-
VIDEO
Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane
Në interpelancën e sotme në Parlament për zonat e mbrojtura, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se kanë rritur sipërfaqen e tyre.
“Për çdokënd që mund të çojë nëpër mend se palës përballë i interesojnë zonat e mbrojtura, ndërkohë që deri në vitin 2014 askush s’kishte dëgjuar në publik të flitej as për mjedis e as për zona të mbrojtura natyrore pavarësisht se kishte Ministri Mjedisi, unë do të përmend vetëm disa fakte. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, me 12 Agjencite e saj rajonale, një institucion që sot na bën krenar sepse kujdeset për çdo park kombëtar e natyror, për çdo monument natyre e peizazh, falë një armate pasionantësh që janë çdo ditë në terren, inxhinierë mjedisorë, inxhinierë pyjesh a veterinerë që punojnë me shpirt për xhevahiret tona natyrore, e pra kjo agjenci - u krijua vetëm në vitin 2015! Deri në vitin 2015, Shqipëria nuk kishte një agjenci të dedikuar për zonat e mbrojtura, ndërsa sot kjo agjenci na bën nder si vend dhe e kthen Shqipërinë në një shembull të mirë në rajon, pasi shumë vende në Ballkanin Perëndimor, ende nuk e kanë një agjenci të dedikuar për zonat e mbrojtura. Për herë të parë hartuam e miratuam një ligj për zonat e mbrojtura natyrore në vitin 2017! Sikur të kishim pasur më herët të tilla prioritete, me siguri që shumë gjynahe të bëra gjatë tranzicionit, do të ishin shmangur. Për herë të parë, Shqipëria zgjeroi sipërfaqet e zonave të mbrojtura në vitin 2022 duke e çuar sipërfaqen e mbrojtjes në 21,5% të territorit! Po, sot 21,5% e territorit në Shqipëri është zonë e mbrojtur me vullnetin e kësaj mazhorance, me punën dhe përkushtimin e kësaj mazhorance! Dhe nuk ka qenë një vendim aspak i lehtë,plot vende të tjera më të mëdha e kanë shumë më të ulët dhe askush nga vendet e rajonit nuk e ka marrë një të tillë vendim mbrojtës. Është vendim i rëndësishëm sepse Shqipëria, ka një sipërfaqe të kufizuar, ku duhen harmonizuar patjetër nevojat e komuniteteve, e njerëzve për zhvillim e mirëqenie me vizionin dhe synimin për të mbrojtur natyrën si pasurinë më të çmuar që i lëmë brezave! Pikërisht kjo mazhorancë që ndjek cdo ditë zhvillimet në territor, për ta ruajtur atë ekuiliber realist, mes zhvillimit të qendrueshëm dhe mbrojtjes së biodiversitetit, sic ka përditësuar studimin e zonave të mbrojtura përditësoi ligjin e vitit 2017 në krye të këtij viti, sepse duhet t’u përgjigjemi realitetit, nevojave demografike që të mos vijojnë boshatisje të pjesëve të territorit! Pikërisht kësaj Shqipërie që ecën shumë më shpejt se kjo opozita juaj pa kokë e me gjymtyrë të hallakatura!”, tha Kumbaro.
Ministrja hodhi edhe akuza mbi qeverinë Berisha, duke thënë se ka shkaktuar dëme në zonat e mbrojtura dhe në biodiversitet.
“Pasuritë dhe burimet natyrore, aty kanë qenë ndër dekada, por për gjithë ato dekada as ka dashur të merret njeri, dhe as i ka pasur njeri në vëmendje se në prioritet jo se jo! Për t’i abuzuar, shkatërruar, ndërtuar kuturu pa koke, pa plan e me babëzi sic na kanë parë sytë jo më larg por deri 10 vite më parë gjatë qeverisjes së kaluar deri në vitin 2013 kur mijëra e mijëra çibanë të tmerrshëm u mbollën në territor, në zona natyrore e kulturore, në shtrate lumenjsh e plazhe me rërë…. Po, këtë na latë trashëgim ju! Kjo ka qene historia në 25 vite! Dhe nuk do përmend Bathoren, as Tiranën e vitit 2000, por Ksamilin që nga një kodër në Zonë të mbrojtur e degraduat në Bathoren e bregdetit, duke i hequr çdo arsye dhe argument për biodiversitet që ne me programet e rikualifikimit urban po e sjellim në terezi, duke ekuilibruar edhe problemet sociale të popullsisë me rrugë, ndriçim, kanalizime, me restaurime dhe rikualifikime të hapësirave publike, duke ua rritur vlerën edhe objekteve që tashmë janë vetëm pjesë e Historisë, por edhe duke sinkronizuar ndërhyrjet e investitoreve privatë në sinergji me territorin, por me kritere të rrepta dhe vetëm me vendim të KKT”, u shpreh Kumbaro.
