-
VIDEO
Opozita bojkoton sërish komisionin e Dezinformimit! Braçe: Strategji kombëtare për ndalimin e ndërhyrjeve të huaja
Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit zhvilloi sot mbledhjen e radhës, e cila u bojkotua sërish nga deputetët e opozitës. Në mbledhjen e sotme mazhoranca ka miratuara metodologjinë dhe objektivat e këtij komisioni, ku fokusin kryesor do e këtë në përmirësimin e kuadrit ligjor për të mos lejuar ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike dhe zgjedhore.
-
VIDEO
Drejtoresha e SHISH raporton te ‘Siguria’: Shërbimet serbe e ruse, qëndrime armiqësore ndaj nesh! Rritëm bashkëpunimin me SPAK e BKH
Puna e SHISH për vitin 2023, përveç bashkëpunimit të ngushtë me institucionet vendase të sigurisë dhe drejtësisë, është përqendruar tek kundërvënia ndaj aktiviteteve të shërbimeve inteligjente të huaja me qëllime armiqësore ndaj Shqipërisë. Drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni, raportoi sot në Komisionin e Sigurisë. Në pak minuta, në pjesën me dyer të hapura të mbledhjes, Hyseni tha se më shumë vëmendja është përqendruar te shërbimet me qëllime armiqësore ruse dhe serbe.
-
VIDEO
Task Forca e përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë, Balla: Bashkëpunimi është intensifikuar, rezultate të rëndësishme kundër krimit të organizuar e migracionit të paligjshëm
Në Tiranë u mbajt takimi i radhës tripalësh, i Komitetit Mbikëqyrës të Task Forcës së përbashkët mes Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Kosovës, kundër migracionit të parregullt dhe bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.
-
VIDEO
U kapën me 246 kg kanabis në Shkodër, 10 arrest me burg, 2 të tjerë lihen në arrest shtëpie
Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”
-
VIDEO
Rivlerësimi i pasurive, Rama: Nis puna në shtator për referencat e reja! Në thelb është amnisti, bashkitë të flasin me qytetarët! Është shansi i fundit
Kryeministri Edi Rama njoftoi përpara kryetarëve të bashkive, se do bëhen referencat e reja lidhur me rivlerësimin e pasurive. Rama e cilësoi këtë proces si një lloj amnistie pasi ka edhe kosto për buxhetin e shtetit, teksa ftoi krerët e bashkive të jenë pjesëmarrës aktiv në këtë proces në komunikim me qytetarët.
-
VIDEO
Zjarr në landfillin e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit
Landfilli i depozitimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm
-
VIDEO
Rama batuta për vlonjatët: U kanë dalë trutë! Do bien në gropë me ngritjen e çmimeve
Kryeministri Rama pati kritika në fjalën e tij përpara kryetarëve të bashkive në vend, lidhur me rritjen e çmimeve nga operatorët e hotelerive bareve dhe restoranteve kryesisht në Vlorë. Rama nuk la pa bërë batuta me vlonjatët, që sipas tij do bien në gropë nëse vazhdojnë me këto çmime.
-
VIDEO
'Dje është hedhur një shashkë', Shalsi pyet kreun e KLSH për akulloret e kontaminuara: Çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillnit në komision një çështje 3 viteve më parë?
Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, kryetari Eduard Shalsi ka pyetur kreun e KLSH, Arben Shehu, për çështjen e akulloreve të kontaminuara në vitin 2021, të cilën ai e përmendi në raportimin e një dite më parë.
“Dje pas deklaratës tuaj kemi marrë shumë mesazhe shqetësuese nga qytetarët për akulloret e kontaminuara për të cilat AKU kreu veprimet e duhura menjëherë dhe i largoi nga tregu pas sinjalizimit. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?”
Më pas Shalsi ka lexuar në komision disa mesazhe nga qytetarë të shqetësuar për këtë çështje pas deklaratave të kreut të KLSH.
-
VIDEO
Sezoni turistik, Rama mbledh kryebashkiakët! Të pranishëm edhe ata të PD
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryebashkiakët dhe në kuadër të takimit do të jetë sezoni veror, thonë burime për Shqiptarja.com.
Takim pritet të mbahet në Kryeministri, në sallën COD.
Pjesë e takimit pritet të jenë edhe kryebashkiakët e djathtë, të cilët edhe hërën e parë në takimin e Shkodrës, iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeministrit.
-
VIDEO
Task Forca e përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë, Balla: Bashkëpunimi është intensifikuar, rezultate të rëndësishme kundër krimit të organizuar e migracionit të paligjshëm
Në Tiranë u mbajt takimi i radhës tripalësh, i Komitetit Mbikëqyrës të Task Forcës së përbashkët mes Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Kosovës, kundër migracionit të parregullt dhe bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.
-
VIDEO
“Ta zhduknin Dumanin nga faqja e dheut”, Meçe trondit me deklaratën për kreun e SPAK
I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv analistin Arben Meçe thotë se vrasjet e 21 janarit ishin me paramendim dhe selektive. Për gazetaren Marsela Karapanço, Meçe nënvizoi se çështja u bë edhe me kriminale për faktin se Berisha tentoi që të zhdukë provat dhe të sfumojë ngjarjen me një skemë që ishte edhe më makabre se vrasja
-
VIDEO
SPAK heton '21 janarin', Meçe: Vrasjet ishin selektive! Basha e di kush dha urdhër për të qëlluar! Të merret në mbrojtje se i rrezikohet jeta si dëshmitar
SPAK ka nisur hetimet për 21 janarin, ku do të zbardhet roli i ish-kryeministrit Sala Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv analistin Arben Meçe thotë se vrasjet e 21 janarit ishin me paramendim dhe selektive. Për gazetaren Marsela Karapanço, Meçe nënvizoi se çështja u bë edhe me kriminale për faktin se Berisha tentoi që të zhdukë provat dhe të sfumojë ngjarjen me një skemë që ishte edhe më makabre se vrasja.