të shoqëruar
Një sherr masiv ka ndodhur këtë enjte, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, ku 12 persona janë konfliktuar me sende të forta, mes tyre dhe 4 punonjës policie jashtë shërbimit. Burime për Reportv Tv, bëjnë me dije se gjatë konfliktit ka patur edhe të shtëna me armë zjarri,
-
VIDEO
Korçë/ Aksident i rëndë pranë fshatit Zëmblak! Përplasen dy automjete, një person mbetet i vdekur dhe një i plagosur
Vetëm pak momente më parë është regjistruar një aksident automobilistik në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Zëmblak. Dy mjete janë përplasur teksa bilanci është një viktimë dhe një i plagosur.
-
VIDEO
Viti i ri në Tiranë/ 20 vjeçari plagoset me plumb qorr në këmbë, ishte në oborrin e shtëpisë! 16 të lënduar nga fishekzjarret
Ky është bilanci i natës së Vitit të Ri në Tiranë.
-
VIDEO
Pushime dhe vjedhje, binomi klasik i festave të fundvitit! Si të mos biem pre e hajdutëve, policia: Mos ekspozoni pushimet jashtë! Siguroni dyer e dritare
Pushimet e dimrit për festa, shtojnë edhe vjedhjet në banesa por edhe të qytetarëve që dalin në sheshe për të shijuar atmosferën festive. Policia ka shtuar forcat në terren dhe sugjeron që qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit, të vendosin sisteme alarmi dhe të shmangin reklamimin në rrjete sociale, pasi do të shërbente si njoftim për hajdutët potencial. Banesat vijojnë të thyhen në format më klasike: “arma” kryesore është kaçavida.
-
VIDEO
Viti i Ri/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret
Të paktën 25 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Vlorës deri në orët e para të mëngjesit
-
VIDEO
Elbasan/ 2 të ndaluar arratisen nga Drejtoria e Policisë, njëri kapet! Do transferoheshin në paraburgim! Në hetim policët që u ikën me vrap 2 hajdutët
Nazmi Liçi dhe Ervis Peqini, ishin ndaluar nga policia e Elbasanit për vjedhje dhe sot dolën për masë sigurie në gjykatë. Pasi ka mbaruar seanca dy të arrestuarit janë transportuar me makinë në ambientet e Drejtorisë së Policisë nga ku dhe janë larguar me vrap.
-
VIDEO
Zjarrfikësit shpëtojnë nga djegia totale banesën në Ballsh, shkak i flakëve ishte kaloriferi
Në këtë ditë të fundit të vitit, një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen "5 Shkurti" të qytetit të Ballshit, është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, teksa kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi panë që nga banesa po dilte tym.
Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit është bërë kaloriferi që pronarët e shtëpisë e kishin harruar ndezur.
-
VIDEO
Hidhet nga ura e Bunës, policia shpëton të moshuarin nga vdekja
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur këtë ditë të fundit të vitit 2024, në qytetin e Shkodrës, ku një 83-vjeçar ka tentuar të vetëmbytet në lumin Buna.
-
VIDEO
Kukës/ Burgjet marrëveshje me Bashkinë e Kukësit për punësimin e të dënuarve
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve hedh një hap të rëndësishëm për të ndihmuar të dënuarit e qarkut Kukës që të riintegrohen në shoqëri, duke i mbështetur për të gjetur punë dhe për të kontribuar si për familjet e tyre, ashtu edhe për komunitetin.
-
VIDEO
Ndërrimi i viteve, shefi i Rendit Publik për Report Tv: Prani të shtuar të efektivëve në sheshe, qendra tregtare dhe banka! Patrullim dhe në lokalet ku do të bëhen festime
Më rastin e ndërrimit të vitit Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për të bërë të mundur garantimin e sigurisë publike. Shefi i Rendit Publik pranë Policisë së Shtetit, Agron Çeli u shpreh se do të ketë prani të shtuarë të efektivëve të policisë në sheshe, qëndra tregtare, banka dhe në ambiente ku do të ketë festime.