Në lidhje me ligjin e ri të zonave të mbrojtura, Kumbaro qartësoi se përkundër pretendimeve ligji nuk cenon asnjë Direktivë Europiane dhe respekton parimet e Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës.
“Siç jua kam thënë, ligji i ri e mban të përqëndruar tek Agjencia e Zonave të Mbrojtura kontrollin dhe administrimin në territor te këtyre zonave! Ligji nuk cënon asnjë Direktive europiane, dhe respekton parimet e IUCN – organizmi sipëror kur vjen fjala për ekseprtizëm në administrimin e zonave të mbrojtura, i cili në udhërrëfyesin e menaxhimi te zonave të mbrojtura e thotë shumë qartë: “Janë shtetet ato që kanë tagrin e vendimit final dhe përgjegjësinë për administrimin dhe përdorimin e burimeve natyrore të tokës dhe të ujit, prandaj jane vetë këto shtete që vendosin edhe për kategorinëhe administrimin e një zone të mbrojtur. Por ju këto as nuk i lexoni dhe as nuk doni t’i dini, sepse kërkoni dezinformim!”
Kumbaro përmendi edhe punën për Vjosën, që pasi u shpall Park Kombëtar, tanimë po avancon puna për përfshirjen e saj në UNESCO.
“Aty ka qenë Vjosa ndër shekuj e dekada, asnjë qeveri paraardhëse nuk pati as idenë më të vogël ta mbronte! Dhe Vjosa nuk mbeti i fundit lumë i egër në Europë se u mbrojt, por përkundrazi, sepse pa asnjë vizion për gjithë atë zonë që përbën 1/3 e Shqipërisë, e zbrazët duke i bërë njerëzit të largohen sepse nuk shihnin asnjë mundësi për të krijuar ekonomi e për të jetuar aty ku prindërit e gjyshërit e tyre kishin lindur. Aty ku sot po rikthehen, nga Memaliaj në Tepelenë, nga Përmeti në Libohovë, nga Bënça në Këlcyrë, nga Darëzeza në Vlorë. 480 kilometra të Vjosës, bashkë me Drinon, Bënçën dhe Shushicën, i shpallëm Park Kombëtar, jo thjesht prej emocionit, por përmes vendimmarrjes racionale dhe një bashkëpunimi ekselent me shoqërinë civile në Shqipëri, me partnerë të huaj si Patagonia, me Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës IUCN, duke krijuar një model dinjitoz që u shndërrua me shpejtësi në kartivizitë prezantuese të Shqipërisë. Me Vjosën, me të cilën i kemi dhënë Europës të vetmin Park Kombëtar të një lumi të egër, shkojmë në një tjetër stad: Përfshirjen e Vjosës në UNESCO, në kategorinë “Njeriu dhe Biosfera”, një ndër kategoritë më interesante që ka UNESCO kur bëhet fjalë për zona të mbrojtura natyrore, ku njeriu bashkëjeton me natyrën.”
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit përmendi edhe shifrat e vizitorëve në zonat e mbrojtura.
“5,3 milionë vizitorë kishim në parqet tona kombëtare dhe natyrore gjatë periudhës janar – nëntor 2024, ose 1 milionë më shumë se i gjithë viti i kaluar. Dhe nuk është çështja vetëm tek shifrat, por tek ekonomia që zhvillohet për banorët e këtyre zonave, që nuk po ndërtojnë hidrocentrale, - madje krejt e kundërta, ne po anulojmë edhe ato kontratat hec-esh që nënshkruat ju - por bujtina, agroturizme, restorante të vogla që më pas zënë faqet e para të mediave të cilat i bëjnë jehonë mikpritjes shqiptare dhe buzëqeshjes së ëmbël të amvisave tona!”
-
VIDEO
5 vjet SPAK, Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë, na janë kërcënuar edhe familjarët! S’ka të pandëshkueshëm
Kreu i SPAK, Altin Dumani në ceremoninë e 5 vjetorit të themelimit të SPAK tha se reforma në drejtësi solli pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, por edhe anëtarëve të krimit të organizuar. Dumani theksoi se drejtësia nuk njeh anë e kah, ndërsa u ndal edhe tek sulmet që bëhen në drejtim të prokurorëve të SPAK.
Ai tha se janë përballur me përpjekje për të minuar punën e SPAK, por edhe me shpifje, kërcënime, të cilat kanë vënë në shënjestër edhe vetë familjarët e prokurorëve.
