-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, një person i plagosur
Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.
Në mjet është përplasur me trafikndarësen, ndërsa janë përfshirë dhe automjete të tjera e për pasojë ka mbetur i plagosur 1 person, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc tre persona të plagosur.
-
VIDEO
Akuzohet për fshehje pasurie, ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dënohet me 9 muaj burg! Dënimi i Fatos Lulos konvertohet në 80 orë punë në komunitet
Gjykata e Posaçme dënon me 9 muaj burg Fatos Lulon, ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, që akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose fshehje pasurie.
-
VIDEO
I moshuari ngacmoi seksualisht të miturën në Korçë, flet nëna e 11-vjeçares: I ka folur fjalë të pista, në dyqan
Një 68-vjeçar në Maliq ra në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë vetëm 11-vjeç.
Nëna e të miturës tha për median se një ditë më parë e kishte dërguar vajzën në dyqan për të blerë ushqime dhe aty bashkëfshatari, pronar i dyqanit, e ka ngacmuar me fjalë erotike, por nuk ka tentuar ta preke apo te kryeje veprime te tjera.
"Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista kështu më tha çupa kaq. Nuk e di tani vajza ishte vetë aty. Nuk e dërgoja shpesh ndonjëherë në të rrallë" ,tha nëna e vajzës
-
VIDEO
'Fantazma e 21 Janarit në mendjen e Berishës', ironizon Mero Baze: Tani spraj i Gardës i duket pistoletë, atëherë automatiku i dukej çadër
Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA ka reaguar pas viktimizimit të deputetëve të PD se ishin kërcënuar me armë nga gardistët gjatë aksionit dhe kaosit që shkaktuan demokratët sot para hyrjes së Kuvendit.
-
VIDEO
Itali/ Pastronte paratë e grupit “Çopja”, arrestohet në Romë për ekstradim i kërkuari Klajdi Merkaj!
Arrestimi i të riut që akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Fran e Hajdar Çopja, është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Paralelisht me masën e arrestit, më herët, GJKKO e Apelit la në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.
-
VIDEO
Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Përfundon verifikimi, 12 emigrantët e parë dërgohen me autobus në Gjadër, kthehen pas 2 të miturit dhe 2 të sëmurët
Transporti i tyre është bërë me autobus gjatë mesnatës, ndërsa 4 të tjerët, dy prej të cilëve të mitur dhe 2 me probleme shëndetësore janë dërguar në Itali. Mbërritën dje me anijen ‘Libra” dhe kaluan në kontroll verifikues dhe procedura të përshpejtuara kufitare
-
VIDEO
Deputetët e PD sulmojnë efektivët e FNSH në Kuvend: Na drejtuan armën! Policia: S'është e vërtetë, kishin spraj! JA ME VIDEO ÇFARË KA NDODHUR
Përplasje e ashpër fizike mes deputetëve të PD dhe FNSH në oborrin e Kuvendit. Pasi militantët që po protestonin në Bashkinë e Tiranës shkuan para Kuvendit, FNSH u fut në oborr. PD i sulmoi fizikisht dhe pretendoi se një efektiv i nxori armën Nallbatit dhe Baçit. Policia përgënjeshtron duke thënë se polici nuk kishte armë, por spraj piper, ndërsa paralajmëron kallëzim për dhunuesit. PD: I kallëzojmë në SPAK.
-
VIDEO
Kuvendi me gardh metalik, të përjashtuarit përplasen me Gardën! Noka me benzinë tenton t’i vërë flakën një banderole! Tensione edhe në sallë, Vokshi nuk lejon raportimin e KLSH
Përplasje të ashpra në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe Gardës. Kjo e fundit, për herë të parë ka rrethuar Kuvendin me gardh metalik me qëllim për të penguar futjen e 23 deputetëve të përjashtuar të opozitës.
-
VIDEO
PD i përgjigjet policisë: Mashtrim, efektivi kishte armë
Partia Demokratike ka reaguar sërish pas njoftimit të policisë që njoftoi se efektivët e FNSH s’kanë pasur armë me vete, por spraj piper.
-
VIDEO
Tensionet para Parlamentit/ Flamur Noka sulmon fizikisht efektivët e policisë! Pamjet kur i shtyn dhe godet
Opozita protestoi dhunshëm sot para parlamentit, duke u konfrontuar fizikisht me Gardën dhe forcat e Policisë që iu bashkuan në një moment me përforcime.
-
VIDEO
E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, në SPAK për 1 orë
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn vizitë në SPAK, ku qëndroi për rreth 1 orë
-
VIDEO
Votimi në Parlament/ Theodhori në krye të KLGJ, Fejzulla te KLP, kaluan automatikisht! Rrëzohet zgjedhja e kreut të AMF! Kalon rezoluta e KLSH dhe Shërbimi Veterinar