-
VIDEO
Projekt-rezoluta e PS-së për luftën ndaj korrupsionit, Basha: Shfaqje elektorale, pse vjen 10 muaj para zgjedhjeve dhe pas 11 vitesh qeverisje?
Basha komentoi propozimin e Partisë Socialiste për një rezolutë për të lufutar korrupsionin, e cila pritet të kalojë sot për votim në parlament. Basha ngre pikëpyetjet e tij lidhur me këtë rezolutë.
-
VIDEO
Sot Kuvend/ Kalon për votim rezoluta anti-korrupsion, i pranishëm edhe Rama! Basha: Komplot kundër drejtësisë
Projekt-rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS kalon sot në Kuvend për miratim. Para futjes në sallën e Kuvendit, Basha paralajmëroi votën kundër, duke thënë se nuk e ngrenë kartonin kundër reformës në drejtësi. Kjo rezolutë sipas tij është një komplot kundër drejtësisë, sidomos ndaj SPAK.
-
VIDEO
'S’ka të drejtë të bëjë kërkesë', Seiti përplaset me Stojanin në mbledhjen e KLP për mandatin e Ballës: Pse ky nxitim? Pse doni ta rrëzoni tjetrin?
Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme e KLP ku do të vendoset për mandatin e Alfred Ballës, pas vendimit të KPA për ta përjashtuar nga sistemi për 15 vite.
Anëtarja e KLP Nurihan Seiti është përplasur me kolegun Sokol Stojani.
Pjesë nga debati:
Seiti: Çfarë është ky nxitim, pse doni ta shtyni tjetrin dhe ta rrëzoni në këtë mënyrë?
Stojani: Nuk ka asnjë të drejtë që Balla të bëjë asnjë kërkesë
Seiti: Po pse po mblidhemi pra? Ka bërë gabim që ka ikur, të vinte këtu të drejtonte… zoti Stojani çfarë ka kaq për të nxituar?
-
VIDEO
Maji i zi, 5 të vdekur në punë! 28-vjeçari bie nga kati i 7-të i pallatit në Tiranë teksa ngjiste kovat me llaç dhe humb jetën (EMRI+VIDEO)
Një tjetër i ri punëtor ndërtimi humbi jetën pasi ra nga kati i 7-të i pallatit në ndërtim në rrugën ‘Aleksandër Mojsiu’ në Tiranë. Nga një vëzhgim rezulton se pallati është pa rrjetë mbrojtëse dhe pa skela. 5 persona, mes tyre 4 të rinj 20 vjeçarë humbën jetën në aksidente në punë brenda këtij muaji, 3 prej tyre në ndërtim, një në minierë e një tjetër në gurore.
-
VIDEO
Iu gjet kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 62-vjeçari në Rrëshen
Pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një 62 vjeçar mbante pa leje, armë zjarri në fshatin Shëngjergj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”.
-
VIDEO
Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, dështon seanca për Fredi Belerin! Shtyhet më 7 qershor
Ka dështuar seanca e parë në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili kundërshton dënimin e dhënë me 2 vite burg nga Shkalla e Parë për korrupsion në zgjedhje.
-
VIDEO
Kokaina në portin e Durrësit/ Identifikohet pritësi i 7 pakove me drogë në Angli! Kërkohet ndihma e autoriteteve britanike për arrestimin e tij (EMRI)
Policia e Durrësit ka identifikuar porositësin e 7 pakove me kokainë që u kapën më 25 maj në portin e Durrësit. Pakot me drogë u gjetën të fshehura poshtë sedlijes së shoferit ndërsa në pranga ranë shoferi Arjan Doçi dhe pronari i furgonit 'Bledi Travel; Mentor Doçi
-
VIDEO
Tjetër aksident me vdekje në ndërtim! 28-vjeçari bie nga kati i 7-të i pallatit në Tiranë teksa ngjiste kovat me llaç dhe humb jetën (EMRI)
Një tjetër punëtor ndërtimi ka humbur jetën. Një 28-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim në rrugën ‘Aleksandër Mojsiu’ në Tiranë. 4 aksidente me vdekje në punë gjatë muajit maj, 3 prej tyre punonjës ndërtimi.
-
VIDEO
Berat/ Tentuan të kalojnë lumin Osum me automjet, zjarrëfikësit shpëtojnë shoferin dhe dy pasagjerët
Tentuan të kalonin lumin Osum me automjet, zjarrfikësit shpëtojnë drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët.
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, dy të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
-
VIDEO
Tentoi të vjedhë 2 automjete, arrestohet 50-vjeçari në Durrës
50-vjeçari Artan Andoni është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit pasi ka tentuar të vjedhë 2 makina në këtë qytet.
-
VIDEO
Kontrollet në bregdet gjatë sezonit turistik, bllokohen 2 Jet Ski pa dokumente në Durrës
2 Jet Ski pa dokumente janë bllokuar sot nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Durrës