-
VIDEO
Reshjet e borës në Qafë Thanë, Balla: Aksi Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm
Aksi Librazhd Podradec i rikthehet normalitetit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla njofton se është plotësisht i kalueshëm.
-
VIDEO
Korça e mbuluar nga dëbora, nuk ndalen reshjet
Korça është zbardhur nga dëbora ndërsa reshjet vijojnë. Ekipet dhe mjetet borëpastruese vijojnë të qarkullojnë në gjithë qarkub për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e dëborës në të gjitha akset ku ka prezencë të saj. Subjektet kontraktore janë duke kriposur dhe mirëmbajtur akset kryesore nacionale e ato turistike. Në terren janë 21 borëpastruese, 8 fadroma, 11 kamionçina dhe 7 kamiona. Për drejtuesit e automjeteve rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe në ndonjë rast edhe i zinxhirëve.
-
VIDEO
Ndërpriten reshjet e dëborës në Qarkun e Lezhës, ja si paraqitet situata në bashkitë Lezhë, Kurbin e Mirditë
Situata në qarkun e Lezhës paraqitet e qetë dhe raportohet se reshjet e dëborës janë ndërprerë.
Aktualisht territori po përshkohet nga erëra të forta, të cilat kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve të rënda në urën e Milotit në aksin e vjetër, ku një kamion është përmbysur si pasojë e erës së fortë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Situata në Qarkun e Kukësit, akset e bllokuara në bashkitë Kukës, Tropojë e Has
I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët, por shoqëruar me erë të fortë. Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore.
-
VIDEO
Mbetet i bllokuar prej disa orësh aksi nacional Skuraj-Burrel, reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet të lartë
Reshje e dendura të dëbores kanë sjellë probleme të shumta në rrugën nacionale Skuraj-Burrel.
Ky segment rrugor është bllokuar, duke bërë që dhjetra mjete të ngelen të bllokuara prej disa orësh.
Udhëtarët
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut, lumi Ishëm del nga shtrati në fshatin Murqinë të Krujës
Fryrja e madhe e lumit Ishëm ka bërë që ai të dalë nga shtrati në fshatin Murqinë të Krujës duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë.
-
VIDEO
Fushë-Arrëzi në gjendje të jashtëzakonshme! Shoferët të bllokuar brenda makinave në mes të borës
Fushë-Arrëzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të borë. Në disa akse banorët janë bllokuar në makina, në mes të borës.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të dëborës shkaktojnë trafik kilometrik në aksin Prrenjas-Qafë Thanë
Qarku i Korçës mbetet një nga zonat më të mpira të Shqipërisë për shkak të motit të keq.
Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës raportohet se një trafik kilometrik është krijuar në aksin Prrennjas-Qafë Thanë.
-
VIDEO
Elbasan/ Era e fortë rrëzon pemën, bie mbi një kioskë
Moti i keq ka sjellë probleme në të gjithë vendin. Era e fortë ka rrëzuar një pemë e cila ka rënë mbi një kioskë në afërsi të fakultetit Ekonomik në Elbasan.
-
VIDEO
Elbasan/ Era e fortë rrëzon pemën, bie mbi një kioskë
Moti i keq ka sjellë probleme në të gjithë vendin. Era e fortë ka rrëzuar një pemë e cila ka rënë mbi një kioskë në afërsi të fakultetit Ekonomik në Elbasan.
-
VIDEO
Makina ‘made in Albania’ për transportin e nxënësve! Prindërit: Furgoni kushton shumë! Fëmijët shkojnë në shkollë të shoqëruar nga gjyshërit
Kryeministri Rama paralajmëroi krijimin e një shoqërie aksionere për prodhimin e makinave shqiptare, do t’i shërbejnë shtetit, kryesisht transportit të nxënësve. Por sa i kushton një prindi transporti i fëmijës për në shkollë? Kronika në vijim na sjell një panoramë të qartë të situatës sot.
-
VIDEO
Përmbyset borëpastruesja në Rrugën e Kombit
Moti i keq po sjell probleme edhe për borëpastrueset të cilat janë vënë në punë për të hapur rrugët nga dëbora.
Një mjet borëpastrues u përmbys gjatë punës në rrugën e Kombit në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk mori lëndime, ndërsa u desh ndërhyrja e mjeteve të tjera të rëndë për largimin e borëpastrueses nga rruga.
Aktualisht rruga e kombit nga Miloti në Morinë është e kalueshme, por në disa vende kërkohet qe drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes për shkak të prezencës së dëborës.