• VIDEO

    'Droni edukues' kap 'mat' shoferët me shkelje në zonat bregdetare! Ndëshkohen 183 drejtues

    Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar kontrollet me mjete inteligjente shpejtësimatëse dhe me dron edukues, për parandalimin e aksidenteve rrugore në zonat bregdetare

  • VIDEO

    Kuvend/ Kreu i SPAK: Pasi të kemi numrin e nevojshëm të prokurorëve, do hapim zyra të SPAK në rrethe

    Deputeti i Partisë Socialist Denis Deliu gjatë raportimit të kreut të SPAK Altin Dumani në Kuvend ka pyetur këtë të fundit në lidhje me prezencën e SPAK në qytetet më problematike. Dumani tha se pas plotësimit të numrit të nevojshëm, do të procedohet më pas edhe me hapjen e zyrave të SPAK.

    Deliu: Prezenca e SPAK dhe hetuesve të BKH është e nevojshme për qytete problematike. Kur mendoni se mund të hapni zyra në qytete

    Dumani: Për dikë 4 vjet mund të duken shumë për një institucion të ri është shumë pak është një periudhë e shkurtër. Institucioni ka nevojë të krijohet në organikë. Mund të themi se SPAK sot është funksional. Jemi përpjekur të ushtrojmë detyrimet tona ligjore dhe kushtetuese, mund të vijë momenti dhe ligji e parashikon mund të hapen zyra edhe në rrethe. Besoj pasi të kalojë koha dhe të kemi numrin e nevojshëm, do të procedohet edhe me hapjen zyrave të SPAK në rrethe.

  • VIDEO

    Dumani në Kuvend: Në janar gati strategjia për krimet zgjedhore! Vokshi: Pse nuk është thirrur Rama për McGonigal? Kreu i SPAK: E vlerëson prokurori

    Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend mbi raportin e vitit 2023 të SPAK. Dumani i është përgjigjur edhe pyetjeve të drejtuara nga deputetja e PD, Albana Vokshi. Sa i takon krimeve zgjedhor Dumani dha një bilanc të hetimeve.

  • VIDEO

    Vjedhja e skrapit në kombinatin e Poliçanit, ish-ministri Çuçi pyetet në Prokurorinë e Beratit

    Thirrja e tij është bërë nga Prokuroria e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasi e të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre.

  • VIDEO

    Bardhi pyet Dumanin: A ju çoj Rama SMS që të mbyllni çështjen ‘Xibraka’! Kreu i SPAK: S’kam marrë asnjë mesazh! Hetimet për inceneratorët, komplekse

    Kreu i grupit parlamentar në Partiën Demokratike Gazment Bardhi ka drejtuar 5 pyteje kreut të Prokurorisë së Posaçme pas raportimit të këtij të fundit në Kuvend. Ndër të tjera Bardhi u ndal tek hetimet për inceneratorin e Tiranës, nga ku i kërkoi shpjegimet kreut të SPAK në lidhje me vonesën e hetimve.

    Dumani tha se çështja e hetimit është mjaft komplekse. Sipas Dumanit hetimi është i vështirë, sidomos kur vjen puna të çështje me natyrë korruptive, që kanë më të vështirë për tu hetuar.

    Sa i takon çështje së Xibrakës, Dumani tha se çështja është në hetim. I pyetur nga Bardhi nëse ka shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Edi Rama që të mbyllë dosjen, kreu i SPAK tha se marrëdhëniet e tij me kreun e qeverisë janë vetëm institucionale dhe procedurale.

    ‘Nuk marr dhe nuk përcjell asnjë lloj mesazhi, ushtroj detyrën time në përputhje me dispozitat ligjore.’- tha Dumani.

    Sa i takon çështjes së fondeve të IPARD, Dumani tha se po hetohet.

