-
VIDEO
Berlin, Scholz mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, përgëzon Kosovën për heqjen e kufizimit për mallrat serbe: Beogradi dhe Prishtina të ecin para me dialogun
Iniciativa e nisur në vitin 2014 që mori jetë nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel shënon 10 vjetorin e saj. Kancelari gjerman Olaf Scholz, në fjalën hapëse në takimin për Procesin e Berlinit, përgëzoi Kosovën për lehtësimin e masave për kontrollet e mallrave serbe.
-
VIDEO
Shkodër, vëllezërit shfrytëzonin si 'skllav' adoleshentin afgan në servisin e tyre, arrestohet njëri tjetri në kërkim
Një 16 vjeçar nga Afganistani që mbahej me forcë dhe shfrytëzohej për punë është arritur të shpëtohej, ndërsa policia ka arrestuar njërin prej shfrytëzuesve dhe ka shpallur në kërkim të vëllanë.
-
VIDEO
Balla takim me shqiptarët në Romë: Diaspora, faktor kyç, senati italian po i jep dorën e fundit marrëveshjes së pensioneve! I nxit të votojnë online
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeron dhe punon në Romë, Itali.
-
VIDEO
Veliaj: Të gjitha pemët e zhvendosura nga autostrada Tiranë-Durrës do të mbillen në Parkun e Liqenit dhe pika të tjera
Ka nisur zhvendosja e pemëve në kuadër të zgjerimit dhe rindërtimit të autostradës Tiranë-Durrës. Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar video nga ky operacion që garanton ruajtjen e mjedisit gjatë punimeve të infrastrukturës. Pemët që po hiqen nga zona e punimeve do të mbillen në Parkun e Liqenit Artificial dhe në disa pika të tjera të qytetit.
-
VIDEO
Nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës! Pamjet me dron
Nis puna për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë – Durrës, nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit. Tashmë po punohet për spostimin fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit.
-
VIDEO
Fier/ Aksident i frikshëm në Levan-Pishporo, makina merr përpara 36 kokë dele! Policia nis hetimet, pamjet nga vendngjarja
Një automjet ka përplasur 36 kokë bagëti (dele), të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën në fshatin Qarr. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit
-
VIDEO
Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë
Ndalesë në kantinën e vogël popullore të vreshtarit Hamdi Guri.
Ai e nxjerr rakinë me dy kazanë bakri dhe me dy vatra zjarri me dru, sipas traditës qindravjeçare në Zall Herr.
-
VIDEO
Rruga Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, Rama ndan pamjet: U hodh shumë baltë, por u rindërtua me shpenzimet e firmës! Lidh 2 bashkitë për 20 minuta
KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga rruga Korçë-Ersekë, e cila në muajin shkurt pësoi shembje ende pa u inauguruar. Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale kreu i qeverisë thEkson se ky aks i ri do të lidhë dy bashkitë për 20 minuta.
“Ja edhe rruga e rilindur Korçë - Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht”, shkruan Rama krah videos.
-
VIDEO
Pritet hapja e kampit në Gjadër, Rama: Asnjë emigrant s’mund të dalë nga struktura! Ajo që ndodh atje s’na shqetëson, përfshihemi vetëm nëse na e kërkon Italia
Kryeministri Rama në një intervistë për median italiane ‘La Repubblica’, flet për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët. Rama thotë se "Ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptare. Do të shqetësohemi vetëm nëse do të përfshihemi nga Italia.” Këtë javë priten emigrantët e parë në Gjadër.
-
VIDEO
Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja në Durrës! Pritet ekstradimi
Një 45-vjeçare është arrestuar në qytetin e Durrësit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali.
-
VIDEO
Durrës/ Përplasen dy automjete në rrugën dytësore për Xhafzotaj, lëndohen dy shoferët
Dy makina përplasen në aksin Durrës-Xhafzotaj, dy shoferët lëndohen lehtë dhe dërgohen në spital.
-
VIDEO
Vlorë/ Kishte humbur në pyllin e Llogarasë, gjendet pas 3 orësh nga policia turisti francez
Prej me shumë se tre orë kërkim nga forcat e postës së policisë së Orikumit dhe ADZM, kanë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore një 30 vjeçar francez i cili kishte humbur në pyllin e Llogarasë.