-
VIDEO
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
Në takimin e katërt vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, kryeministri Rama konsideroi sfidë ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve, ndërsa përmendi progresin që Shqipëria ka bërë qoftë në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe me mundësimin e votës së diasporës.
-
VIDEO
Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre
Me akuzën se po betonizohen zonat e mbrojtura, deputetja demokrate Ina Zhupa thirri në interpelancë Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro. Zhupa tha se janë betonizuar 5.8 milionë m2 tokë për investime strategjike që prekën 9 zona të mbrojtura dhe ky është një akt terrorizmi mjedisor.
-
VIDEO
Trafiku paralizon Tiranën, ‘karvane’ mjetesh në rrugë, qytetarët: Është bërë i padurueshëm, na streson
Tirana po përballet me një situatë jashtë kontrolli të trafikut të mjeteve
-
VIDEO
Inceneratori i Fierit, Apeli i GJKKO-së prish vendimin e GJKKO-së, kthen dosjen për rigjykim me një tjetër trup gjykues
Apeli i GJKKO ktheu sot për rigjykim me tjetër trupë gjykuese dosjen për inceneratorin e Fierit. Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Engert Pellumbi, Miliana Muca dhe Dhimiter Lara.
Kjo është hera e parë që një dosje rikthehet për gjykim në GJKKO nga shkalla e dytë.
Më 25 shtator 2023, Gjykata e Posaçme dënoi me 10 vjet heqje lirie ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për dosjen e inceneratorit të Fierit. Ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për akuzën “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”. SPAK, kërkoi në Apel dhe dënimin e tij për veprën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”.
-
VIDEO
Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet
Në prag të festave të fundvitit emigrantët po kthehen për të festuar pranë familjeve. Për të përballuar fluksin, tragetet e linjave Durres- Bari dhe Durres-Ankona nisen lundrimet e dyfishta. Kapiteni i portit të Durrësit tha se numri i pasagjerëve pritet të jetë rreth 10% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
-
VIDEO
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
Pesë administratorë subjektesh janë arrestuar nga policia në kryeqytet pasi shisnin paketa televizive në mënyrë pirate. Ndërkohë 3 të tjerë në kërkim janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë identifikuar si: Ardit Stambolliu, Ferdinand Çela alias Ferdinand Bano, Arzen Velika, Adil Lila dhe Erlin Xhuvani.
-
VIDEO
Shehaj mban të bllokuar Foltoren, s'lë të Tabakun të flasë! Deputeti në Facebook: Unë të kam mbrojtur, duhet të ishe në krah me mua
Deputeti Agron Shehaj vijon të mbaj të bllokuar foltoren e Kuvendit edhe përse është përjashtuar nga seanca. Të gjithë deputetët po flasin nga vendi për profesionet e lira, ndërsa Tabaku kërkoi që t’i jepet fjala Shehajt në mënyrë që të flasë nga foltorja.
Por, Spiropali tha se është i përjashtuar dhe Shehaj ndërkohë nuk e liroi foltoren.
Tabaku: Të respektojmë kolegët që donin të flisnin për procedurë. 2 minuat fjalë ka kërkuar.
Spiropali: Është i përjashtuar nga seanca, nuk i përcaktoni ju rregullat.
Tabaku: Unë për këtë ligj, me shumë deputetë të PD kemi bërë betejë 1 vjeçare dhe dua të kemi një debat real. Të diskutonim për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, do doja të flisja nga Foltorja dhe të respektojmë të gjithë të tjerët.
Spiropali: Shehaj lironi foltoren, çfarë kishit për të thënë, ia thatë mbështetësve, ai ishte qëllimi, të bënit live këtu. Po bëheni qesharakë.
Shehaj-Tabakut: Kur ty të është bllokuar fjala të kam mbrojtur.
Tabaku: Zoti Shehaj ju respektova, më lini të mbaroj.
Shehaj flet në Facebook: 1.3 miliardë euro Jorida duhet të ishe në krah me mua, jo aty Jorida duke bërë të mundur seancën. Mos vazhdoni kolegë opozitarë.
-
VIDEO
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës
Grupi hetimor ka zbuluar detaje të reja nga aktiviteti kriminal i shqiptarit Edmond Përbasha, i thirrur edhe ‘Mondi”, si dhe botën e krimit ku ai ishte përfshirë dhe rrjetin që drejtonte në vendin fqinj. 44-vjeçari nga Mirdita akuzohet se drejtonte nga burgu një grup kriminal në Greqi, teksa kishte planifikuar të sulmonte edhe drejtorin e Burgut të Janinës
-
VIDEO
Shehaj nuk liron foltoren! Spiropali e përjashton: Doni të nxirrni jashtë loje këta të vjetrit, po ata ua kalojnë për revolucion! Votat s’i merr dot me TikTok
Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca pasi mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit duke kërkuar fjalën për replike më ministrin Malaj.
Nuk i fiton dot votat as me populizëm, as me TikTok. Do ndërpres seancën. E di që ju si parti e re doni të nxirrni jashtë loje këta të vjetrit po bëjeni me fjalë se po qe për bllokim foltoreje, revolucion ua kalojën ata se kanë më shumë eksperiencë.
Lësho foltoren se do t’u përjashtoj nga seanca. Nuk e merrni dot fjalën për procedurë pasi ia kam dhënë fjalën një deputeti të kuvendit. Nuk u shkon, se për të qenë kopje të këqija të disa tjerëve janë më mirë origjinali. Dëgjojmë më mirë origjinalin.
Zoti Berisha e doni e fjalën. Vijojmë Zonja Gjylameti ka fjalën. Të ulet në vend deputeti. Zhblloko foltoren. Fjalën e ka Berisha. Zhblloko foltoren. Jeni i përjashtuar nga seanca. Ju paralajmërova disa herë, refuzuar të largoheni nga foltorja edhe pse kishit fjalën të regjistruar në këtë pikë të rendit të ditës. Çlironi foltoren, të merren masa të çlirohet foltorja nga zoti Shehaj. 5 minuta pushim, merrni masa të hapet foltorja.
-
VIDEO
Kuvendi/ Deputeti Sula akuzon Spiropalin si gënjeshtare: Kërko falje, mashtrove, Balluku ishte këtu!
-
VIDEO
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT)
Dy grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike cannabis sativa nga SHBA dhe nga Tajlanda, në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar janë goditur nga policia e Tiranës.
Tre persona janë arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, pjesëtarë të këtyre 2 grupeve. Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Elbasan.
Sekuestrohet edhe një sasi kokaine që u gjet në banesën e njërit prej këtyre shtetasve.
-
VIDEO
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura
Pas atentatit, Kevin Hajrulla ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma. 3 autorë qëlluan rreth 50 plumba në drejtim të tij në Vlorë. Targat e vjedhura italiane nuk u gjetën në mjetin e djegur. Në këtë zonë janë kontrolluar disa banesa. I riu është kushëriri i Inez Hajrullës, i njohur si i forti i Vlorës.