-
VIDEO
Zjarr në një banesë në Vlorë, dyshohet për një të vdekur
Një banesë ka marrë flakë pranë zonës se ish kapelës në Vlorë. Dyshohet se ka marr flakë si rrjedhojë e shkëndijës elektrike. Një person i bllokuar brenda, dyshohet i vdekur i djegur nga zjarri
-
VIDEO
Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia! Kërkon urdhër mbrojtje
Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish- bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.
-
VIDEO
Zbardhet dinamika e atentatit në Lezhë, si u plagos 54-vjeçari! Nga të shtënat u rrezikuan dhe nxënësit e shkollës
Report Tv ka zbardhur dinamikën e atentatit në Lezhë mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë ku mbeti i plagosur Agron Puka.
Burime bëjnë me dije se autorët kanë qenë 4 persona, 3 prej tyre kanë zbritur nga makina tip ‘Audi’ dhe kanë hapur zjarr në drejtim të 54-vjeçarit.
Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik edhe të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe nxënësit.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit, Ish-zyrtari i Mediut dëshmon si u përcaktua çmimi i fishekëve! 'SAK' e vetmja kompani që shprehu interes për demontimin
Në GJKKO është mbajtur sërish sot seanca e Gërdecit.
Dritan Minxholli, ish-drejtori i kompanisë “Albademil”, që kryente demontimin e municioneve dhe predhave në punishten e Gërdecit, kërkon uljen e dënimit.
-
VIDEO
Tepelenë/ Shiste doza kanabisi në afërsi të shkollave, arrestohet 65-vjeçari, procedohet një tjetër
Vijojnë intensivisht dy megaoperacionet policore “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.
Policia ka arrestuar një 65-vjeçarin J.G. dhe ka nisur një procedime në gjendje të lirë për L.S., 42 vjeç të dy banues në Tepelenë.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të implikuar në veprimtari kriminale u vu në pranga J.G. gjatë kontrollit më pas në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 600 g kanabis, 500 fara kanabis, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro si dhe 2 celularë.
-
VIDEO
Atentati në Lezhë, dëshmitari: Kërciti automatiku si në ’97! Fëmijët u tmerruan! I plagosur njeri i rregullt
Atentati që ndodhi para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Agron Puka, ka tmerruar nxënësit, mësuesit e prindërit.
Një nga dëshmitarët, tha për mediat se të shtënat e automatikut u dëgjuan si në trazirat e ’97. Sa i takon të plagosurit ai tha se ishte njeri i rregullt e familjar.
‘Normal që janë frikësuar fëmijët. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Si ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla. Jo këtu nuk kanë ndodhur, Rrila është vend i qetë. Unë jam le e rritur më të!.’- tha dëshmitari.
M.Q./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Atentati para shkollës në Rrilë të Lezhës, nxënësit dhe mësuesit bojkotojnë mësimin
Nxënësit dhe mësuesit kanë bojkotuar mësimin në fshatin Rrilë të Lezhës, pas atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm para shkollës, ku mbeti i plagosur Agron Puka.
Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik edhe të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe nxënësit.
-
VIDEO
Mbeti i plagosur nga atentati në Rrilë të Lezhës, ja pista kryesore e hetimit
Pista kryesore e hetimeve për plagosjen e Agron Pukës në fshatin Rrilë të Lezhës, janë konfliktet e pak ditëve më parë mes tij dhe disa personave.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Agron Puka ishte përfshirë në një konflikt dy ditë më parë në qytetin e Lezhës. Agron Puka, bashkë me një person tjetër, kishin goditur me sende të forta një person.
-
VIDEO
PAMJE/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina humb kontrollin dhe përmbyset në anë të rrugës
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Paulesh. Një makinë përmbyset anësh rrugës.
-
VIDEO
Bllokohen 53 mijë euro e 133 shishe me verë, do hynin në Shqipëri nga porti i Durrësit
Policia kufitare në portin e Durrësit sekuestroi 53 600 euro dhe 133 shishe me verë. Paratë dhe mallrat e padeklaruara u gjetën në dy makina.
-
VIDEO
Shefi i Komisariatit të Lushnjes sqaron ngjarjen e rëndë mes vëllezërve: Konflkti për motive pronësie agravoi
Komisari drejtues i Komisariatit të Lushnjes, Edmond Pjetraj ka zbardhur ngjarjen e konfliktit të dy vëllezërve në Qukas të Vjetër. Konflikti për motive pronësie ka agravuar deri në përdorimin e armës.
"Dy vëllezër pas një konflikti për motive pronësie. Fillimisht me sende të forta, konflikti ka agravuar me përdorimin e armës së zjarrit, ku njëri prej vëllezërve N.M., 78 vjeç ka goditur me armë zjarri vëllain e tij 70 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes. Policia ka marrë të gjitha masat. Është sekuestruar arma e zjarrit. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale,. Autori është kapur dhe po kryhen të gjitha veprimet e tjera hetimore në vazhdimësi. Ju faleminderit!", tha Edmond Pjetraj.
-
VIDEO
'Luftë' vëllezërish për një 'copë tokë' në Lushnjë, vdes 70-vjeçari që u qëllua me plumb në kokë! Tjetri i plagosur me sëpatë, në spital
Një konflikt i rëndë ka ndodhur në fshatin Çukas të Fierit. Dy persona janë rrahur me njëri-tjetrin, dyshohet me sëpatë dhe kanë përfunduar në spital. Ndërsa policia është në vendngjarje dhe po heton rrethanat e rastit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë konfliktuar dy vëllezër me njëri-tjetrin me armë. Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur mes tyre, teksa në vendngjarje edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV shihen njolla gjaku në tokë.