KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga rruga Korçë-Ersekë, e cila në muajin shkurt pësoi shembje ende pa u inauguruar. Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale kreu i qeverisë thEkson se ky aks i ri do të lidhë dy bashkitë për 20 minuta.
“Ja edhe rruga e rilindur Korçë - Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht”, shkruan Rama krah videos.