Jemi krenar për kontributin që kemi dhënë në lehtësimin e arritjes së kësaj aspirate. Jemi të vendosur përgjatë rrugës së integrimit europian, për të ruajt standardin europian të zbatimit të ligjit. Në fillim ishim vetëm 8 prokurorë. E nisëm me një dosje voluminoze të mbartura nga krimet e rënda dhe atë të transferuara nga prokuroritë e rretheve. Në mungesë të plotë të Byrosë kombëtare të hetimit, po për të kontribuar në ngritjen e këtij institucioni të ri. U hasën vështirësi nga më të ndryshme, qoftë në ngritje e institucioneve nga ana formale, por edhe infrastrukturore. U desh të krijohej një fizionomi dhe mendësi që do i përshtatej filozofisë së re të reformës në drejtësi. Sot vijojnë po të njëjtat, por kjo është pjesa jonë personale. Një pjesë aspak e vogël, që ne 20 prokurorët e SPAK, 60 hetuesit e BKH e të tjerë, ne i kemi prnauar. Sollëm ndëshkueshmëri në nivele të larta të shtetit.
Drejtësi nuk njeh anë dhe kah, dhe nuk ka të paprekshëm nëse ligjet e këtij vendi shkelen. Korrupsioni sfidohet, se sot s’mund të ketë zyrtarë të lartë publik të imunizuar nga drejtësia. Kjo përpjekje e jona s’ka kaluar pa vështirësi. Korrupsioni apo krimi s’mund të zhduken para ditës. Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë, kërcënime, shpifje apo kërcënime familjarësh. Jemi betuar për tu shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi foton e gruas së Dumanit, duke e ekspozuar atë përballë krimit të organizuar që hetohet nga SPAK. Ndërkohë që s'kanë munguar as sulmet në drejtim të SPAK dhe Dumanit.
-
VIDEO
Sot seanca maratonë në Kuvend, 16 pika në rendin e ditës! Më e rëndësishmja falja e gjobave! PD interpelancë me Kumbaron, diskutohet dhe Forca Rezerviste
Seanca ka në rend ditë 16 pika të saj, duke nisur me miratimin e procesverbalit të vendimeve të seancës së kaluar, njoftimet. Pika për faljen e gjobave është e 11-ta në rend. Do falen (anulim-shfuqizim) gjobat; për ndërtimet në zonat rurale e qytet për strehim individual, gjobat e ndërtimeve bujqësore e blegtorale në fshat, gjobat e AKU vetëm për njësitë agro-përpunuese në fshat dhe pandemisë
-
VIDEO
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
Një 42 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ndiqte e kanoste nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë.
Policia kishte marrë informacion për përndjekjet.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle
-
VIDEO
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër
Një 36-vjeçar në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 21”.
Në bashkëpunim me homologët spanjollë, i riu Spartak Suca u lokalizua dhe u arrestua në qytetin e Shkodrës. Ai ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjykata e Tarragonas, Spanjë, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
-
VIDEO
Njollat e gjakut ende në tokë, Report Tv sjell pamjet nga vendi ku iu bë atentat kushëririt të Inez Hajrullës
Report Tv sjell pamjet nga vendi ku iu bë atentat Kevin Hajrullës në lagjen ‘24 maj’ në Vlorë. Njollat e gjakut të të riut , siç shihet edhe në pamje, janë ende në tokë.
Kevin Hajrulla po lufton për jetën tek Trauma, ndërsa autorët kanë qëlluar me të paktën 50 plumba në drejtim të tij.
-
VIDEO
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të makinës në të cilën po udhëtonte Kevin Hajrulla mbrëmjen e sotme në lagjen 24 maj’ të qytetit të Vlorës.
-
VIDEO
VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve
Policia ka lëvizur nga vendi ku u dogj, automjetin e autorëve që qëlluan me kallashnikov drejt Kevin Hajrullës, duke e plagosur rënë atë, si dhe një kalimtar, tregtar fruta-perimesh.
-
VIDEO
Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Vlorës, ku dy persona mbetën të plagosur nga të shtënat. Objektivi i sulmit ishte 30-vjeçari Kevin Hajrullah, ndërsa një tjetër person, që punonte në dyqanin e familjes si shitës fruta-perimesh, u plagos aksidentalisht.
-
VIDEO
VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën
Vlora u trondit nga një atentat me kallashnikov ku objektiv ishte Kevin Hajrulla, kushëriri I Inez Hajrullës. Në pamjet e publikuara online shihen momentet pak pas atentatit ku qytetarët përpiqen ti japin ndihmë 30 vjeçarit duke e nxjerrë nga makina për ta transportuar në spital.
-
VIDEO
Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)
Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela në një prononcim për median nga vendi i ngjarjes tha se objektivi, Kevin Hajrulla ka qenë në makinë kur është qëlluar, ndërsa Armand Spahiu 35 vjeç ishte gjendur rastësisht aty.
-
VIDEO
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
Pikëpyetja e madhe nëse diaspora shqiptare do të votojë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës u debatua në ‘Repolitix’ me të ftuarit e Denis Mingës.