-
VIDEO
Rama ironi me Berishën: Fondacioni Soros ka ndihmuar më shumë kur ishin në pushtet ata që sot mallkon
Në një takim me mësues në kuadër të programit kombëtar të zhvillimit profesional, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama falënderoi bashkëpunimin me organizatat si dhe fondacionin Soros për kontributin në arsimin shqiptar. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se fondacioni Soros ka ndihmuar më shumë kur ishte në pushtet Sali Berisha, i cili sot e mallkon.
-
VIDEO
Rama: Do reformojmë sistemin e pagave në arsim, mësuesit do paguhen sipas meritës! Portofol dixhital për secilin
Kryeministri Edi Rama paralajmëron reformim të pagave në sistemin arsimor. Rama tha se për pak muaj paga mesatare e mësuesve do të shkojë në 950 euro, me rritjen që është përcaktuar, por sipas tij kjo është e pamjaftueshme
Kreu i qeverisë tha se po shikohet mundësia që mos të kemi më një sistem pagash të unifikuar për mësuesit dhe se ata do paguhen sipas meritave dhe performancave në mësimdhënie. Për këtë ka nisur krijimi i një portofolit dixhital që do ketë të dhëna për çdo mësues, kualifikimet e tyre, trajnimet, performanca në mësimdhënie.
-
VIDEO
Elbasan/ Shisnin me doza heroine e kokaine afër shkollave në 2 lagjeve, 4 të arrestuar
Katër shtetas u kapën në flagrancë me doza heroine dhe kokaine, në 2 lagje të qytetit të Elbasanit. Policia informon se 3 prej të arrestuarve ishin me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.
-
VIDEO
Kryebashkiaku i Stambollit në Tiranë: Nën lidershipin e Veliajt, B40 do bëjë progres!
Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, shpreh besimin se nën lidershipin e Tiranës, Rrjeti i Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40 do të bëjë një progres edhe më të madh. Duke folur në Samitin që po mbahet sot në Tiranë, İmamoğlu theksoi se Veliaj është një person shumë vizionar dhe një kryebashkiak i palodhur që ka bërë një progres të paimagjinueshëm në Tiranë.
-
VIDEO
Tirana merr Presidencën e B-40, Veliaj: Bashkë si kurrë më parë, të përgatisim Shqipërinë për integrimin në BE
Tirana mori sot zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkani, B-40. Në samitin e mbajtur në kryeqytet, ku morën pjesë kryetarë bashkie dhe delegacione nga 54 qytete të Ballkanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është koha për bashkëpunim si kurrë më parë. Ai tha se është krenar për Tiranën, e cila vitet e fundit ka mbajtur tituj të rëndësishëm si “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”, “Qytetit Europian i Sportit”, por ishte edhe mikpritëse e Procesit të Berlinit, një ngjarje politike e nivelit ndërkombëtar, si dhe u shpreh entuziast që Tirana do të mbajë titullin si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”.
-
VIDEO
Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në noterinë e Esmeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut, noterja: S'kam konflikte me njeri
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në derën e noterisë së Esmeralda Dautit në Ish-Bllok në Tiranë! Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale
-
VIDEO
Kurbin/ Gjenden armë e bizhuteri të vjedhura, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim i ati
Geri Rizvani (Lika), 25 vjeç është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi banesë i është gjetur një arsenal armësh, ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij Zyhdi Lika.
‘Finalizohet falë inteligjencës policore operacioni i koduar "Gold and Guns".
Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër).
-
VIDEO
Xhamat përtokë, Report Tv sjell pamjet! Ja dëmet në zyrën e noteres ku u vendos tritol
Report Tv sjell pamje nga zyra e noterisë në Tiranë, së cilës iu vendos tritol.
Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, për shkak të shpërthimi ka qenë i fortë, aq sa dera prej xhami është thyer.
Ndërkohë, dëme ka pësuar edhe një makinë që ka qenë e parkuar aty pranë.
-
VIDEO
‘Tempulli2’/ Shpërndanin drogë në dozë në qendër të Fierit, 4 të arrestuar
Katër persona janë vënë në pranga të policisë në Fier në kuadër të operacionit Tempullit2.
Si rezultat, në lagjen "Apollonia", u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Mirel Saliaj, 33 vjeç, Enri Zadrima, 39 vjeç, Fadil Shehu 34 vjeç, dhe Miklodjan Çuko, 41 vjeç, të katërt banues në Fier .
Gjatë kontrollit personal dhe më pas në banesat e tyre, policia gjeti dhjetëra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në qendër të qytetit, në afërsi të lumit Gjanica.
Lënda narkotike, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Elbasan/ Shisnin me doza heroine e kokaine afër shkollave në 2 lagjeve, 4 të arrestuar
Katër shtetas u kapën në flagrancë me doza heroine dhe kokaine, në 2 lagje të qytetit të Elbasanit. Policia informon se 3 prej të arrestuarve ishin me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.
-
VIDEO
18 krime të Nuredin Dumanit, gazetari: Rrezikonte burgim të përjetshëm por për shkak se bashkëpunoi me drejtësinë, pritet të përfitojë ulje dënimi
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema teksa foli në “Studio Live” për dosjen “Plumbi i Artë” që sot GJKKO e kaloi për gjykim në ngarkim 19 të akuzuarve dhe të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, tha se ky i fundit mund të marrë një dënim shumë më të ulët në raport me 18 veprat penale për të cilat akuzohet.
-
VIDEO
Zhdukja e Ervis Martinajt, eksperti i sigurisë: Me vlerat financiare që kishte, ekziston edhe mundësia që të ketë transformuar pamjen e tij të jashtme
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj teksa foli për kalimin në gjykim të dosjes për Nuredin Dumanin dhe 19 persona të tjerë, foli edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt duke u shprehur se ky i fundit i kishte edhe mundësitë për të ndryshuar pamjen e jashtme.