-
VIDEO
Nuk u dëgjua krisma, oficeri i policisë së Durrësit qëlloi veten me armën e shërbimit në zemër, rreth 6 orë i vdekur në zyrë
Arben Pjeçi oficeri i policisë së Durrësit e ka qëlluar veten me armën e shërbimit në zemër në orën 11:00 të paradites. Duke qenë se krisma nuk është dëgjuar për shkak se e ka puthitur armën në gjoks dhe ka qëlluar veten, 56 vjeçari ka qëndruar rreth 6 orë në zyrë derisa kolegët e tij hapën derën e zyrës me forcë.
-
VIDEO
Rruga e Dukagjinit, drejt përfundimit loti i parë! Kryebashkiaku i Shkodrës inspekton punimet: Do zbulohet zona po aq të bukur sa Thethi
Dukagjin- Rruga e Dukagjinit, një nga segmentet më të vështira infrastrukturore në bashkinë Shkodër po merr formë çdo ditë e më tepër. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë, duke u takuar me drejtues të firmës që po kryejnë punimet por edhe punonjësit të cilët i vlerësoi për punën
-
VIDEO
Ironia e Vangjelit me opozitën: Rama ka viagrën e pushtetit, të tjerët lexojnë se çfarë është seksi
Analisti Lorenc Vangjeli thotë se opozita edhe e bashkuar nuk e mund dot Edi Ramën në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në 2025. Analisti tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se Berisha dhe Basha e kanë thuajse të pamundur që ta konkurojnë
-
VIDEO
I dënuar nga Gjykata e Durrësit, nënkomisari që vrau veten në 2022 u zu me grushta me komshiun për një tendë në plazh
Specialisti i Policisë Kriminale, Arben Pjeçi i vetëvrarë në ambientet e policisë së Durrësit është dënuar nga Gjykata për plagosje të lehtë për një sherr me komshiun e tij në vitin 2022 për një tendë në zonën e plazhit. Pjeçi është zënë me grushta e shkelma me komshiun i cili gjithashtu është dënuar nga gjykata për plagosje të lehtë. Dënimi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, solli pezullimin e tij nga detyra dhe më pas vetëvrasjen e oficerit në kushtet e depresionit.
-
VIDEO
Vrasje e 4 protestuesve më 21 janar, Petro Koçi: Çështjen ta hetojë SPAK, të pyeten Berisha dhe Basha
Për vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar të vitit 2011 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, drejtësia duhet të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, në atë kohë përkatësisht ish-kryeministër dhe ministri i Brendshëm.
-
VIDEO
Nënkomisari vetëvritet në zyrën e komisariatit të policisë Durrës! Ishte pezulluar nga detyra pas dënimit për plagosje
Vetëvritet specialisti i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Durrës Arben Pjeçi. Ai i dha fund jetës me armën e shërbimit në ambientet e policisë së Durrësit në zyrën e tij.
-
VIDEO
Punë me detyrim pas diplomimit për studentët e Mjekësisë, Kushtetuesja: Afati 5-vjeçar nuk është proporcional, Kuvendi 3 muaj kohë të ndryshojë ligjin
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve të Mjekësisë të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit, që i detyron ata që të punojnë 5 vite punë në Shqipëri, pasi të mbarojnë studimet. Kushtetuesja thotë se afati 4-vjeçar nuk është proporcional, ndërsa i lë kohë Kuvendit 3 muaj që të ndryshojë ligjin
-
VIDEO
U mor në pyetje për 4 orë në SPAK, Malltezi si Berisha, sulmon prokurorët e posaçëm: Kanë konflikt interesi! Procesi ndaj meje, urdhër politik
Pasi u mor në pyetje për 4 orë nga prokurorët e SPAK për aferën ‘Partizani’, Jamarbër Malltezi foli për mediat duke mbajtur të njëjtën linjë si dhëndri i tij Sali Berisha me akuza ndaj prokurorëve të posaçëm.
Malltezi tha se procesi ndaj tij po bëhej me urdhër politik ndërsa nuk hezitoi të sulmonte edhe prokuroren Enkeleda Millonai e cila po heton çështjen, duke thënë se kjo e fundit është në konflikt interesi vetëm se është me origjinë nga Elbasani.
“SPAK-u ka refuzuar të pranojë CD-të me këto dokumenta. Ka refuzuar ekspertizën kontabël gjë që i vë në pozitë jo të mirë. Në fund fare ka dalë se pas gjithë procesit nuk ka asnjë dëm në financat publike. Nuk ka vepër penale të korrupsionit sepse nuk kam qenë asnjë herë zyrtar, por urdhri politik është urdhër politik. Kur thua se ka pasur pastrim parash por nuk pranon ekspertizën kontabël tregon shumë për urdhrin që ke marrë. Prokurorët vetë janë në konflikt interesi sepse Millonai është nga Elbasani e promovuar nga Qazim Sejdini dhe Taulant Balla”- tha Malltezi.
-
VIDEO
Aksidenti i rëndë në Shkodër - Velipojë/ Përplasen 2 makina, humb jetën 4 vjeçari
Një aksident i rëndë është shënuar sot në Shkodër – Velipojë. Një fëmijë vetëm 4 vjeç humbi jetën pasi u përplasën 2 automjete.
-
VIDEO
Divjakë/ Aksident në punë, humb jetën 53-vjeçari! U godit nga piruni në një fabrikë grumbullimi perimesh
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Divjakë, ku një 53-vjeçar u përplas për vdekje nga një makineri në punë. Ngjarja u ndodhi në fabrikën Agro F&R Janko, ndërsa policia ka arrestuar autori i ngjarjes.
-
VIDEO
Videoskandali seksual/ Shtyhet seanca e mbrojtjes për Safet Gjicin e Alma K., mungoi gjyqtari
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Safet Gjicit dhe Alma K. Në seancën e sotme ishte parashikuar mbrojtja, por u shty për shkak të se mungonte një prej gjyqtarëve.
-
VIDEO
S'deklaroi dënimin në Greqi, GJKKO dënon me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës,
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe mosdeklarimin e një dënimi të marrë në shtetin grek në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit.