-
VIDEO
Lushnje/ Babë e bir kthyen banesën në bazë droge, kapen duke e përpunuar! Kishin bërë gati 420 doza heroinë e 77 kokainë
Babë e bir janë arrestuar në Lushnje pasi akuzohen se e kishin kthyer shtëpinë në një bazë për përpunimin dhe përgatitjen e dozave të drogave të forta të cilat më pas shiteshin në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.
Policia informon se janë sekuestruar në banesën e tyre 420 doza heroine, 77 doza kokaine, një sasi lënde e dyshuar si përzierës i lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike, vlerë monetare që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.
-
VIDEO
'Porosia nga Tirana' Me 7 kg kokainë në furgon, zbardhet dëshmia e kushërinjve në polici, mbyllin gojën për porositësin dhe marrësin
Zbardhet dëshmia e dy kushërinjve të arrestuar pasi në furgonin e tyre u gjetën 7 pako kokainë me peshë 7.3 kg në Portin e Durrësit
Mentor Çuni e Arjan Doçi kanë deklaruar në polici se porosinë e kanë marrë nga një person në Tiranë, por nuk kanë pasur të dhëna. As emrin nuk e denim asnjë gjë për këtë person.
Sakaq janë marrë në pyetje për dërgesën se kujt do ia jepnin dhe kanë deklaruar se nuk kishin të dhëna. Thjesht personi që do e merrte do vinte vetë tek furgoni në Angli, informon gazetari Aldo Mustafa.
-
VIDEO
Arrestohet polici i patrullës në Fier! Në banesë i gjejnë kokainë, kushërinjtë ia shisnin tek lokali i tij në Patos! Në pranga edhe i dyshuari për trafik armësh në Greqi
Një efektiv policie me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier është arrestuar pasi në banesën e tij është gjetur një qese me pluhur të bardhë e dyshuar e llojit kokainë. I arrestuar dhe një person i implikuar në trafik armësh.
-
VIDEO
Durrës, kapen 7.3 kg kokainë në Port, arrestohen 2 kushërinjtë! Pakot 'porosi nga Tirana'! Furgoni i 'Bledi Travel' do nisej në Itali, destinacioni fundor Anglia
Shtatë pako me kokainë janë gjetur të fshehura në një furgon mallrash gjatë kontrollit në portin e Durrësit. Furgoni ipërket kompanisë 'Bledi Travel" e cila merret me transportimin e pakove për emigrantët në itinerarin Shqipëri - Itali - Angli. Të arrestuarit janë Arjan Doçi, dhe Mentor Çuni, djem tezesh, njëri prej tyre shoferi i furgonit
-
VIDEO
Vetëvrasja e efektives 21-vjeçare në Tiranë, shoqërohet i dashuri! Dyshohet se kanë patur debate
Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e efektives 21-vjeçare Aldorjana Loshi, që u vetëvra me armën e shërbimit në banesën e saj në rrugën Ali Demi pasditen e sotme.
-
VIDEO
E rëndë në Tiranë, policja 21-vjeçare vetëvritet me armën e shërbimit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektive është vetëvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se është vetëvrarë policja 21-vjeçarja Aldorjana Loshi.
-
VIDEO
Elbasan, makina del nga rruga e përfundon 100 metra poshtë, 2 persona në spital
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Godolesh të Elbasanit. Makina ka dalë nga rruga duke përfunduar rreth 100 metra në humnerë.
-
VIDEO
Adoleshentja sajoi akuzë për babanë, Gjykata lë në burg 48-vjeçarin! Avokati: Është i pafajshëm, vajza e denoncoi për hakmarrje
Gjyqtarja e Durrësit, Shpëtime Pitaku, la në burg 48-vjeçarin e akuzuar nga e bija për incest. Avokati deklaroi se akuza është e sajuar dhe vete 15 vjeçarja, pranoi se është hakmarrje ndaj të atit se i hoqi celularin. Dëshmia e saj nuk u administrua në seancë ndaj masa e sigurisë do të ankimohet.
-
VIDEO
Policia greke futi 'Kalin e Trojës”'për të goditur rrjetin e kokainës nga Amerika Latine! Roli i shqiptarit, dyshohet si 'koka' e trafikut
Një agjent i fshehtë bëri të zbulohej ngarkesa prej 210 kg kokainë në Portin e Piresë në Greqi, si dhe organizata kriminale, që drejtohej nga shqiptari me tre emra, të cilit i është publikuar edhe foto. Bashkëpunëtori i tij më i ngushtë ishte gjithashtu shqiptar. Në pranga ranë dhe dy greke
-
VIDEO
Mashtrimi me mikrokreditet, eksperti i Ekonomisë Zef Preçi: Ta hetojë SPAK, në skemë janë përfshirë shumë institucione
Institucionet financiare jobankare janë njëlloj si bankat me përjashtim që nuk lejojnë të krijojnë depozita. Ato kanë luajtur një rol në zonat ku bankat nuk janë active dhe nuk operojnë. Por ku qëndron problemi që u krijua kjo skemë mashtrimi.
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se ekzsiton baza ligjore por se Banka e Shqipërisë e ka konsideruar shitjen dhe rishitjen e kontratës si product bankarë.
Ndërkohë përfshirja e përmbaruesve dhe parave të pista në këtë proces. ‘Këtë vetëm prokuroria Banka e Shqipërisë e Parlamenti nuk e dinin se I gjithë opinioni publik kishte 6 vjet që zien për këtë punë” thotë Preçi i ftuar në studion e emisionit ‘Përballje’ në Report Tv.
Preçi beson se e gjithë skema është pjesë e keqqeverisjes,si bëhet paraja e shpejt është pjesë e krimit të organizuar
-
VIDEO
Ari dhe bakri shqiptar, sonte në Esencë, ora 21:00
1.4 milionë ton bakër prodhoi Shqipëria gjatë regjimit monist. Po në të njëjtën kohë, në vit është prodhuar rreth 80 kg ar. Por, me nxjerrjen dhe përpunimin e bakrit, si dhe kur u prodhua lingota e parë e arit në Shqipëri? Flet sonte në Esencë për sekretet e nëntokës shqiptare Inxhinieri Metalurg Nikollë Gega. Sonte, ora 21:00 me Esencë në Report Tv.
-
VIDEO
Gazetari plas 'bombën': Kam informacion se Sali Berisha është i lidhur me skemën e mikrokredive
Skema e piramidale e mashtrimit me microcreditet e zbuluar nga prokuroria e Tiranës është vetëm maja e ajsbergut, thotë gazetari Adriatik Doçi në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv. Si funksionoi skema! Janë vjedh