-
VIDEO
Pas tensioneve në Kuvend rinis seanca plenare, të pranishëm vetëm deputetët e PS
Pas tensioneve në Kuvend ka rinisur sërish seanca plenare pas 10 minutave pushim.
-
VIDEO
Deputeti Dashnor Sula nuk dështon në tentativën e dytë, i vë zjarrin xhaketës së tij dhe e var te gardhi metalik!
Por jo vetëm kaq, sepse paralelisht ishte edhe deputeti tjetër Dashnor Sula që hoqi xhaketën e tij dhe e hodhi përtokë. E spërkati me benzinë për t’i vënë zjarrin. Gardistët ndërhynë përsëri dhe ai dështoi në tentativën e parë.
-
VIDEO
Noka i vë zjarrin banderolës te gardhi metalik pasi e spërkati me benzinë! Dashnor Sula 'çmendet', tenton të djegë xhaketën e tij! Garda ndërhyn
Deputetët e opozitës të përjashtuar nga Parlamenti kanë vijuar protestën dhe konfliktet me Gardën para godinës.
-
VIDEO
Kaosi në Parlament, Spiropali përjashton 3 deputetët e PD, Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj! Nuk pranojnë të dalin nga salla
Teksa kaosi dhe tensionet në Parlament ditën e sotme janë në maksimum, me protestë jashtë godinës nga të përjashtuarit dhe nga zhurmat dhe sulmet e të tjerëve brenda, ka pasur edhe incidente.
-
VIDEO
Tensione në Kuvend/ Albana Vokshi i afrohet Petro Koçit për ta sulmuar! Spiropali: S’keni të drejtë të dhunoni deputetët!
Teksa fjalën e mori deputeti i PS, petro Koçi, i cili akuzoi PD se merrte urdhra nga “tezga e Sali berishës” për të mbrojtur interesat e tij, tensionet janë rritur.
-
VIDEO
Hoti hedh një material të lëngshëm drejt deputetëve, Spiropali: Po u rrezikon jetën, SPAK duhet të merret me ju
Elda Hoti ka arritur që të futet në sallën e kuvendit dhe ka hedhur një material të lëngshëm drejt deputetëve.
-
VIDEO
Deputetja Koti në Kuvend: Po pengoni deputetët që s’janë të përjashtuar të futen në sallë! Shehu: Grusht shteti
Deputetët e PD kanë thënë në sallë se Garda nuk po lejon deputetët e përjashtuar të futen në sallë.
-
VIDEO
Noka tenton të shkulë me forcë gardhin metalik: Parlamenti është shndërruar në burg
Kanë nisur tensionet para Kuvendit. Opozitari Flamur Noka së bashku me Dash Sulën kanë tentuar që të shtyjnë gardhin metalik, por pa sukses.
-
VIDEO
Nis seanca, deputeti i PDIU mbledh karriget pranë foltores së Kuvendit! Opozita i bie tavolinave, kaos në sallë
Nuk kanë munguar tensionet edhe brenda sallës së Parlamentit pasi ka nisur seanca.
-
VIDEO
Vijojnë tensionet, Bardhi: Ja kapitulli i parë i integrimit! Noka: Burg i sigurisë së lartë! Parlamenti s'është qeli!
Tensionet e sotme para Parlamentit
Vijon përplasja para parlamentit mes deputetëve të PD dhe Gardës, teksa tentohet të çahet gardhi metalik i vendosur para godinës.
Tensioned he deri përplasje fizike, por Garda s’i ka lejuar.
Gazment Bardhi u dëgjua teksa akuzonte qeverinë dhe mazhorancën.
“Ja, kapitulli i parë i negociatave për integrimin”, u shpreh ai.
Teksa më tej u ndoq edhe nga Flamur Noka:
“Mos i shërbeni hajdutëve. Parlamenti i krimit. Ja si do shkojë në BE, ky është kapitulli i parë i integrimit. E keni shndërruar në burg, nuk është qeli burgu Parlamenti! Burgu i sigurisë së lartë, ky është Parlamenti që firmosi kapitujt për integrimin. Është sh ndërruar në burg të sigurisë së lartë!”.
-
VIDEO
Tentativat e Dash Sulës për t’u futur në Kuvend, tenton të kalojë gardhin metalik! Përplasje me Gardën
Opozita po përplaset me Gardën, pasi të përjashtuarit nuk lejohen të futen në sallën e Kuvendit. Dash Sula tentoi disa herë të kalojë gardhin metalik, por nuk u lejua nga punonjësit e Gardës, me të cilët edhe u përplas.
-
VIDEO
Kuvend rrethohet me gardh metalik, deputetët e përjashtuar të PD përplasen me Gardën
Duke vlerësuar situatën e mundshme të kaosit politik që ndodhi në seancën e fundit të zhvilluar, me deputetët e opozitës që dogjën karrige, më pas manekinë dhe u përpoqën të ndalonin kolegët e mazhorancës për të zhvilluar punime normale në Kuvend, janë rritur edhe masat e sigurisë. Mbërrin edhe Zjarrfikësja