  • VIDEO

    Dumani prezanton në Kuvend raportin e SPAK: Jemi prokuror dhe jo inkuizitor

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka prezantuar raportin e SPAK në Kuvend, ku ka ka nënvizuar mungesën e kallëzimeve nga institucionet publike, si një nga problematikat me të cilat përballet Prokuroria e Posaçme.

    Kreu i SPAK po prezanton në Kuvend raportin vjetor, ku ka renditur disa nga problematikat e SPAK dhe BKH.

    ‘Jemi prokuror dhe jo inkuizitor. Mbrojmë dinjiteti njerëzor duke pasur parasysh që shumë nga subjekte tona janë zyrtar. Krimi i organizuar në nivelin më të lartë në botë.’- tha Dumani.

  • VIDEO

    ‘O Nuredin Dumani, mbaje të dashurën se po ta kapa’, kush është Xhovana Nikolli

    Xhovana Nikolli dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me eksploziv mbrëmjen e të shtunës në Elbasan. Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku jetonte Nikolli, shkaktoi plagosjen rëndë të 26-vjeçarit Enea Themollari.

  • VIDEO

    Olsian Çela raporton në Kuvend: Mungesë e theksuar prokurorësh, përballen me ngarkesë

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar para Kuvendit raportin për vitin 2023, ndërsa theksin e vendosi sërish tek vakancat e prokurortëve, të cilët përballen edhe me ngarekesë të shtuar. Ndalur në shifra, Çela tha se ka një mungesë të prokurorëve me 38%. Pra, në vitin 2023 prokuroritë kanë pasur 198 prokuorë kundrejt numrit organik prej 321.

     
  • VIDEO

    Durrës/ Operacioni ‘Summer’, 16 persona në pranga, 5 armë zjarri të sekuestruara

    Të paktën 16 persona në Durrës janë arrestuar në kuadër të operacionit "Summer", i zhvilluar 1 javë më parë.

  • VIDEO

    PD kërkon zgjatjen e hetimit për komisionin 'TIMS': Të thërrasim edhe Ramën! Salianji: Të dhëna të llahtarshme

    Partia Demokratike kërkon zgjatjen e hetimit për komisionin hetimor të TIMS. Në mbledhjen e sotme, u mor dëshmia e fundit e Dorian Tolës, ish-drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

  • VIDEO

    ‘Drejtësia’ sot në Kuvend! Mbërrin Altin Dumani, pritet të raportojë para deputetëve

    1. TIRANË- Sot deputetët rikthehen në Kuvend pas javës së gjelbër për të diskutuar jo vetëm çështjet e qytetarëve, por edhe për një seancë që në fokus të saj do të ketë institucionet më të rëndësishme të drejtësisë. Në axhendën e seancës plenare janë të përfshira raportimet e këtyre institucioneve, ndërsa të pranishëm do të jenë krerët e tyre.

  • VIDEO

    5 ditë leje për t’u betuar si eurodeputet, Beleri lë burgun: Jam i lumtur! Udhëton në Athinë e Strasburg pa efektivë

    - Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm burgun e Fierit, pasi mori leje për t’u betuar si eurodeputet. ‘Liria’ e Belerit zgjat vetëm 5 ditë dhe sipas lejes së miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, leja e Belerit nis sot dhe zgjat deri më 20 korrik, më pas Beleri duhet të kthehet në burg për të shlyer dënimin e mbetur për korrupsion zgjedhor.

    Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se këtë mëngjes Beleri ka lënë burgun e Fierit dhe udhëton drejt Athinës i pa shoqëruar me efektivë dhe pritet të mbërrijë atje rreth orës 12:30 me orën greke. Më pas, nga Athina niset për në Strasburg, ku më 16 korrik bëhet edhe betimi si eurodeputet në Parlamentin Europian.

    Ai është pritur jashtë ambienteve të burgut nga bashkëshortja dhe makina e ambasadës greke. Ndërkohë, në një prononcim të shkurtër për një media greke, Beleri tha se është i lumtur

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv