-
VIDEO
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si Argita mashtroi me deklarimin e pasurisë! Ditën e martë në Report Tv
Për herë të parë në një investigim të Report Tv publikohen dokumente dhe procedura që implikojnë si Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit, ashtu dhe vajzën e tij Argita.
-
VIDEO
Inspektim në Dhërmi, Balla: Policia të garantojë respektim të normave të zhurmës e muzikës në plazhe
Gjatë inspektimit të masave në jug të vendit, ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal në zonën e Dhërmiut
-
VIDEO
Merr fund ‘liria’ e Belerit, kthehet në qeli pas betimit si eurodeputet: Kam kërkuar lirinë me kusht! Gjikuria, më i përshtatshëm për Himarën sesa unë
Fredi Beleri është kthyer në burgun e Fierit për të kryer dënimin e mbetur pas konstituimit të Parlamentit Europian. Ai shoqërohej nga kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria. Për mediat Beleri tha se ka kërkuar lirinë me kusht, ndërsa theksoi se shpreson që drejtësia të veprojë kësaj here pa u ndikuar.
-
VIDEO
Momenti i rikthimit të Fredi Belerit në ambientet e burgut. Shoqërohet nga Gjiknuri
Fredi Beleri është kthyer mëngjesin e sotëm në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit pasi u betua në Parlamentin Evropian si eurodeputet. Liria e tij e përkohshme 5 ditore, pas lejes së dhënë nga Drejtoria e Burgjeve, përfundoi në orën 16:00 dhe Beleri u rikthye në burgun e Fierit
-
VIDEO
Moti i pazakontë, reshje të dendura shiu në Bulqizë
Në një kohë kur në disa zona të vendit janë përfshirë nga temperatura të larta, Bulqiza është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut
-
VIDEO
Shoqërohet nga kandidati për Himarën, Beleri kthehet në burgun e Fierit: Gjikuria nuk ka lidhje me mercenarët e pushtetit
Fredi Beleri është kthyer në burgun e Fierit për të kryer dënimin e mbetur pas konstituimit të Parlamentit Europian. Report Tv sjell pamjet ndërsa Beleri kthehet në burgun e Fierit, ndërsa shoqërohej nga kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria.
-
VIDEO
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me studentët e Kolegjit të Europës, të cilët kanë fituar bursë studimi nga Bashkia e Tiranës. Gjatë bashkëbisedimit, Veliaj tha se tre bursat e dhëna nga bashkia, janë një investim te studentë që në të ardhmen do t’i japin më shumë kryeqytetit me talentin dhe punën e tyre.
-
VIDEO
Denoncimet nga Onkologjiku: S’ka ilaçe, po i blejmë shtrenjtë në farmaci! Në spital pa kondicioner, plas derri, jo robi!
Shqetësimet e qytetarëve të cilët duhet të marrin shërbim në Spitalin Onkologjik, janë ende prezente, edhe pse një grup mjekësh janë tashmë në hetim nga SPAK. Për Report Tv disa prej tyre tregojnë me shembuj konkret mungesën e ilaçeve dhe shpenzimet e papërballueshme që kanë bërë deri më tani për t’i blerë në farmaci.
-
VIDEO
Digjet makina në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë
Një automjet tip “Golf” është përfshirë sot nga flakët e zjarri në autostradën Laç-Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mamurrasit dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se makina është djegur për shkak të një defekti elektrik.
-
VIDEO
Kukës/ Fluks i lartë mjetesh në Morinë, në vetëm 12 orë në Shqipëri kanë hyrë 17 132 qytetarë
Fundjava në pikën kufitare të Morinit, ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova, por edhe vendeve të tjera të rajonit.
Edhe numri i autobusëve të cilët transportuan pushues nga Kosova drejt pikave turistike të vendit tonë ishte i lartë këtë fundjavë.
Sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 17 mijë 132 shtetas me afro 5 mijë e 192 automjete. Me marrëveshjen e lehtësisë kufitare mes dy qeverive janë shmangur plotësisht radhët në të dyja kahet e lëvizjes në Morinë.
-
VIDEO
Varrezat e reja në Lushnjë, opozita: Janë ndërtuar në vend të papërshtatshëm
Kryetari i partisë Demokratike Lushnjë Eduart Sharka dhe këshilltari i opozitës i këshillit bashkiak Lushnjë Ilir Marku denoncojnë problemin e varrezave publike të qytetit të Lushnjës.
Sipas Sharkës varrezat aktuale të Lushnjës janë të vendosura në një vend jo të përshtatshëm në anë të përroit, në një gjatësi prej rreth dy kilometrash së fundmi janë të ezauruara.
Sharka thotë se pozicioni aktual është papërshkueshëm dhe varret janë të rrezikuara nga prurjet e përroit.
-
VIDEO
Gjirokastër/Zjarr në malin e Sopotit, zjarrfikësit në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve
Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në malin e Sopotit