• VIDEO

    ‘Bum’ vjedhjesh makinash luksoze në Tiranë, dyshohet se përdoren nga bandat kriminale! Dy gjenden në Thumanë e Fushë-Krujë

    Një bum i madh vjedhjesh makinash luksoze është regjistruar në javët e fundit në Tiranë. Vetëm këtë javë rezultojnë se janë vjedhur disa mjete të shtrenjta të modeleve të fundit. Konkretisht në kryeqytet para 3 ditësh janë vjedhur dy Range Rover, në lagje të ndryshme

  • VIDEO

    Dhuna në oborrin mbretëror/ Princ Leka dhe Elia Zaharia me urdhërmbrojtje, duhet të qëndrojnë 5 m distancë me njëri-tjetrin! Takimi me vajzën në prani të dados

    Tirane- Gjykata Civile e Tiranës firmosi sot dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Seanca u mbajt sot paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

    Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë. Burime konfirmojnë për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

    Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados. Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e të atit, Gjergj Zaharia.

  • VIDEO

    Mësuesja bën apel për '7 Marsin': Sa më shumë dashuri për këtë profesion

    Mësuesja Tatjana Jaupaj dha një apel për të gjithë ata që duan të bëhen mësues në të ardhmen, duke thënë se është një profesion i këndshëm dhe të shprehin sa më shumë dashuri për këtë profesion.

    ‘Apeli im është ky. Profesioni i mësuesit është shumë i këndshëm. Dëshiroj që jo vetëm nxënësit me një mesatare 7. ca. Para ca kohe u turrën nxënësit e viteve të katra pas degëve që jepnin pagën më të madhe, pas inxhinierisë IT-së. Asnjëri nuk po rendte pas mësuesisë. Dhe vunë një mesatare për mësuesinë dhe pasojat janë këto. Siç i kanë marrë notat vetë ashtu do i kalojnë tek nxënësit. Profesioni i mësuesit të jetë një nxënës me një nivel të lartë. Dhe mësueseve të reja i them sa më shumë dashuri për këtë profesion. Mos u bëj pishman që u bëre mësuese.’, ishte apeli i Tatjana Jaupaj

  • VIDEO

    'Doktoresha e mamit e futbollisti i babit!' Prindër mos i rrisni fëmijët me ëndrrat e parealizuara! Ja kur mund t'i lini fëmijët vetëm në shtëpi

    Në një interviste me skype me emisionin "Sot Live në Shqipëri' në Report Tv sociologia Ilirjeta Metushi vë theksin tek koha e kaluar me fëmijët në shtëpi me qëllim që ata ta dinë se ju i qëndroni pranë.

  • VIDEO

    Dita e Mësuesit/ Nora Malaj: Është profesion misionar! Brezi i ri duhet parë me dashuri

    Pedagogia Nora Malaj u shpreh se çdo mësues duhet të reflektoj në sjelljen me brezin e ri, që me aftësi pedagogjike të modelojë cilindo që krijon probleme

    'Gjithmonë brezat thonë në kohën tonë kanë qenë më mirë, unë them që secili brez ka kohën e vet. Tani jemi shumë më të maturuar por mund të kontribuojmë si modeli i zysh Tatjanës. Një model që unë edhe profesori i saj kemi thënë se kategoria e mësuesve me këtë energji mund ti atashohet prapë shkollës në ndihmë të krizës. Brezi i ri është mjaft i bukur. Nëse do ta shohësh me dashuri edhe nëse do ta pranosh se është i kohës ku po rritet. Kupton që ti këto cikle i ke kaluar dhe duhet të dish të reflektosh në sjellje me ta, të pranosh pozitivitetin, të qëndrosh në negativitetin të luftosh pa treguar armët por me buzëqeshje me gjithë aftësitë pedagogjiike. Për ta modeluar cilindo që krijon probleme. Janë profesorë të nderuar që thonë nuk ka fëmijë të paaftë. Ka mësues që i aftësojnë ose që i ndalojnë në aftësimin e tyre. Mësuesi  dhe profesioni i tij është profesioni misionar. Çdo fëmijë ka personalitetin e tij dhe është i ndryshëm.', tha Malaj.

  • VIDEO

    Nën masa të rrepta sigurie, ekstradohet nga Kosova 'baroni i drogës' Gëzim Çela

    Gëzim Çela, ish-oficeri i forcave speciale i njohur ndryshe si ‘Baroni i drogës’ është ekstraduar  sot nga Kosova drejt Shqipërisë.

  • VIDEO

    Princ Leka sulmohet nga Elia Zaharia dhe babai i saj, Prokuroria e Tiranës hetim dhunës në familje: Dosja erdhi tek ne kur video kishte dalë në media

    Prokuroria Tiranë nis hetimet për Veprën Penale ‘Dhunë në Familje’ pas denoncimit të Princ Lekës ndërsa do të kryhen dhe verifikime edhe për publikimin e videos, provë materiale

    • VIDEO

      Probleme nga moti i keq në Lezhë, përmbytet blloku ‘11 janari’! Stuhia dëmton linjat elektrike

      Reshjet e dendura të shiu të nisura që prej mbrëmjes të së mërkurës, kanë krijuar probleme në Lezhë. Situata më problematike u paraqit në qytet, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballuan nivelin e prurjeve dhe ujerat dolën në sipërfaqe

    • VIDEO

      Sot Kuvend, kalon ligji për investimet strategjike! Rithemelimi vijon skenarin e bllokimit, 4 të përjashtuar

      Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish sot. Edhe në këtë seancë tashmë nuk pritet një normalitet, ndërsa grupi i Rithemelimit do të vijojë me skenarin për bllokimin e punës.

    • VIDEO

      Breshëri zbardhi Tiranën

      Tirane- Disa minuta reshje të dendura breshëri zbardhën rrugët e Tiranës pak para mesnatës së sotme, si të ishte borë.

    • VIDEO

      Venezueliania u hodh nga dritarja, sherri me klientin zbulon bazën e prostitucionit me vajza të huaja në Durrës

      Sherri midis një të riu nga Shijaku dhe venezuelianes Darjana Linares të martën në Durrës ka zbuluar një bazë prostitucioni. Në hetim janë vënë ajo dhe 4 shoqe të saj latine, për 3 vepra penale. Mësohet se 2 të rinjtë janë rrahur me njëri-tjetrin një ditë më parë për radhën se kush do të përdorte më parë tualetin.

    • VIDEO

      Videoja e re e sherrit në familjen mbretërore, babai i Elia Zaharisë me statujë druri në dorë, Princ Leka ia mbath

      Report Tv siguron një video të re nga momenti i përplasjes së Princ Lekës me ish-gruan e tij Elia Zaharia, ku shihet edhe babai i saj Gjergj Zaharia, i cili duket se në dorë ka dhe një statujë druri. Princi pretendon se ish vjehrri e ka goditur me statujë në ambientet e oborrit mbretëror. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv