-
VIDEO
Zjarri në Shëngjin, avionët italinë ‘Canadair’, monitirojnë zonën nga ajri
Avionët italianë ‘Canadair’ po monitirojnë zonën e Shëngjinit nga ajri. Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se një nga avionët është duke vëzhguar pjesën afër bregdetit.
-
VIDEO
Rikthehen operacionet e SPAK, ekzekutohen disa URDHËRARRESTE, nën masë sigurie dhe një ish-gjyqtar
Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar po vijon në disa qytete të Shqipërisë.
Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se po ekzekutohen disa urdhërarreste në Tiranë, Elbasan, Durrës të cilat me kërkesë të SPAK janë firmosur nga GJKKO.
Mes të arrestuarve është Zv drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.
-
VIDEO
Zjarri në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Një nga situatat më të vështira që kemi kaluar! Pritet sërish ndërhyrja helikopterë
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dhënë një intervistë për mediat lidhur me zjarrin që përfshiu Shëngjinin gjatë gjithë ditës së djeshme, 30 korrik.
-
VIDEO
Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj betohen para presidentit Begaj
Një ditë pas votimit në parlament, ministrat e rinj u betuan sot para presidentit Bajram Begaj. Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.
Para Begajt u betuan 3 ministrat e rinj që i shtohen kabinetit ‘Rama’, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.
Edhe Taulant Balla u betua pas shkarkimit si ministër i Brendshëm dhe marrjes së detyrës së re si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron të zjarrit dramatik në Shëngjin
Report Tv sjell pamjet ekskluzive me dron të zjarrit që përfshiu Shëngjinin e përfundoi deri tek hotelet e cadrat e plazhit te Rana e Hedhun.
Pamjet tregojnë zjarrin në pjesën e pyllëzuar të malit dhe përhapjen e frikshme të tyre deri në bregdet si pasojë e erës.
-
VIDEO
Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Fredi Belerin
Sot, në Gjykatën e Fierit është paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht. Dy seancat e mëparshme dështuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët magazina në autostradën Tiranë-Durrës, shtëllunga të mëdha tymi ‘mbulojnë’ zonën
Një magazinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Report Tv sjell pamjet, ku dallohen shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar zonën.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 31 korrik 2024
-
VIDEO
Zjarri në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun
Me kerkesë të strukturave të rendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka stakuar energjinë elektrike si masë e nevojshme sigurie për të evituar rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare “Rana e Hedhun”, Shëngjin
Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve, informon OSHEE.
-
VIDEO
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
Vijojnë ende zjarret në zonën e Shëngjinit, që kanë nisur që nga orët e para të mëngjesit. Ende vatrat e zjarrit janë aktive, por vijojnë me intensitet më të ulët.
Flakët rrezikojnë banesat në Shëngjin, teksa dhe era favorizon përhapjen e flakëve.
Kanë mbërritur gjatë ditës dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri, ndërsa ministri Balla nga vendngjarja tha se po komunikohet me KFOR për ndihmë me helikopterë.
-
VIDEO
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, Policia shpëton 6 persona
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u kanë ardhur në ndihmë 6 personave pasi rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues.
-
VIDEO
‘Frymë vere’, instrumentistët e TKOB koncert në Pogradec
Koncerti “Frymë Vere” erdhi si një fllad artistik në Pogradec. Instrumentistët e Orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhuruan emocione, teksa luajtën pjesë nga “Delina” e Zadesë, “Carmen” e Bizet-it dhe përpunime të tjera të operave.