-
VIDEO
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
48 shefa të rinj komisariatesh janë përzgjedhur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në përfundim të garës me konkurrim për pozicionin ‘Shef Komisariati’. Në listën e të përzgjedhurve nuk ka asnjë grua në pozicione drejtuese.
-
VIDEO
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge më 2013 dhe arrestuar për ekstradim më 2014, me kërkesë të Prokurorisë Tiranë gjykata vendosi konfiskimin e dy pasurive të Emiljan Burbës dhe familjarëve të tij
-
VIDEO
Shtyhet seanca për 'Gërdecin', revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë që më hetojnë e gjykojnë, unë isha ministër
Seanca gjyqësore për ish- ministrin Fatmir Mediu në lidhje me dosje “Gërdeci” është shtyrë sërish. Gjykata u ka lënë kohë avokatëve mbrojtës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë, që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit të demontimit të armëve në Gërdec.
Në një deklaratë për mediat pas seancës, Mediu u shpreh se është absurde që ministri të hetohet për çështje të karakterit ushtarak.
Ai tha se ekspertët nuk ishin prezent, ndaj do të dërgojnë pyetjet me shkrim për të marrë më pas përgjigjet.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Lac. 2 automjete janë përplasur me njera tjetrën pranë Milotit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 70- vjeçar, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës
-
VIDEO
Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit
Policia e Korçës, ka sekuestruar lëndë piroteknike të kontrabanduara, si fishekzjarrë dhe kapsolla. Sipas njoftimit të Policisë në pranga ka rënë pronarja e subjektit, 40 vjeçarja me inicialet A. F.
-
VIDEO
Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër!
U zbulua në vitin 1913 gjatë gërmimeve hekurudhore përgjatë bregut jugor të Izraelit. Përafërsisht 50 kilogramë peshë, 60 centimetra lartësi, do të dalë në ankand sot - 18 dhjetor - në shtëpinë e ankandeve ‘Sotheby's’, në Nju Jork të SHBA-ve
-
VIDEO
Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar
Korça dhe akset nacionale janë mbuluar nga mjegulla mëngjesin e sotëm. Prania e mjegullës është e madhe gjë që i bën mjetet që të kenë pamje të kufizuar në qarkullim.
-
VIDEO
Korçë/ Përfshihet nga flakët një banesë, shkak një shkëndijë elektrike
Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Vloçisht të Maliqit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet paraprakisht që shkak i këtij zjarri të ketë qenë një shkëndi elektrike.
-
VIDEO
Mbledhja e dy parlamenteve Shqipëri-Kosovë, Basha: Mund të jetë një keqpërdorim elektoral! Duhen vepra, jo fjalë! Projekt-propozim im 50 mln u refuzua
Lulzim Basha komentoi në Studio Live edhe mbledhjen e pritshme të dy parlamenteve Shqipëri-Kosovë më datë 20 dhjetor në Prishtinë. Sipas tij, ky eveniment mund të jetë një keqpërdorim elektoral, pasi koha ka nevojë për vepra mes dy vendeve dhe jo për fjalë.
-
VIDEO
Me Berishën në zgjedhjet e 2025-ës? Basha: Do ishte tradhti e hapur ndaj qytetarëve! Njësoj sikur të bashkëpunosh me bashkëjetuesin politik të Ramës
Lulzim Basha përjashtoi çdo mundësi për një bashkëpunim me Sali Berishën për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Sipas tij kjo do ishte një tradhti e hapur ndaj qytetarëve.
'Të bashkëpunosh me Berishën si të kapësh veshin e majtë me dorën e djathtë për të bashkëpunuar me Edi Ramën. Bashkëpunim me bashkëjetuesin politik të Edi Ramës. Do ishte tradhti e hapur ndaj qytetarëve. kjo do ishte fatale për demokracinë shqiptare. Duan të rikthejnë monopolin. Jemi këtu për të bërë gjithçka që ky skenar të pamundësohet.'
-
VIDEO
Meçe demaskon Berishën: Sorosin në Shqipëri e solle vetë, në 1997 e kishe mik të ngushtë, sot armik! Dosjen e 'nongrata' ta përgatiti FBI
Analisti Arben Meçe akuzon Berishën se po synon të prodhojë një propagandë kundër SHBA-së. Në një analizë në ‘Studio e hapur’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv Meçe demaskon propagandën e Berishës duke kujtuar takimet në 1997
-
VIDEO
'Ka qenë këngëtare e nivelit të lartë, diçka i ka ndodhur!', Ngjela për Parashqevi Simakun: Dëmet mund t'i ketë patur nga martesa
Avokati Spartak Ngjela komentoi në 'Studio Live' edhe situatën me këngëtaren Parashqevi Simaku që është bërë virale në rrjetet sociale.
Ngjela thotë se gjendja e saj e rënduar vjen edhe prej martesës së saj, por për një personalitet si ajo nuk mund të flitet pa fakte.
'Regjimi komunist kishte barazitizëm dhe aktorët dhe artistët kanë pasur rroga të larta, në logjikën e barazitzmit komunist. Nuk kanë qenë njerëz të varfër. Por ishte regjim barazitie dhe rrogat të barabarta. S’kemi pse themi në një vend ku nuk ka barazi, barazia që nxorën ata ishte utopi sepse nuk lejuan tregun privat. Nuk solli zhvillim por edhe atë që solli industrializmin e hodhi në erë PD. 500 uzina dhe fabrika me ndihmën e Beogradit. Këta janë shqiptarët që kanë tradhtuar vendin e tyre. Ja u hodhi në erë Beogradi. E deklaroi vetë Beogradi, deputeti në seancë plenare.
Ishte e pastrehë ka pasur dekadencë ekonomike por vetëm kaq dimë, ka qenë këngëtare e nivelit të lartë. Diçka i ka ndodhur. Nga shenjat që shoh i ka patur nga martesat dëmet. Nuk mund të flasim për një personalitet të kulturës së lartë pa fakte.