-
VIDEO
Zjarret në pyjet e Fanit dhe Oroshit në Mirditë, kryebashkiaku thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike
Situata nga zjarret në zonën e Mirditës vijon që të mbetet problem në fshatrat e njësive administrative Fan, Lajthizë dhe Orosh. Kryetari i bashkisë së Mirditës Albert Melyshi u ka bërë thirrje autoriteteve për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve
-
VIDEO
'Më merr djalin në Kombëtaren A'! Arrestohet presidenti i KF Iliria, kërcënoi në banesë kreun e FSHF-së Armand Duka! Në pranga dhe 2 djemtë e tij futbollistë
Presidenti i ekipit të futbollit Iliria nga Fushë-Kruja, Nazmi Selmani, së bashku me 2 djemtë e tij futbollistë dhe Redian Locin, janë arrestuar nga policia e Durrës pasi kanë kërcënuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në hetim është vënë djali tjetër i tij, po futbollist dhe një 39-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë (30 gusht 2024). Motivi ka të bëjë me mos grumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit (djali tjetër i Nazmiut), portierit të Tiranës.
-
VIDEO
Kërcënoi kreun e FSHF-së Armand Duka, arrestohet presidenti i klubit të futbollit Iliria e Fushë-Krujës! Në pranga dhe 2 djemtë e tij futbollistë! I kërkuan favore
Presidenti i ekipit të futbollit Iliria nga Fushë-Kruja, Nazmi Selmani, së bashku me 2 djemtë e tij futbollistë dhe Redian Locin, janë arrestuar nga policia e Durrës pasi kanë kërcënuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë (30 gusht 2024).
-
VIDEO
Ishin në proces divorci, burri lyen me benzinë gruan e i vë flakën dhe më pas arratiset! 31-vjeçarja pëson djegie të shumta, niset drejt QSUT
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës pak pas mesditës. Bledar Trëndafili 45-vjeç ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili, me të cilën ishin të proces divorci. 31-vjeçarja ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, më pas është nisur drejt QSUT
-
VIDEO
Sërish zjarr në grumbullimin e mbetjeve në Vlorë! Era favorizon përhapjen e flakëve
Grumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët ditën e sotme
-
VIDEO
Korçë/ Burri lyen me benzinë gruan i vë flakën dhe arratiset! 31-vjeçarja peson djegie të shumta
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës pak pas mesditës. Bledar Trëndafili 45-vjeç ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili, me të cilën ishin të proces divorci.
-
VIDEO
Durrës/ Arrestohen 2 vëllezër, morën peng dhe kërcënuan 44-vjeçarin
Vëllezerit Aleksandër dhe Lulash Gecaj u arrestuan në Durrës pasi morën peng një 44-vjeçar në makinë nga lagjja 13 deri në zonën e Kënetës.
-
VIDEO
Vlorë/ Kontrolle në det për sigurinë! Linjat Karaburun-Sazan, Policia: Mbani jelekë shpëtimi
Policia kufitare e Vlorës zhvilloi kontrolle ditën e sotme në vijën bregdetare Vlorë-Orikum për mjetet lundruese për sigurinë në plazhe.
Pas kontrollove, efektivët këshilluan të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të përdorin jelekët e shpëtimit.
Po ashtu, edhe subjektet që operojnë në linjat turistike Sazan-Karaburun u këshilluan të kenë me vete jelekët e shpëtimit për çdo turist.
-
VIDEO
Skandali me mbetjet jo i vetmi! Si u favorizua Kurum nga Berisha, shumëfishoi fitimet
Kompania Kurum, e cila fshihet pas mbetjeve të shumëdebatuara toksike drejt Tajlandës, është favorizuar nga qeveria Berisha, kohë kur ka shumëfishuar fitimet. Kurum mori 4 HEC-e dhe menaxhimin e Portit të Durrësit. Berisha i dha 67 hektarë në Durrës Kurumit për park industrial, por dështoi. Me koncesione deri në javët e fundit të qeverisë së djathtë, Kurum mori edhe rafinerinë në Cërrik të cilën e shiti për skrap në 1 muaj.
-
VIDEO
Rama në Pragë: Shqiptarët janë europianë, kjo nuk vendoset në Bruksel! Marrëveshja me emigrantët? Nuk i themi dot jo Italisë
Nga Praga, kryeministri Edi Rama foli sërish për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë po merr pjesë në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024. Sa i takon aspiratave të Shqipërisë për integrimin në BE, Rama tha se nuk i thonë kurrë jo unionit.
-
VIDEO
Rama në Pragë: Solidariteti ynë me Ukrainën, gjëja më e natyrshme! Një mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhet me ushtri
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë, në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, në Panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, moderuar nga gazetari i njohur i Ali Aslan.
Ai është pyetur se përse është e rëndësishme për Shqipërisë që të jetë një mbështetëse e palëkundshme për Ukrainën.
Rama para se ti përgjigjej, pyetjes u shpreh se ishte shumë ndërruar që është ulur pranë dy nordikëve pasi duhej dielli në një vend të ftohtë siç është Praga. Madje shprehet se tai është ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Europë.
-
VIDEO
Atentati në Shkodër, dyshohet për vrasës me pagesë! Autori i maskuar zbriti nga ‘Benzi’ gri dhe e qëlloi, 14 plumba i morën jetën 36-vjeçarit
Vrasës me pagesë dyshohet se fshihen pas ekzekutimit të 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli në Shkodër. Autori i maskuar, ka zbritur nga një Benz gri dhe e ka qëlluar me breshëri plumbash. 14 plumba i morën jetën 36-vjeçarit, ndërsa nga autorët nuk ka asnjë gjurmë. Mjeti ‘zhduket’ në akse të pamonitoruara nga kamerat.