-
VIDEO
Report Tv në banesën ku 35 vjeçari burgosi nënën, gruan dhe vajzën e mitur! Hiqen kamerat e sigurisë!
Report Tv ka mësuar ditën e sotme detaje të reja rreth 35 vjeçarit të arrestuar, Jetnor.Zh i cili kishte kthyer banesën e tij në një burg për nënën, gruan dhe vajzën e mitur, duke mos i monitoruar me kamera dhe duke mos i lënë të dalin.
-
VIDEO
Report Tv në banesën ku 35 vjeçari burgosi nënën, gruan dhe vajzën e mitur' ! Hiqen kamerat e sigurisë! Flasin fqinjët: Ishte njeri i dyshimtë e arrogant
Report Tv ka mësuar ditën e sotme detaje të reja rreth 35 vjeçarit të arrestuar, Jetnor.Zh i cili kishte kthyer banesën e tij në një burg për nënën, gruan dhe vajzën e mitur, duke mos i monitoruar me kamera dhe duke mos i lënë të dalin.
-
VIDEO
Shqipëria vend i vështirë për të jetuar? Rama: Në cilin shtet nuk është? Kemi prirjen ta konsiderojmë normale
Çifti Shqiptaro libanez Elias Mazloum dhe Armida Alikaj të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë këtu ishin të ftuarit e parë në sezonin e tretë të podkastit të kryeministrit Edi Rama.
Pyetjes nëse do ta linin Shqipërinë për të shkuar të jetonin në një shtet tjetër? Elias Mazloum iu përgjigj 'Jo'
“Shqipëria është e vështirë është sfiduese. Ne Akoma nuk e kemi blerë një shtëpi, gjyshërit e mi nuk më kanë lënë toka e gjëra por…?” tha Armida Alikaj.
“Shqipëria është e vështirë por cili vend nuk është i vështirë? – replikoi Rama - Ne kemi dhe prirjen çfarë është e vështirë e konsiderojmë normale. Por një gjë di të them që Shqipëria përveç të tjerave, për ne shqiptarët, të jep atë që nuk ka jep një vend tjetër, flas për pjesën e marrëdhënieve” tha më tej Rama
Më tej tregon dhe takimin me mjekë shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Gjermani janë të integruar mjaft mirë por I mungon Shqipëria
Elias Mazloum e përkufizon jetën këtu: “Shqipëria është Europë pa stresin e Europës
-
VIDEO
Kujdes këmbësorë, po priten gjoba
Policia ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi dhe jo vetëm për të gjithë këmbësorët të cilët kapërcejnë rrugën nga një anë në tjetrën duke neglizhuar vizat e bardha
-
VIDEO
Njëri në Shëngjin e tjetri në qendër të Lezhës, 2 të rinjtë kapen me doza kokaine e kanabisi gati për ti shitur
Policia e Lezhës goditi dy raste të të shitjes së drogave me doza në këtë qytet. Ergys Prendi 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë
U arrestuan pasi u kapën me doza gati për tu shitur.
23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, informoi sot policia e Lezhës.
-
VIDEO
'Franca parajsë e trishtueshme, Shqipëria ferr i gëzueshëm! Kisha harruar të qeshja' Rama kujton vizitën e babait të Tedi Papavramit
Çifti Shqiptaro libanez Elias Mazloum dhe Armida Alikaj të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë këtu ishin të ftuarit e parë në sezonin e tretë të podkastit të kryeministrit Edi Rama.
Gjatë bisedës kryeministri kujtoi Robert Papavrami, babai i violinistit të njohur Tedi Papavrami që jeton në Francë dhe vizitoi Shqipërinë para disa vitesh.
“Kur erdhi këtu para disa vitesh tha U bëra disa ditë këtu që vetëm qesh. Kisha harruar të qeshja. Përfundimisht Franca është parajsë e trishtueshme, Shqipëria ferr i gëzueshëm”
-
VIDEO
‘Tempulli 2’/ Gjykata e Lezhës liron 6 të arrestuarit për drogë, detyrim paraqitje për njërin prej tyre dhe arrest shtëpie për 5 të tjerët
Gjykata e Lezhës ka liruar 6 personat e arrestuar në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”. Për njërin prej tyre është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndërsa për 5 të tjerët ‘arrest shtëpie’.
-
VIDEO
Përlotet Erion Braçe, humb mikun e tij nga Divjaka
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Divjakë, ku një 53-vjeçar u përplas për vdekje nga një makineri në punë. Ngjarja u ndodhi në fabrikën Agro F&R Janko
-
VIDEO
‘Dule bëri lapsus', sekretari i Omonias, Suli: Jo asociacion grek në Shqipëri, kufijtë s'ndryshojnë më
Një lapsus i ka quajtur sekretari i OMONIA-s në Himarë, Marin Suli deklaratat e Kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule për Asociacionin. Suli nënvizoi se nuk bëhet fjalë për plan për asociacionin të komunave ‘greke’ në jug të Shqipërisë.
“Një lapsus i Dules ishte ai, e trashën. Ka interesim real sepse të paktën për Himarës është e vetmja mundësi në një vend që ti je pre e abuzimit,nuk ka ka komb në botë që institucioni më i rëndësishëm të jetë hipoteka. Për një himariot është. Himariotët për shkak të dyshtetësisë kanë gjetur mundësi që të mbrohen. Është primordiale çështja e pronave”.
-
VIDEO
'Beleri është arratisur njëherë, SPAK s'e liron se ka precedent', Osmani: Plani i Athinës, asociacioni i komunave ‘greke’ në jug të Shqipërisë
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Kreshnik Osmani i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se nëse Himarën e merr nën kontroll Greqia, kjo e fundit mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin e Finiq.
-
VIDEO
Përgjimet në ‘SKY ECC’ ‘fundosin’ grupin kriminal në Shkup, akuzohen edhe për vrasjen e shqiptarit Shyqyri Beu në 2020
Grup i organizuar kriminal vepronte në nivel ndërkombëtar dhe siguronte lëndën narkotike kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut, Kolumbi, Ekuador, Brazil, Peru dhe Bolivi, e I transferonte në vendet e Bashkimit Evropian. Një pjesë e kësaj droge ishte destinuar dhe për tregun e Maqedonisë së Veriut.
-
VIDEO
104-vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjës, merr pjesë edhe kreu i kreu i Kryegjyshatës Botërore Baba Mondi
104 vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjës është përcjellë me një aktivitet të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Në Lushnjën e Kongresit në këtë event merrnin pjesë të ftuar përfaqësues dhe trashëgimtarë të pjesëmarrësve të kongresit, historiane, përfaqësues të pushtetit lokal, te ftuar nga Bashkia Elbasan, Peqin e të tjerë. Gjithashtu merrte pjesë dhe kryegjyshi botëror shenjtëria e tij Baba Dede Edmond Ibrahimaj