-
VIDEO
‘Kosova nuk është rajon i Shqipërisë’, habit studiuesi: Ka identitet kosovar të vjetër, të ndryshëm nga ai shqiptar! Gazetari: Ne jemi një
Osman Azemi, një aktor i humorit në Kosovë, ka qenë kryefjalë në media ditët e fundit, për shkak të një deklarate, ku thoshte se Kosova nuk është një krahinë e Shqipërisë.
-
VIDEO
U dënua për blerje votash, Fredi Beleri lirohet me kusht, i kishin mbetur edhe 6 javë burg!
Minoritari Fredi Beleri u lirua sot me kusht nga Gjykata e Fierit pasi kreu 16 muaj burg për korrupsion në zgjedhje. Teksa la qelinë ai u shpreh se nuk do të heqe dorë nga Himara, duke paralajmëruar se do të kandidojë sërish nëse merr OK nga Strasburgu, ku tashmë do të ulet si eurodeputet grek.
-
VIDEO
Nis sesioni i ri parlamentar/ Spiropali kërkon bashkim: Reflektimi të jetë i përbashkët! Opozita gris mesazhin e Begajt! Peleshi shtrin dorën e bashkëpunimit
Kuvendi nisi sot punimet e sesionit VII të Legjislaturës X. Në fjalën e saj përshëndetëse kryetarja e re e Kuvendit, Spiropali bëri thirrje për bashkim, ndërsa deputetë të opozitës grisën mesazhin e Presidentit. Me rikthimin në Parlament Bardhi me Bashën nuk janë më në karrige ngjitur me ish kreun e PD të ulur në fund.
-
VIDEO
Mbetjet e Kurum/ Gazetari: Një pjesë janë përdorur si çakull për asfaltin e Elbasan-Cërrik! Sazan Guri: Janë hedhur dhe në lumin Shkumbin
Skandali i mbetjeve të Kompanisë Kurum ka hapur një debat të madh publik lidhur me gjetjen e fajtorit në këtë situatë, ku përveç kompanisë turke që dërgonte mbetje toksike drejt Tajlandës përgjegjësia bie edhe mbi instancat shtetërore.
Gazetari Adriatik Doçi ka zbuluar fakte dhe prova këto ditë lidhur me aktivitetin e kësaj kompanie që daton që prej kohës kur kryeministër ishte Fatos Nano dhe më pas Sali Berisha.
Për Arbër Hitajn në Studio Live Report tv, Doçi zbuloi se një pjesë e mbetjeve të Kurum, është përdorur për çakull si shtresë për të asfaltuar rrugën Elbasan-Cërrik. Kjo dëshmohet edhe me analizën e asfaltit të kësaj rruge por edhe prej dëshmive të ndryshme të banorëve të asaj zone.
-
VIDEO
Bardhi 'ndëshkon' Bashën, e çon nga karrigia e ul Nallbatin! E heq dhe nga delegacioni i KiE! Pranë vetes merr Flamur Nokën
Sesioni i ri parlamentar, i cili paraprin zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 ka nisur me ndryshime për Lulzim Bashën. Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka vendosur të ndryshojë vendet e deputetëve të opozitës. Kështu, Lulzim Basha është spostuar në fund të sallës dhe në vendin ku dikur ulej ish kryetari i PD-së, ngjitur me Bardhin tani është caktuar Bledjon Nallbani.
-
VIDEO
Skandali me mbetjet e Kurum/ Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji: Kompania ka qenë target i sulmeve tona, nuk e di çka ndodhur para 2013
Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji foli në lidhje direkte, me ‘Studio Live’ në Report Tv për skandalin me mbetjet të Kompanisë Kurum. Gjergji shprehet se emergjencat mjedisore në Elbasan kanë nisur që në vitin 2007 kur në bashki erdhën socialistët.
'Skandali i mbetjeve toksike nuk është një çudi, pasi emergjenca mjedisore duke përfshirë edhe këto mbetje, ka vite që është. Nga 2007 bashkia Elbasan udhëhiqet nga socialist dhe që atëherë është ngritur alarmi për ndotje mjedisore. Atëherë u quajt si nisëm e marrë nga kryetar i bashkisë, por ishte këmbëngulja e këshilltarëve të bashkisë Elbasan. Kur morëm vesh që brenda ndotjes mjedisore bëhet fjalë edhe për ndotje toksike, që bashkia nuk ka qenë asnjëherë transparent.'
-
VIDEO
Pushimet mbaruan, Kuvendi nis sot sesionin e ri parlamentar! Pikat e nxehta: Xhaçka, mbetjet toksike të Kurum e reforma zgjedhore
Sot deputetët kthehen në Kuvend, për të nisur sesionin e ri të jetës parlamentare. Seanca që nis në orën 17:00 do të hapet me fjalimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Eshtë caktuar të mbajnë fjalën edhe krerët e grupeve parlamentare.
-
VIDEO
U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë
U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë
-
VIDEO
Aksident në Korçë/ Shoferi pëson infarkt në timon, përplas makinën në bulevard, ndërron jetë në spital
Një aksident i rëndë ëshë shënuar mëngjesin e sotëm në Bulevardin ‘Republika’ të Korçës
-
VIDEO
Pamjet/ Seanca e Fredi Belerit, ja si presin gazetarët grekë vendimin para Gjykatës së Fierit
Teksa në ambientet e brendshme të Gjykatës së Fierit po zhvillohet seanca deçizive për fatin e dënimit të mbetur të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, jashtë presin jo vetëm mediat shqiptare të interesuara rreth raportimit të çështjes në fjalë, por edhe ato të vendit fqinj, Greqisë.
-
VIDEO
Tropojë, thyen masën e sigurisë 'arrest shtëpie' e shkon në lokal, policia i gjen dhe 1 kg kanabis në banesë
Tropojë-Një 37 vjeçar nga fshati Peraj, Tropojë është vendosur në pranga pasi theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.
-
VIDEO
Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren
Më i ngarkuar ka qenë aksi Peqin-Elbasan dhe segmenti Elbasan-Bradashesh, drejt rrethrrotullimit të këtij fshati, ku kalon rruga kryesore